6 orë seancë! Në 24 qershor flet Apeli, Tahiri: Vendimin do ta pranoj, s'kam ikur nga politika! E kam bërë detyrën si ministër më mirë se këta që janë

TIRANE-Në datë 24 qershor ora 09:30 Gjykata e Posaçme e Apelit do të japë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Seanca e sotme maratonë, që zgjati 6 orë ishte e fundit para vendimit, ku palët shpalosën argumentet e tyre. Prokuroria e përfaqësuar nga Vladimir Mara dhe Dritan Prenci nuk u tërhoqën nga akuzat dhe dënimi 12 vite që kërkuan në Shkallën e Parë.

Saimir Tahiri dhe avokati i tij Maks Haxhia kishin përgatitur një mbrojtje prej 131 faqesh përballë trupës gjyqësore që përbëhej nga Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Nure Dreni. Edhe në Apel, ashtu si te shkalla e parë nuk kanë munguar edhe detajet, ku Tahiri shpjegoi në një tabelë argumentet me data dhe vite se ku ka qenë për kohën që akuzohet dhe se përse pretendon pafajësi.

Në përfundim të seancës Saimir Tahiri deklaroi se në argumentet e tij për pafajësi dhe të prokurorisë që kërkon dënimin me burg nuk ka ndryshuar asgjë nga përballja në shkallën e parë. Ai tha se vendimin që do të jepet me 24 qershor do ta pranojë, por shtoi se pavarësisht se cfarë do të vendoset, 'është i pafajshëm'. Saimir Tahiri 'thumboi' edhe dy pasardhësit e tij në postin e ministrit të Brendshëm kur tha se detyrën e ka bërë më mirë jo vetëm në krahasim me ata që ishin, por edhe me ata që janë aktualisht, referuar Sandër Lleshajt. Por a do të rikthehet në politikë ish-ministri i Brendshëm pas vendimit të gjykatës së Apelit? Ai u përgjigj kështu "Saimir Tahiri nuk ka ikur".  

Në seancë të pranishëm ashtu si herët e kaluara ishin edhe përfaqësues të ambasadës së SHBA-së për të ndjekur procesin gjyqësor. Por si arriti Tahiri në Apel? Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u vu nën akuzë pas arrestimit të grupit “Habilaj” ndërsa që në fillim ai pretendoi pafajësi duke e quajtur një proces farsë me prova të montuara. Në shtator të vitit të kaluar ish-Prokuroria e Krimeve kërkoi dënimin e tij me 12 vite, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar shkonte 8 vite, por  gjykata e dënoi Tahirin me 3 vite burg me shërbim prove. Të dy palët nuk u kënaqën duke e apeluar vendimin, prokuroria që nuk tërhiqet nga kërkesa për dënimin e tij me 12 vite, ndërsa ish-ministri kërkon pafajësi të plotë. Në seancë për herë të parë pas vetëdorëzimit ishte i pranishëm edhe Jaeld Çela.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:55
Në 24 qershor flet Apeli, Tahiri: Vendimin do ta pranoj, gjyqi histori komike! Nuk kam ikur nga politika

Saimir Tahiri deklaroi pas seancës maratonë prej 6 orësh që u zhvillua sot në Apel se në argumentet e tij për pafajësi dhe të prokurorisë që kërkon dënimin me burg nuk ka ndryshuar asgjë nga përballja në shkallën e parë.

Ai tha se vendimin që do të jepet me 24 qershor do ta pranojë, por shtoi se pavarësisht se cfarë do të vendoset, 'është i pafajshëm'. Saimir Tahiri 'thumboi' edhe dy pasardhësit e tij në postin e ministrit të Brendshëm kur tha se detyrën e ka bërë më mirë jo vetëm në krahasim me ata që ishin, por edhe me ata që janë aktualisht, referuar Sandër Lleshajt.

"I keni dëgjuar dhe stërdëgjuar dhe nuk e besoj se ia vlen të zgjatem, ne folëm dhe kjo ishte e fundit, tani do të flasë gjykata. Ajo që dini, i keni parë, kështu që nuk ia vlen të zgjatem. Kursejani edhe njerëzve këtë historinë komike të gjyqit tim se është bërë qesharake, se besoj se ka njeri terezi ta dëgjojë këto gjëra. Nuk ka ndryshuar asgjë, ne dhe ata të njëjtat gjëra.

Unë nuk kam folur shumë gjatë kohës që kam qenë në gjyq dhe i akuzuar për të respektuar drejtësinë, e kam bërë sikur e konceptoj raportin tim me drejtësinë. Jam i vetmi që lash mandatin për t'u përballuar si qytetar i thjeshtë me drejtësinë jo si deputet.

Mund të vija si deputet dhe të enjten në Kuvend të bëja ndonjë rrëmujë, sikur kanë bërë të tjerët përpara meje. Besoj te drejtësia, por nuk ka rëndësi për mua nëse do të vijë drejtësia nga gjykata apo është drejtësia që besoj unë.

