TIRANE- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka bërë akuza të forta ndaj gjyqtarit që pushoi çështjen ndaj kryedemokratit Lulzim Basha për "lobimin rus", Lazër Sallaku, i njëjti gjyqtar që sot vendosi lirimin për 6 të dyshuarit e dosjes “Toyota Yaris”. Teksa publikon edhe dokumentin e DASH që tregon firmën e Lulzim Bashës në dokumentin për transferimin e 650.000 dollarëve në emër të Partisë Demokratike. Balla e cilëson Sallakun si anëtar të organizatës KÇK, grupi i shenjestruar nga kryeministri Edi Rama si gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, të cilët kanë vënë pasuri duke i shërbyer krimit të organizuar.
Ky gjyqtar, vijon Balla, guxoi t’i bëjë shqiptarët dhe organet e drejtësisë në vendet partnere qorra. Balla i kutjon Bashës edhe dosjen ÇEZ, duke ironizuar se të gjitha dosjet e tij dhe të babait të tij politik Sali Berisha i paska një gjyqtar i vetëm.
"Anëtari i KÇK në gjykatë guxon t’i bëjë shqiptarët, apo edhe organet e drejtësisë në vendet partnere, qorra. Nuk ka provë thotë gjyqtari se pagesat janë bërë nga Lulzim Basha. Por Lulzim Basha ka firmosur kontratat.
Dokumenti zyrtar i vendosur në dizpozicion nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë tregon të zezë mbi të bardhë Emër, Mbiemër, firmë, numër pashaporte diplomatike të Lulzim Bashës. Madje Nikolas Muzin kërkon garanci të vijë dhe të dëshmojë para gjykatësit.
Lexojeni vetë. Aq e fortë qenka lidhja e anëtarit të KÇK në gjykatë me Lulzim Bashën, sa sot Luli nuk u ndje fare edhe për atë gënjeshtrën me toyota e ku gjyqtari i Lulit i fali të arrestuarit njëlloj siç fali edhe Lulin.
E çuditshme Lulzim, që të gjitha dosjet e tua, edhe dosjen “CEZ” të babait tënd politik Sali Berishës me Nuel Kalajn, i paska një gjyqtar i vetëm?! p.s. Mos harrro nxirre tani nënkryetarin tënd të të mbrojë", shkruan Balla.
Dokumenti i publikuar nga Taulant Balla
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19%
-
Jo
72.3%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2270
Lajme të tjera
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56
-
‘Prefekti’ fut në sherr deputetët në seancë plenare! Balla: Ligji, që të kthejmë në ‘koordinator’ prefektin! Opozita: Kërkoni të kontrolloni edhe pushtetin lokal
18 Prill, 17:02
-
Pr/ligji për prefektin në Kuvend/ Balla: Pylli i Pishë Poro u dogj për të ndërtuar park fotovoltaik! Së shpejti ligj i ri për mbrojtjen ndaj zjarrit
18 Prill, 13:10
-
Ktheu deputetët e përjashtuar në grupin e PD, Basha kallëzon në SPAK Nikollën: Cënoi interesin e vendimmarrjet e partisë
18 Prill, 08:59
-
Basha: Aleanca e fshehur kundër SPAK ka dalë hapur! Prokuroria e Posaçme e vetmja që po lufton korrupsionin
17 Prill, 16:14
-
Balla: Shqipëria do të mirëpresë në qershor konferencën rajonale europiane të Interpol! Rregulla të reja për përdorimin e fishekzjarrëve
17 Prill, 12:58
-
Asambleja voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, Rama: Hap historik dhe i drejtë, i dha çka i takonte! Basha: Ditë e madhe për shqiptarët
16 Prill, 21:09
-
Basha nga Strasburgu: Asambleja e KiE votoi propozimin për konfiskimin e aseteve ruse, do përdoren për rindërtimin e Ukrainës
16 Prill, 17:38
-
‘Rusia duhet të paguajë për luftën në Ukrainë’, Basha në KiE: Vendimi, si pengese ndaj çdo agresioni
16 Prill, 16:40
-
Basha takon kryetarin e Parlamentit ukrainas: Fitorja e Ukrainës fuqizon kauzën e demokracisë dhe rrit sigurinë europiane
16 Prill, 15:52
-
Pr/ligji për prefektin kalon në Komisionin e Ligjeve, Opozita: Doni të kontrolloni prefektin që emëroni vetë! Rithemelimi deklaron votën kundër
16 Prill, 13:58
-
Takim në gjimnazin ‘Dervish Hekali’ në Mallakastër, Balla: Duhet rritur perimetri i sigurisë edhe në komunitete e lagjet ku jetojnë fëmijët
16 Prill, 10:30
Mos na tregoni perralla....,Ju te fortet,vet shkruani e vet firmosni,neqoftese mendon qe nuk eshte ber Drejtesi...,bej Denuncim......
PërgjigjuNuk mund te vazhdosh me propaganda te dal boje .Me akuzat bajate qe keni bere dhe vazhdoni te beni ,vetem prishni imazhin tuaj ,dhe njollosni politikat e partise socialiste . C'do kush ,kur ka edhe nje detyre te lart politike ,mundohet te jete sa me rracional .Juve zoteri jeni nje vesaxhi dhe nje tellall i pa ndreqshem .Eshte e pranushme edhe ndonje akuze politike (duke u mbeshtetur tek thenia -mendoj se -),por kjo duhet te mbetet ne kuadrin e dishimit ,ne te kundert -sic beni ju - me reklamimin e dokumenteve pa firmat e domosdoshme -fallco-atehere jeni nje shpifes i urryer .Qofshi ne lekuren tuaj te mashtrimit .Faleminderit .
PërgjigjuMe kete koke qymez pulash PS eshte zor te fitoje ZGJEDHJET eshte shume I NEVERITSHEM kur flet
Përgjigjue sipas teje qe nuk do fitojne kush do fitoje lulka ne boten e cudirave? do fitoje se nuk ka kundershtare o bradasheshiiii.mes dy te keqijave do zgjedhin te keqen me te vogel lulja nuk e di kush esht e cfar do behet ..e jo me te llogarisi qe do fitoje ne 2050 votimet apo jo.esht karte e djegur
Dhe megjithate vazhdon ne detyre .Dhe Gaz Bardhi akuzon Ramen per vendimet e gjygjtarit .Eshte produkt i juaj.
Përgjigju