Apoteoza e Berishës si fund dhe fillimi i pushtetit të Bashës

Kreu i PD-së Lulzim Basha

Për shumëkush që priste ndryshime nga Kuvendi i Partisë Demokratike, kryetari i ri dhe i vjetër Basha nuk i ka zhgënjyer. Ai ka bërë pikërisht atë që priste pjesa më e madhe prej tij, që të mos ndryshonin. Vetëm se apoteoza e bazës pjesëmarrëse në Pallatin e Kongreseve për Sali Berishën, si fund i pushtetit fizik, mendor, ideor e këshillimtar tashmë është institucionalizuar. Për fat të mirë, Berisha këtë fund e ka pritur me shumë sportivitet, kurse apoteoza ka mjaftuar t’i kënaqë egon, që në javët, muajt e vitet e fundit është lënduar pamasë nga pasardhësi i tij, Lulzim Basha. Prej tre zgjedhjesh nuk i jep mundësi qeverisje PD-së, kurse tashmë me një dorë shumë më të kontrolluar i ka marrë dhe partinë. Të paktit ata, që e kanë kuptuar të gjithë këtë maskaradë dhe panevojësi, janë munduar nga foltorja t’i trandin demokratët por ishte e kotë. Salla ishte fiksuar pas kultit të Bashës, që tashmë është në udhën për ta eklipsuar krejt edhe me humbjen e radhës Berishën. Veçse spontaniteti i bazës nuk mund t’i shpëtonte elementi i thjeshtë që Berisha i ka përcjellë në fitore dhe në kamje shumë syresh. E këtë Basha jo vetëm nuk e ka arritur deri më tani, por më keq akoma e ka projektuar në të ardhmen me vetë shpurën e tij, që i ke kudo. Hakmarrja ka gjasa t’i jepet e ftohtë edhe Berishës duke e shmangur nga PD-ja. Por për këtë na duhen edhe pak ditë për ta qartësuar.

Apoteoza e Berishës ishte e trishtë për publikun sepse u bë në udhëkryqin e tij më të madh, ku i duhet të përballet me kauza juridike, që i tejkalojnë mundësitë e tij, por edhe për faktin se ai edhe si model nuk mund t’i ndihë më njerëzit e PD, përveç faktit që mori një vlerësim post-kohë për kontributin e tij.

Në të gjithë këtë hulli, tashmë u ngjit nga Kongreset dhe de facto ‘ylli’ i ri i PD-së, Lulzim Basha. Ai u mbylli gojën të gjithë kundërshtarëve të tij, kur duke zhvilluar sipas një mënyre të tij, një nga sentencat e Biblës, u tregoi se nuk do t’u kthente më faqen. Me pak fjalë:  MJAFT! Jam unë tani! Një shkundje e vërtetë dhe e duhur për kundërshtarët e tij që besojnë se do vazhdojnë luftën brenda PD-së dhe nën kulmin, ku Basha do jetë i vetmi. Dhe, nuk mbaroi këtu: Në analizë iu kundërvu dhe të vjetërve të PD-së me anë të njerëzve të tij për t’u treguar se ai është vetë Partia, Berisha është kujtimi, e të gjithë ata bashkë thjesht soditësit.

Në një shfaqje tip-Rama, kryetari Basha zbriti i përcjellë me zërin njoftues se tani po fliste kryetari, që me ceremonialitetin e tepruar harroi t’u kumtonte idetë dhe mënyrën sesi do të fitonte pas vjedhjes, anipse krejt i pavend me ndjekësit e tij politikë. Nuk u tha të vërtetën: Se PD është domeni i tij. Megjithatë edhe kjo është e tepërt. Në fund, masa e PD-së i shkonte kjo pasi e duartrokiti paq dhe me sa duket dhe e gjithë shfaqja, që kujtesën e dikurit e përmblodhi me nderimin ndaj Berishës, i cili tash doli nga historia aktive për t’i lënë vend hyrjes pompoze por pa thelb ne histori të kryetarit Basha. I ricikluar duke humbur!!! Koha mbase do të tregojë më shumë, por po na jep shenjat sesi një forcë tjetër politike shqiptare po bjerret frikshëm para syve të të gjithëve. 

J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se premtimet e programit të qeverisë Rama 3 do të realizohen?

Komento

Komente

  • O tej: 18/07/2021 16:51

    PD ka pjerdhur…

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Reshje të dendura në Kukës, përmbyten disa rrugë të qytetit, probleme në qarkullimin e automjeteve