Para të gjithëve, para fëmijëve të mi, jam super i bindur që kam bërë në cdo hap të punës sime gjënë e duhur, jo më për akuzat e prokurorisë, por edhe për akuzën që më ngjiti gjykata, shpërdorimi i detyrës, të jeni të bindur e kam bërë detyrën më mirë se kushdo tjetër, nga ata që ishin dhe këta që janë" tha ai.

Por a do të rikthehet në politikë nëse merr pafajësinë ish-ministri i Brendshëm pas vendimit të gjykatës së Apelit? Ai u përgjigj kështu "Saimir Tahiri nuk ka ikur, kjo historia e politikës nuk më tundon sikur nuk më ka tunduar kur ika nga deputet për t'u përballuar me drejtësinë. Kështu që kur më tentuar detyra që bëja si deputet, sigurisht që nuk e bën dot ti.

Vendimin do ta pranoj pa asnjë diskutim, si një vendim gjykate, që është për t'u pranuar dhe zbatuar, sa të drejtë apo jo, të shoh vendimin dhe të flas. Unë di raportin tim me të drejtën dhe të drejtën dhe kjo nuk kalon as nga prokuroria dhe as nga gjykata. Çmimi i jetës sime nuk kalon nga çmimi i karrierës së tyre (prokurorëve dhe gjyqtarëve)" tha ai.

Ora 15:48
Tabela me data, prova dhe fakte! Si u mbrojt Saimir Tahiri në Apel

1591883324_PROVA.jpg
Sot në gjykatën e Apelit, ashtu si te shkalla e parë Saimir Tahiri ka shpjeguar në një tabelë argumentet me data se ku ka qenë kur akuzohet dhe përse pretendon pafajësi.

Ora 15:45
6 orë seancë, vendimi për Saimir Tahirin në 24 qershor

Përfundon seanca gjyqësore në Apel për Saimir Tahirin. Seanca maratonë zgjati për rreth 6 orë. Vendimi do të jepet në datë 24 qershor ora 09:30.

Ora 15:32
Fansja në derën e gjykatës: I gjithë Kombinati pret pafajësinë e Tahirit dhe rikthimin në politikë

Fansja e Saimir Tahirit, që ka qenë e pranishme në thuajse të gjitha seancat gjyqësore në Shkallën e Parë dhe tani në Apel, Miranda Muça në një prononcim për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta nga dera e gjykatës u shpreh se ish-ministri i Brendshëm është 'gjiganti i saj' dhe se i gjithë Kombinati po pret pafajësinë dhe rikthimin e tij në politikë.  

Cfarë është kjo veshje, çfarë tregojnë?
Për Saimir Tahirin bëhet gjithçka, është njeriu më i mirë

Është gjigant ai, edhe pse me shtat është i shkurtër?
Për mua është gjigant

Çfarë prisni nga drejtësia?
Pres pafajësinë e Saimir Tahirit, vetëm drejtësi

Po akuzat për kultivim kanabisi?
Nuk janë të vërteta

Nëse merr pafajësi, a prisni angazhim të tij në politikë?
Normale, mezi po e presim, i gjithë Kombinati mezi po e pret

Ora 12:50
Fansja e Tahirit në gjykatë me maskë dhe bluzë të stampuar: Je gjigant (FOTO)

Në Apelin e Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit po zhvillohet seanca për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Në mbështetje të tij në seancën e sotme, ashtu si në të kaluarat nuk kanë munguar fanset. Njëra prej tyre kishte veshur një bluzë me foton e tij me mbishkrimin 'gjigandi', ndërsa edhe maskën e kishte me mbishkrimin e ish-ministrit të Brendshëm.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • erl: 12/06/2020 10:07

    Fatkeqësisht bashkë me këtë proces merr fund dhe jeta jote në politikë. Edhe i pafajshëm të dalësh nga gjykata nuk je më moralisht i kulluar në sytë e qytetarëve që t'i qeverisësh sërish ata. Po, e kanë bërë këtë Meta dhe Berisha me dhunë...po për qytetarët ata janë kartë e djegur që po e mbajnë karrigen e pushtetit me hir dhe me pahir...Ndaj ka ardhur koha ta besosh që karriera jote politike merr fund këtu, ndërsa atë profesionale sigurisht që ke mundësi ta zhvillosh si dhe kur të duash.

    Përgjigju
  • Jim: 12/06/2020 03:45

    Harroje politiken shpeto bythen Kujtove se ishe ishe I paprekshem Bej ca dite burg ose jo me sherbim prove Te gjitha cfar thuhen jane te verteta dhe ti kete e di mire Te hyri vetja ne qef i thrisje shefat e kimisariateve nga gjithe vendi dhe I lije gjithe diten duke te pritur Ne fund shkoje ne takim me kostum sportiv.

