Duka sulmon Bashën: Prano humbjen, hap partinë e lejo zgjedhjet e vërteta në PD

Duka sulmon Bashën: Prano humbjen, hap partinë e lejo zgjedhjet e vërteta në PD

Kreu i PAA-së Agron Duka

Ndërsa pranoi se opozita ka bërë disa gabime, Agron Duka kreu i partisë Agrare tha se pas humbjes së opozitës, Basha duhet t’i hapë rrugë demokratëve për zgjedhje të lira në parti. Ai tha se zgjedhjet në PD duhen ribërë në mënyrë që të vazhdohet para.

‘Opozita duhet të shikojë gabimet, ose ardhmja është e errët, mos të humbasë kohë kot deri në shtator. Basha duhet patjetër të ribëjë zgjedhjet të lira në PD, jo siç u bënë më para, zgjedhje reale, të bashkohen demokratët, që nga i vjetri deri më i riu. Të zgjedhin lidershipin e ri të PD që mund të jetë dhe Basha prapë, nëse e rifiton besimin , se kështu me artifica thjesht i shton jetën mazhorancës.’- tha Duka në Top Talk.

Më tej ai deklaroi se nuk mund t’i vihet faji humbjes së zgjedhjeve manipulimit të votave këtij prentendimi që po përdoret prej sa palë zgjedhjesh.

“Nëse shkohet me këtë mendim atëherë edhe në 2025 i kemi zgjedhjet e humbura. Ajo që ndikoi për mendimin tim janë mos marrja pjesë në zgjedhjet lokale, mos përfshirja në ndarjen territoriale me krijimin e 61 bashkive dhe mbi të gjitha djegia e mandateve të deputetëve”, tha Duka.

Ditën e sotme grupimi ‘Për PD-në’ i përbërë nga figura të rëndësishme për demokratët, mes tyre edhe themelues të kësaj force politike, kërkuan dorëheqjen e parevokueshme të Lulzim Bashës nga kreu i Partisë Demokratike dhe fillimin e ringritje së kësaj është force politike.

Bujar Nishani, Arben Imami, Edith Harxhi, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Ibsen Elezi, Endira Bushati, Bislim Ahmetaj dhe Indrit Hoxha ishin të mendimit se PD-ja nuk frymëzoi dhe zgjedhjet e 25 prillit nuk mund të humbeshin. Për pasojë, për këtë dështim bëjnë përgjegjës kryedemokratin Lulzim Basha e si rrjedhojë kërkojnë largimin e tij dhe hapjen e PD-së.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • qytetari: 06/05/2021 20:37

    O gono shif aiben ti e mos u merr me buzinesin e sales

    Përgjigju
  • dibran: 06/05/2021 18:14

    Epo.....ka edhe keshtu!!!! Ky eshte shume mire aty ku e vendosi Basha! ....dhe tani basha mer keshilla nga ky! Shume interesante! Me thoni: Cfare m....utin i duhet ketij se cfare ben Basha????? Kush eshte ky qe flet percart, duke bere edhe te zgjuarin????? Se cfare ben Luli, nuk eshte problem i tij si nje kryetar i nje partie tjeter dhe fut hundet aty ku nuk i takon fare ,por ATAKON Bashen me qellim shume te qarte dhe mosmirenjohes!!!! ....e megjithate , ata prape do te hane ne nje canak!!!!!! B....ythqimllik-hesap!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot