Apeli i GJKKO lë në burg grupin e grabitësve të blindave në Rinas dhe bankës te Stacioni i Trenit

Apeli i GJKKO lë në burg grupin e grabitësve të blindave në Rinas dhe bankës te Stacioni i Trenit

Apeli i GJKKO ka vendosur të lerë në fuqi dënimet me burg për grupin e grabitjes së blindave të Rinasit, ngjarje e ndodhur në 9 shkurt të vitit 2017, ku u morën rreth 3.2 milionë euro.

Dash Kupa u dënua me  27 vite burg, Ernest Kupa me 26 vite burg, Neim Avdylaj me 26 vite burg, Fatjon Xhyliu me 21 vite burg, Dritan Sinani me 20 vite burg dhe Aleksandër Murataj me 19 vite burg. Dy bashkëpunëtorët e drejtësisë, Ditjon Memlika dhe Admir Çerpja janë dënuar me nga 8 vite e 6 muaj burg. Por, të gjithë të arrestuarit do të përfitojnë ulje me 1/3 e dënimit pasi është aplikuar dënimi i shkurtuar.

Përveç grabitjes jashtë pistës në aeroportin e Rinasit, ata gjithashtu akuzohen të jenë autorë të dy grabitjeve të tjera të dy bankave të nivelit të dytë në vitin 2015 te Stacioni i Trenit.

Ata akuzohen për veprat penale “Vjedhja e bankave” më shumë se njëherë, “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Krijimit dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem gahinji: 12/07/2021 16:49

    Shyqyr.Deri tani nuk kane probleme shendetsore. Ja dhe pak dhe do fillojne.Dhe pastaj vendimi do ndryshoje.kemi gjukates humane ne,jo shaka.Dhe vjedhjet...do vazhdoje,si dhe vrasjet dhe largimet ne drejtim te paditur. Lum ne per gjukatesin uck.Model shqiptar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin