TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaccme ka vendosur të konfiskojë 3.4 mln eurot e kapura më 24 qershor 2018 në Durrës, në automjetin tip “Toyota Yaris”. Sasia e parave do t’i kalojë shtetit
Për këtë dosje, u dënua Elvis Vladi me 1 vit e 6 muaj burg për mosdeklarim të ardhurash në kufi.
Në të njëjtën dosje është dënuar me 2 vite e 4 muaj burg edhe Agim Ceka për “armëmbajtje pa leje”.
Si u zbuluan 3.4 euro brenda makinë "Toyto Yaris?
Mbrëmjen e 24 qershorit 2018, policia shqiptare sekuestroi rreth 3,4 milionë euro të fshehur në dy makina tip “Toyota Yaris” në portin e Durrësit. Makinat u gjetën në një karoatrec në tragetin që vinte nga Bari në Durrës. Së bashku me dy makinat me para, në trailerin që i përkiste një kompania shqiptare transporti, kishte dhe 8 makina të tjera. Itenerari i makinave ka qenë Belgjikë-Gjermani-Itali-Shqipëri.
Menjëherë në vendngjarje policia arrestoi pronarin e kompanisë së transportit Edi Lika, Klevis Lika, djalin e pronarit të kompanisë, dhe shoferin e kamionit, Agim Çeku.Një ditë më pas, më 25 qershor, policia arrestoi Alban Mollaymerin, biznesmenin që ka porositur makinat nga Belgjika.
Policia shpalli në kërkim dy vëllezërit Elvis dhe Alfred Vladin, që dyshohet se ishin personat që do të merrnin paratë. Megjithatë policia nuk ka treguar informacion të plotë rreth rolit konkret të dy vëllezërve Vladi në këtë çështje.
Më 21 qershor, pasdite, burime vendase njoftuan Policinë e Shtetit për një ngarkesë me karoatrec që do të sillte disa mjete tip ‘Toyota’, e cila pritej të vinte nga Belgjika, e mes tyre ishte një mjet me sasi eurosh të padeklaruara. Në datë 24 qershor, në orën 07:30, makinat mbërritën në portin e Durrësit që u kapën nga policia
Paratë e sekuestruara në makinën 'Toyota Yaris'
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?
-
Po
22.6%
-
Jo
25.4%
-
Nuk e di
52%
Vota total: 11811
Lajme të tjera
-
Amnistia/ Përfituan 100 subjekte të GJKKO, 40 të dënuarve iu fal dënimi, 60 të tjerëve iu ul! Mes tyre 16 zyrtarë dhe 7 gjyqtarë të dënuar për korrupsion
1 Maj, 19:47
-
GJKKO refuzon marrëveshjen mes SPAK dhe ish-kryebashkiakut të komanduar të Kukësit, Granit Gjana, dosja kthehet për hetim
30 Prill, 11:14
-
Leje legalizimi dhe punësime për të votuar PS në zgjedhjet e 2019! Arrestohet zyrtari i kadastrës e kryeplaku i Saukut (EMRAT+VIDEO)
26 Prill, 22:49
-
Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit
25 Prill, 14:26
-
Ylli Pata: Si do të shpërndahen pasuritë e sekuestruara zyrtarëve të lartë?
24 Prill, 20:10
-
Masakra e Lushnjës, GJKKO dënon me burg përjetë Laert Haxhiun! Në 2017 u vra Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, shënjestër ishte nipi Aldo Bares
24 Prill, 15:35
-
Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e pasurive mbi 400 mijë euro të Gëzim Çelës dhe të afërmve të tij
23 Prill, 15:43
-
Koncesioni i sterilizimit, pasi GJKKO i dha të drejtë të marrë dosjen pa pagesë, Beqaj në SPAK me hard disk në dorë
22 Prill, 08:58
-
Gjykon Nuredin Dumanin dhe 19 të tjerë, SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares Entela Shedula, lidhje familjare me avokatin e Gentian Sharrës
19 Prill, 15:39
-
GJKKO kalon për gjykim dosjen për ish-kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako! Akuzohet për shpërdorim detyre në 2 raste
17 Prill, 10:49
-
Vangjush Dako në GJKKO, ekspertiza e re nxjerr 6.2 mln lekë dëmin nga 'Shëtitorja! Javën tjetër vendimi nëse dosja kalon për gjykim
12 Prill, 13:25
-
Ndoqën burrat e tyre në Siri, GJKKO dënon me 5 vite shërbim prove 9 gratë e xhihadistëve
11 Prill, 20:41
Ato para krimi i ka shumfishuar 1 milion here me kaq pak sa u hetua dhe ato denime qesharake ju dhate te implikuarve. Konfiskojini cdo gje. Ashtu ju hyn tmerri me shume se burgu.
PërgjigjuMos i vidhni!! Ndërtoni shkolla ose skaner për policinë kufitare në Han të Hotit se është mbytur Mali i Zi me drogë e cigare kontrabandë!
Përgjigju