Një arkë me peshk, 2 mijë euro dhe një celular për një vend pune, Apeli i GJKKO lë në 'arrest shtëpie' ish-zv.ministren Rovena Voda

Apeli i GJKKO këtë të enjte ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest shtëpie për ish-zëvendës-ministren e Brendshme, Rovena Voda, nën akuzën e "Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm" për punësimin në Ministrinë e Brendshme të një personi.

Nga dosja rezultoi se Voda ra në 'rrjetën' e SPAK nga përgjimet që SPAK kishte nisur për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi, i cili u arrestua në Kavajë pak ditë më parë nën akuzën e korrupsionit. Nga hetimet e kryera nga SPAK, nga përgjimet rezultoi se Rovena Voda ka pranuar nga avokatja Florida Beu 2 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme, por që në fund procedura mbeti në mes. 

Nga hetimet e kryera nga SPAK, nga përgjimet rezultoi se Rovena Voda ka pranuar nga avokatja Florida Beu 2 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme, por që në fund procedura mbeti në mes. Sipas dosjes hetimore Majlinda Hasani ka luajtur rolin e sekseres për të lidhur Florida Beun me ish-zv.ministren. Mes tyre zhvillohen një mori bisedash në lidhje me temën në fjalë, të cilat ndodhen në dosjen e SPAK. Por edhe pse Florida Beu aplikoi në disa vende në ministri nuk arriti që të fitonte.

Marrja e eurove dhe të mira materiale janë filmuar, përgjuar dhe fotografuar nga SPAK, ndërsa ato janë marrë në momente të ndryshme dhe jo të gjitha njëherësh. Për ngjarjen Rovena Voda, Majlinda Hasani dhe Florida Beu janë në ‘arrest shtëpie’ pasi akuzohen për veprën penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Timi: 05/08/2021 17:23

    keshtu eshte kur ve pabuksa ne poste ministrore. Skane ngopur barkun me buke duan dhe arka peshku

    Përgjigju
  • Andi: 05/08/2021 14:53

    Mua ma ka vonuar nje pashaporte 7 muaj, sikur ta dija ja kisha dhene edhe une nje arke me peshk.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit