Apeli rrëzoi burgimin e përjetshëm për Dritan Dajtin/ Soreca: Vlerësim urgjent nga KLGJ dhe Prokurori i Përgjithshëm

Apeli rrëzoi burgimin e përjetshëm për Dritan Dajtin/ Soreca: Vlerësim urgjent nga KLGJ dhe Prokurori i Përgjithshëm

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca

Kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Sorecam ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit për uljen e dënimit ndaj Dritan Dajtit i cili i shpëtoi dënimit me burgim të përjetshëm për vrasjen e katër policëve në gusht të vitit 2009 në Durrës (Lexo këtu). Në një postim në rrjetet sociale, Soreca thotë se ky vendim ndaj të pandehurit kërkon vlerësimin urgjent nga KLGJ dhe Prokurori i Përgjithshëm.

“Vendimi i Gjykatës së Apelit për zvogëlimin e dënimit të të pandehurit të dënuar për vrasjen e 4 policëve bën thirrje për vlerësim urgjent nga KLGJ dhe Prokurori i Përgjithshëm”, shkruan Soreca, i cili poston artikullin e Shqiptarja.com lidhur me reagimet e forta të minisrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe asaj të Drejtësisë, Etilda Gjonaj, të cilët i kërkuan KLGJ-së marrjen e masave për gjyqtarët e Apelit të Krimeve të Rënda (Lexo të plotë).  

Postimi i Sorecës në rrjetet sociale

Ambasadori Soreca thotë se reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe do të mbulojë të gjitha nivelet e juridiksionit. Më herët gjatë kësaj të diele, ishte ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e cila hodhi akuza të ashpra në drejtim të pesë gjyqtarëve (Lexo: Kush janë gjyqtarët) duke i kërkuar KLGJ-së nisjen e procedimit disiplinor ndaj tyre. Ndërsa më pas, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj theksoi se forcat e policisë nuk do gjejnë paqe u zhbërë vendimi që rrëzoi katër dënimet e përjetshme për Dritan Dajtin. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • spartak: 11/02/2019 15:19

    Ç'janë mër këto maskarada . A është i mbështetur në ligj ky lloj vendimi prej 25 vjetësh , sipas Kodit Penal ( gjykimi i shkurtuar ) . Ose , po qe se Kodi Penal ka dhe mos njohje dhe aprovim të gjykimit të shkurtuar , mos e njih e mos e lejo që në fillim , sepse edhe ato 3 gjygjtarët jo vetëm që s'janë budallenj , por nuk janë edhe trima sa të shkelin ligjin . Ama po ja lejoi Ligji , mos të hanë asnjoni kot , por të çohen e rregullojnë LIGJIN . Ky farë Dritan Dajti llogjikisht me minimumin ( pa të mëparshmet ) e vrasjes së 4 vetëve ( efektivë policie ) e jo në kushtet e përgjigjes për vetëmbrojtje, por dhe në pa besi , duhet të dënohej me burgim të përjetshëm dhe pa të drejtë falje . Zbutje ndaj këtij dënimi vetëm me 25 vjet mund ti bëhej në rast bashkëpunimi të plotë dhe pa asnjë ekuivok me organet e drejtësisë ( Prokurori e Gjykatë ) për t'u zbardhur gjithçka nga shumë krime e vrasje si dhe nxjerrja në dritë e kupolës së korruptuar e të inkriminuar të policisë . E sa për ato shënime si Linditat dhe Fuatët nuk ka aspak kuptim . Ky lloj vendimi duhej të merrej UNANIM nga të gjithë njëlloj , ose të kërkohej zbatim tjetër proçedurial .

    Përgjigju
  • Fredi: 11/02/2019 10:45

    Të hyjë urgjent në fuqi Ligji i ligjeve të shtetit më demokratik në botë’

    Përgjigju
  • Tahipi: 10/02/2019 20:15

    Sikur gjykatat jan te pavarura ,cdo ku taliani qe fut hundet

    Përgjigju
    • @tahipi: 10/02/2019 21:20

      Ik o tahip se ti je kokloqe nuk mer vesh nga punët e shtetit...

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen