Apeli rikonfirmoi 1 vit burg për Ervin Salianjin, Prokuroria e Tiranës dërgon shkresën në Kuvend

 

Gjykata e Apelit dje (26 shtator) konfirmoi 1 vit burg për kallëzim të rremë për Salianjin, ndërsa ditën e sotme Prokuroria e Tiranës ka dërguar shkresën në Kuvend.

Sipas gazetares së Report Tv Esiona Konomi, zarfi është dërguar nga një punonjës i Prokurorisë së Tiranës, i cili njofton se Ervin Salianji është dënuar me një vendim të formës së prerë.

"Pritet që ky zarf të shkoj në zyrën e kryetares së Kuvendit për të parë më tutje se çfarë veprimesh do të kryej ajo, do të jenë veprime që shkojnë drejt mbledhjes së Këshillit të mandateve apo do të jenë veprime që përjashtojnë këtë dhe automatikisht do të veprohet neni 71 i kushtetutës duke e konsideruar këtë mandat të mbaruar", tha gazetarja.

Kur një deputet dënohet me vendim të formës së prerë atëherë mandati i tij përfundon.


Lajmi kryesor:

Dosja 'Babale'/ Pritet burgosja e Ervin Salianjit! Urdhri i Prokurorisë mbërrin në polici: Ekzekutoni vendimin! Do vuajë 1 vit burg, Deputeti i PD-së: Po bëhet gati të zbatohet urdhri i Ramës


S.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

LIVE/ Në pritje të burgosjes pas dënimit për kallëzim të rremë, Ervin Salianji në konferencë: Burgosja ime, pjesë e planit të Ramës për të goditur opozitën! Do më kenë përballë!

LIVE/ Në pritje të burgosjes pas dënimit për kallëzim të rremë, Ervin Salianji në konferencë: Burgosja ime, pjesë e planit të Ramës për të goditur opozitën! Do më kenë përballë!