    Përgjigju
  • RROFTË SAIMIR TAHIRI 00: 11/06/2020 20:45

    Gjykata e APELIT bën mirë që të japi VENDIMIN e Duhur dhe PAFAJËSI për të NDERUARIN SAIMIR TAHIRI dhe të MOS NDIKOHET nga BANDA KRRIMINALE e LSI dhe PD , qē po japin SHPIRT dhe do shkojnë në GOP të SËMËS SHUMË SHPEJT !!!! SAIMIR TAHIRI është i PAFAJSHËM dhe nëse GJYKATA vendos për FAJËSI , bën mirë pastaj të ARRESTOJ Edvin Ramën , dhe JO SAIMIR TAHIRIN . SAIMIR TAHIRI I RESPEKTUAR e bëri POLICINË e SHTETIT të dukej tamam POLICI dhe ti kishte HIJE KAPELJE !! I VESHI me nga 5 UNIFORMA dhe e REFORMOI POLICINË si ASNJË MINISTËR I BRENDSHËM në 30 VJET !!!! VDEKJE VDEKJE VDEKJE VDEKJE VDEKJE e BANDAVE KRIMINALE dhe HAJDUTËVE të KORRUPTUAR tē LSI , PD , PS , LZHK , PDIU , PAA , PR , PAD , PDBNJ ETJ ETJ ETJ ETJ ETJ PIDHMOTRA dhe DOBIÇA KRRIMINELË dhe HAJDUTË të KAMUFLUAR NË PARTI POLITIKE , por që në të VËRTETË janë BANDA KRRIMINELËSH dhe KOPE HAJDUTËSH që VJEDHIN dhe PLAÇKISIN SHQIPTARËT dhe ATDHEUN tonē të VARFËR SHQIPËRINË ! PAFAJËSI për POLITIKANIN me INTEGRITET SAIMIR TAHIRIN që KURRRRRRRRË NUK i ka FUTUR DUART tek LEKËT e SHQIPTARËVE ... I VETMI POLITIKAN që KURRRË NUK KA VJEDHUR VENDIN dhe ATDHEUN e tij është SAIMIR TAHIRI I NDERUAR dhe i RESPEKTUAR ⚖⚖

    Përgjigju
  • Vetingu: 11/06/2020 17:20

    Eshte qesharake fakti se qe nga fillimi i Marsit eshte shtyre shpallja e vendimit per Nure Drenin, ok per periudhen e pandemise por tani pse nuk e shpallin??!! Tani kuptohet se ju duhet per daten 24

    Përgjigju
  • USA: 11/06/2020 16:20

    Jepi Sajmir. Nuk ka kuptim qe ne politiken Albanese te mos kete te inkriminuar,kriminele dhe vrases.Te pakten ti ke experience.

    Përgjigju
  • EtheM: 11/06/2020 16:09

    Tahiri eshte i pafajshem.Ai po vuan pasojat e Berishizmit qe u shembi Lazaratin.Drogen as nuk e mbolli e as e shiti Tahiri ne Shqiperi.Ai ishte njeshi qe urdheronte te eleminohej droga.Por pergjegjesi kane ata qe jane ne teren:Kryepleqt,Policia e zones,Kryebashkiaket,shefat e komisariateve.Denimi Tahirit eshte politike per te ulur dinjitetin e PS,Edi Rames nga horrat e opozites qe per 7 vjet po shpifin e djegin vendin.Keshtu u fillua me F.Xhafen deri sa u largua.E filluan me Tahirin sa Rama e hodhi si mish per qente.Drejtesia eshte e kapur nga Sb qe ne 1992.Çdo gje behet me urdherin e tij.Lind pyetja:Pse nuk denohen autoret e dosjes Babale,Lobimi Rus,Lobimi Ilir Kulla me 1400 kontenieret fake news,21 janari,Gerdeci,dosja çez,etj.

    Përgjigju
  • Eri: 11/06/2020 16:07

    Po ca fande mund te ket ky njeri ky eshte ish ministri me i korruptuar qe ka pas nanjeher shteti shiqptar , te gjitha akuzat jan te verteta dhe sajmiri e di mir kete , kur prishi lazaratin te gjitha blindat e ivekot e shtetit te ti te korruptuar engarkoheshin dhe e nxirnin te gjith barin dhe e conin te mojsiu ne vlore kete e di gjith shqiperia dhe shitej e trafikohej per llogari te sajmirit , i ka kushurinjt e vet dhe e di mir ai te gjith mafjozat qe ka perkrahur dhe ne tiran gjobvensit

    Përgjigju
  • lleshi: 11/06/2020 15:48

    Se vetem keshtu mund te ever perpara

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Irak, bombardohet baza ushtarake, një i vdekur dhe tetë të plagosur

Irak, bombardohet baza ushtarake, një i vdekur dhe tetë të plagosur