Apeli i la vulën Berishës, nisin lëvizjet e para nga grupimi i Bashës! Çollaku e Bano: Mbetemi deputetët të PD-së

Apeli i la vulën Berishës, nisin lëvizjet e para nga grupimi i Bashës! Çollaku e Bano: Mbetemi deputetët të PD-së

Çollaku dhe Bano

TIRANË- Pas vendimit të gjykatës së Apelit për t’i dhënë vulën dhe logon e Partisë Demokratike, Sali Berishës, kanë ardhur reagimet e parë nga radhët e deputetëve të cilit janë pjesë e grupimit të Lulzim Bashës, i cili drejtonte PD-në zyrtare deri pak ditë më parë.

Deputeti Kreshnik Çolllaku në një postim në rrjetet sociale thekson se ka qenë dhe do mbetet deputet i PD-së, dukë nënkuptuar bashkim me Sali Berishën.

‘Une jam e do te mbetem deputet i Partise Demokratike.’- shkruan Çollaku.

Pas Çollakut, ka ardhur edhe reagimi i deputetes Eralda Bano, e cila po ashtu do të qendrojë te PD-ja zyrtare.

Deputetja e PD në qarkun e Fierit, përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka deklaruar ka marrë vendimin politik për të mbetur deputete e Partisë Demokratike.

'Të dashur qytetarë, Lufta me veten është lufta më e vështirë dhe forma më sublime e rimëkëmbjes, luftë e cila është e domosdoshme dhe jetike. Kjo luftë do duhet të na forcojë e të na kthejë në modelin më të mirë të vetes. Demokratë të nderuar, Dëshiroj të shpreh përulësisht një mirënjohje të thellë për këdo që më ka mbështetur në këto vite!

Jam mirënjohëse ndaj miqve, kolegëve,simpatizantëve të mi dhe kujtdo që ka marrë guximin të më kritikojë. Jam e bindur që në ditë të vështira nevoja për të reflektuar mbi të ardhmen prevalon mbi çdo ideologji, bindje apo mendim. Jam e vetëdijshme se rruga më e mirë për të rikthyer shpresën në çdo vatër shqiptare është që të kemi një opozitë të formuar, të papërçarë dhe të pathyeshme, sikundër jam e bindur që debati i brendshëm duhet të vazhdojë për të mirën e të gjithëve. Vendimi im politik është i thjeshtë. Unë jam, dhe do të mbetem deputete e Partisë Demokratike të Shqipërisë.'- shkruan Bano.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Salianji: Policët u kanë shitur të dhënat e TIMS grupeve kriminale që të planifikonin atentatet ndaj kundërshtarëve! PS e opozita me dy raporte

Salianji: Policët u kanë shitur të dhënat e TIMS grupeve kriminale që të planifikonin atentatet ndaj kundërshtarëve! PS e opozita me dy raporte