Apeli në Report Tv/ Gjendet shtëpi për familjen që jeton në shpellë! Bashkia e Tepelenës do të paguajë qiranë e strehimit derisa t’u ndërtohet banesa

Ëndrra e Adelinës dhe vëllait të saj Andreas së shpejti do të bëhet realitetit. Zëri i tyre është dëgjuar përmes ekranit të Report TV. Bashkia e Tepelenes ka marrë përsipër të nxjerrë nga shpella familjen Tralo dhe t’i shtehojë përkohësisht në një banesë me qira në fshatin Peshtan. Po kështu bashkia ka lidhur marrëveshje me fondacionin “Fundjavë Ndryshe” dhe së shpejti do të nisë ndërtimi i shtëpisë së re për çiftin me dy fëmijë të mitur.

“Kryetari i Bashkisë, Termet Peçi ka lidhur akt-marrëveshje me “Fundjavën Ndryshe”. Bashkia mori përsipër të gjejë një truall në fshatin Peshtan. Ndërsa fondacioni mori përsipër të ndërtojë banesën brenda 3-4 muajve. Gjatë kësaj periudhe familja Tralo do të sistemohet në shtëpi me qira, të cilën do e paguajë bashkia”, u shpreh Kryetari i Njësisë Administrative Qendër – Tepelenë, Leonidha Shumeli.

Më tej, Shumeli rrëfen për Report TV, historinë e Ervin Tralos, i cili 30 vite më parë u shpërngul nga Këlcyra dhe u vendos në fshatin Peshtan të Tepelenës. Aty u martua dhe krijoi familje, por për shkak të vështirësive financiare, nuk mundi të blejë një truall për banesë. Në Peshtan jetoi disa vite me qira, e më pas u vendos në krye të fshatit, në një kasolle në kushte të mjerueshme, pranë një shpelle. Kryefamiljari dhe bashkëshortja e tij janë të papunë dhe pa profesion. Ata sigurojnë të ardhura minimale duke mbledhur bimë medicinale në mal.

Kush dëshiron që të ndihmojë familjen Tralo, kontaktoni në numrin e kryefamiljarit: 0699679716

 

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 27/12/2023 20:41

    Lajm i mire, jo vetem per kete familje por per njerzit qe e duan shtetin ne mbrojtje te qytetareve te vet.

    Përgjigju
  • ÷=/_: 27/12/2023 20:00

    REPORT TV zoti u rujt qe bani kshtu mrekullinash qe interesoheni per shtresen e varfen.

    Përgjigju
    • Perparim cakaj: 28/12/2023 11:59

      Eshte nje lajme shum i gezushem .Do strehoet nje familje Bashkia jone e prezanton veten Ekselente Bravo megjith problemet finaciate qe ajo i dij beri maksimumine esaj tregoj se drrejtusite e saj jane te zote per besimin qe kan mare na Tepelenasit ,,Urime per festat e funde vitit zoty ju bekofte .pershendetie nga USA.

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Pashka Ortodokse në Korçë/ Mitropolia e Shenjtë organizon ritin e kalimit nën epitaf, pjesë qindra qytetarë të Korçës dhe vizitorë nga qytete të tjera

Pashka Ortodokse në Korçë/ Mitropolia e Shenjtë organizon ritin e kalimit nën epitaf, pjesë qindra qytetarë të Korçës dhe vizitorë nga qytete të tjera