KORÇË- Dita e parë e aplikimit për naftën falas nisi me radhë të gjatë në Lushnje, Fier e Korçë. Fermeret kanë afat deri më 11 prill, por nxitojnë të dorëzojnë sa më shpejt dokumentet për të mos rrezikuar djegien e afateve. Nga ana tjetër disa fermere shprehen se nuk dinë të përdorin sistemin online në e-Albania.
Me dhjetëra fermerë u dyndën pranë Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor si dhe tek Agro Pika në Lushnjë dhe Fier. Aplikimi mund të kryhet fare thjesht E-Albania, por fermerët thanë se nuk nuk kanë njohuri për aplikimin online.
“Kam që në 7 të mëngjesit që rri në këmbë këtu. Çfarë t’u them unë”, tha një nga fermerët.
E njëjta situatë paraqitet edhe në Korçë, ku fermerët kanë qëndruar disa orë në pritje.
Nisur nga eksperienca e sezonit të kaluar ku disa fermerë nuk përfituan për mungesë fondesh ka bere këtë vit të nxitojnë në zyrat e shtetit. Por duhet theksuar se tashmë s’ka limit fondesh dhe do përfitojnë nga 70 deri në 100 litra naftë falas të gjithë fermerët që disponojnë NIP dhe mbi 1 hektarë tokë. Afati i aplikimit është nga data 20 mars deri në 11 prill 2023.
Të gjithë fermerët dhe blegtorët mund t’a bëjnë aplikimin përmes portalit qeveritar e-Albania pa asnjë kosto. Nga skema mbështetëse në bujqësi, kësaj herë nuk do të përfitues vetëm fermerët, por edhe blegtorët, bletarët, peshkatarët. Aplikimet do të jenë të hapura deri më 11 prill. Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje fermerëve që të aplikojnë.
G.MO/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Riorganizimi i PD, kur duhet të mbahen zgjedhjet per kryetarin e ri?
-
Në korrik
50.4%
-
Pas korrikut
21.2%
-
S'kam mendim
28.3%
Vota total: 113
Lajme të tjera
-
Korçë/ Burri xheloz nxjerr fëmijët jashtë nga shtëpia, dhe godet gruan me gërshërë! Në kërkim nga policia, 38-vjeçarja në gjendje të rëndë
5 Qershor, 10:09
-
U arrestua për zhvatjen e 3 mln eurove, lihet në burg agjentja postare! Beqiri: E stisur nga 'ADEX-i', jam debitore 200 mijë euro! Avokatët kërkojnë auditim
5 Qershor, 09:55
-
Korçë, burri godet me thikë gruan dhe ia mbath! 38 vjeçarja në gjendje të rëndë, e bija telefonoi policinë, merret në pyetje (EMRAT)
4 Qershor, 22:50
-
Speciale/ Ndërtuesi që e shndërroi zanatin në art
4 Qershor, 10:45
-
Edicioni i 16-të i karnavaleve çel sezonin turistik në Korçë, zbukurohen rrugët e qytetit me kostume shumëngjyrëshe e maska veneciane
3 Qershor, 19:06
-
Skënderbeu rinovon me ish-in e Lazios, dy futbollistë jashtë planeve
3 Qershor, 16:57
-
Korçë, arrestohet agjentja e shërbimeve postare, nëpërmjet mashtrimit dyshohet se përvetësoi 3 milionë euro
3 Qershor, 09:22
-
62-vjeçari nga Korça humb kontaktet, familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur
2 Qershor, 17:25
-
Dita Ndërkombëtare e Qumështit, Krifca: Tufat e vogla po ia lënë vendin fermave të mëdha, mbështetje me grante e trajnime
1 Qershor, 13:35
-
160 të huaj shëtisin Shqipërinë me Vespa, turist nga Gjermania: E kisha parë këtë vend vetëm në rrjete sociale, i lumtur që jam këtu
31 Maj, 20:08
-
Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Qafë Thanë, furgoni devijon nga rruga dhe përmbyset
31 Maj, 18:45
-
Kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit, policia u vjen në ndihmë 5 turistëve çekë në Pogradec
30 Maj, 19:31