Apollonia, destinacion i preferuar për turistët e huaj! Në maj, u vizitua nga mbi 3 mijë turistë: Jemi të befasuar nga mikpritja shqiptare

Sezoni turistik veror e ka shndërruar Apolloninë Antike të Fierit në një destinacion të preferuar për vizitorët vendas e të huaj. I pasur me resurse natyrore dhe vetëm 2 km larg qytetit të Fierit, Parku kombëtar Arkeologjik i Apollonisë muajt e fundit ka shtuar kureshtjen e turistëve spanjollë dhe francezë. 

“U desh të anulonim udhëtimin e fundit. Vendi juaj është një vend shumë ndryshe. Ndaj zgjodhëm dhe Shqipërinë si alternativë duke qene se andej nuk mund të iknim. Na pëlqen vendi, por ka shume punë përpara për të bërë që të rregullohet edhe me mirë. Ne kemi për të vizituar qytetin e Vlorës dhe Apolonia është drejt rrugës për në Vlorë, është një park i rëndësishëm dhe erdhëm këtu.

Të ardhur nga Normandia e Francës një pjesë janë organizuar në grupe përmes agjencive turistike dhe kampingje, ndërsa thonë se janë të befasuar nga mikpritja dhe gastronomia shqiptare. 

“Ne vijmë nga Franca. Është hera e parë që vijmë këtu në Shqipëri dhe në Apoloni. Kemi mbërritur dy ditë më parë. Kemi ardhur nga Franca, dhe nga Bari në Itali zbarkuam në Durrës me mjetin tip kamping. Do ta kalojmë këtë natë këtu. Nuk kemi patur problem deri tani cdo gjë është në rregull.

“Sot është dita jonë e parë në Shqipëri. Jam shumë i surprizuar me mikpritjen shumë të mirë. I kemi vizituar deri tani sitet arkeologjike dhe do ti vizitojmë janë shumë mbresëlënëse dhe në veçanti gastronomia”, thonë turistët francezë.

Prej vitit 2006 qyteti antik i Apollonisë u shpall Park Arkeologjik Kombëtar. Në muajin maj e kane vizituar mbi 3 mijë turistë. në shtimin e tyre, ka ndikuar përfundimi i rrugës lidhëse të Apollonisë me bypass-in e Fierit.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Zhvillohen nesër zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, në garë 7 kandidatë

Zhvillohen nesër zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, në garë 7 kandidatë