Apeli i fortë i mjekut Kalo: Covid-i është ulur këmbëkryq mes nesh, t'i përqendrojmë energjitë në mirëmenaxhimin e situatës

Apeli i fortë i mjekut Kalo: Covid-i është ulur këmbëkryq mes nesh, t'i përqendrojmë energjitë në mirëmenaxhimin e situatës

Mjeku Tritan Kalo ka dhënë një mesazh të fortë për solidaritet dhe bashkëpunim jo vetëm mes mjekëve por dhe qytetarëve për të kaluar këtë situatë me koronavirusin. Kalo thotë se virusi është ulur këmbëkryq në vendin tonë dhe mënyra e vetëm për ta përballuar atë është të respektojmë masat dhe t'i përqendrojmë  energjitë në mirëmenaxhimin e kësaj situate.

"Kohë Kovidiane…puna, përkushtimi dhe profesionalizmi duhet të prevalojnë këto kohë në shëndetësinë tonë publike dhe jo vetëm….si mantelbardhë duhet t’i bëhemi krah njëri-tjetrit në këtë sfidë mbarëbotërore….teorizimet për protagonizëm por jo për zgjidhje praktike të ardhura këto javë nga burime si të brendshme po ashtu edhe të jashtëm, sidomos kur ato në harkun kohor të disa javëve kundërshtojnë njëra-tjetrën, nuk sjellin ndonjë dobi në përballjen me këtë sfidë, përkundrazi… Sars-Cov2/Covid-19 është ulur tashmë këmbëkryq në mesin tonë…. jo me mëri dhe hatërmbetje të pavlera, që disa i sjellin në vëmendjen tonë këto kohë, kur të tëra energjitë tona intelektuale dhe jo vetëm duhen përmbledhur në mirëmenaxhimin e kësaj sfide, që ishte, është dhe ndoshta do mbetet me shumë shqetësime edhe për vende me fuqi ekonomike dhe sisteme shëndetësore më të mirëpajisura e më mirë të financuara se sistemi ynë shëndetësor….mirëbesimi dhe mirëkuptimi mes nesh si kolegë si dhe i yni me publikun, i cili për asnjë çast të mos e nënvlerësojë kujdesin ndaj vetes dhe të afërmve të tij, mbeten çelësat e zgjidhjes së kësaj sfide që ka vënë në vështirësi jetën e të gjithëve….bashkë me siguri ne do ja dalim mbanë....Javë të mbarë miq, kolegë e bashkatdhetarë", shkruan Kalo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • meri: 29/06/2020 13:38

    Keshillat jan te vlefshme,dhe i bejne mire te gjitheve por...,eshte e pafalshme qe,SPITALET TE BEHEN VATRA INFENKSIONI.Nuk e eshte e tolerushme qe ne spitale te futen pacient dhe shoqeruesit e tyre pa i'u ber Testi i CVID,edhe ne Urgjenca te semureve duhet qe ti behet Testi,kurse shoqeruset nuk duhet te lejohen te futen ne urgjence,populli ndergjegjesohet vetem atehere ,kur nga ana juai ,zbatohen rregulat me korrektesi...PUNE TE MBAR,DOKTOR I NDERUAR

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë