613 kg kokainë në konteinerin me banane, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arbër Çekajn! Avokati Haxhia: E dënoi pa asnjë provë, kjo gjykatë meriton çdo lloj etiketimi

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit ka lënë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arbër Çekajn, pronari i konteinerit me banane e kapur me 613 kg kokainë në Portin e Durrësit. Apeli ka lënë në fuqi edhe dënimin për Donaldo Lushaj administratori i firmës 'Arbi Graden' me 10 vite e 8 muaj burg dhe shoferin e kamionit Armando Pezakun të dënuar me nga 8 vite e 8 muaj burg.

Arben Çekaj u dënua me 21 vite burg, por përfitoi ulje nga gjykimi i shkurtuar ku do të vuaj 14 vite burg. Ndërkohë Donald Lushaj, administratori i ‘Arbi Garden’ u dënua me 16 vite dhe me gjykimin e shkurtuar do të vuaj në 10 vite e 8 muaj. Për shoferin e kamionit që çoi konteinerin në magazinën e Arbër Çekajt, Armando Pezaku, u dha dënimi me 13 vite burgim, dhe i ulet në 8 vite e 8 muaj.

Për avokatin e Arbër Çekajt, Maks Haxhia, gjykata dënoi një person pa asnjë provë dhe nuk e la as të fliste duke e detyruar që mbrojtjen ta bënte me shkrim. Haxhia tha se kjo gjykatë shkeli më të dyja këmbët të drejtat për mbrojtjen e njeriut dhe meriton çdo lloj etiketimi pasi është kthyer në një gjykatë notere të prokurorisë.

Arbër Çekajt është dënuar si pjesë e grupit kriminal të trafikut të kokainës pasi iu kap sasia prej 613 kg kokainë më 27 shkurt 2018 që e kishte fshehur në dyshemenë e konteinerit me banane. Vetë Çekaj nuk e ka pranuar kurrë që ai është porositësi i drogës dhe se nuk ka dijeni se kush e ka futur atë në konteinerët e tij me banane. Por brenda së njëjtës familje, 3 vite më vonë historia është përsëritur, ku policia sekuestroi në Portin e Durrësit 49 kg kokainë e fshehur në një konteiner me banane që i përkiste Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt. Konteineri me 49 kg kokainë kishte një muaj nën vëzhgimin e autoriteteve dhe ishte e ndarë në 31 pako e vendosur në shtyllat anësore të tij. 

Donaldo Lushaj, Armando Pezakun dhe Arbër Çekaj

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:10
Avokati i Çekajt, Maks Haxhia: Apeli dënoi një njeri pa asnjë provë, është kthyer në notere të prokurorisë! Kjo gjykatë meriton çdo lloj etiketimi

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arbër Çekaj, pas vendimin avokati i tij  Maks Haxhia tha se gjykata dënoi një person pa asnjë provë dhe nuk e la as të fliste. Për këtë tha avokati Haxhia, kjo gjykatë shkeli më të dyja këmbët të drejtat e mbrojtjes se njeriut dhe meriton çdo lloj etiketimi pasi është kthyer në një gjykatë notere të prokurorisë.

“Është për të ardhur keq që kjo gjykatë është kthyer në një gjykatë noterë të prokurorisë. Është për të ardhur keq që perspektiva e mbrojtjes së të drejtave të njeriut shkelet me të dyja këmbët, një gjykatë që s’ma lejon edukata, por që meritojnë çdo lloj etiketimi. Dënoi një njeri pa asnjë provë, madje nuk i dha as të drejtë të mbrohej në konkluzionet përfundimtare. Nuk e la të fliste. Prandaj dhe Arbë Çekaj solli me shkrim të gjithë mbrojtjen e tij”, tha Maks Haxhia.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë