'Aq e fortë qenka lidhja e anëtarit të KÇK me Bashën...' Balla akuza ndaj gjyqtarit që pushoi dy çështje brenda javës në favor të kryedemokratit

TIRANE- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka bërë akuza të forta ndaj gjyqtarit që pushoi çështjen ndaj kryedemokratit Lulzim Basha për "lobimin rus", Lazër Sallaku, i njëjti gjyqtar që sot vendosi lirimin për 6 të dyshuarit e dosjes “Toyota Yaris”. Teksa publikon edhe dokumentin e DASH që tregon firmën e Lulzim Bashës në dokumentin për transferimin e 650.000 dollarëve në emër të Partisë Demokratike. Balla e cilëson Sallakun si anëtar të organizatës KÇK, grupi i shenjestruar nga kryeministri Edi Rama si gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, të cilët kanë vënë pasuri duke i shërbyer krimit të organizuar.

Ky gjyqtar, vijon Balla, guxoi t’i bëjë shqiptarët dhe organet e drejtësisë në vendet partnere qorra. Balla i kutjon Bashës edhe dosjen ÇEZ, duke ironizuar se të gjitha dosjet e tij dhe të babait të tij politik Sali Berisha i paska një gjyqtar i vetëm.

"Anëtari i KÇK në gjykatë guxon t’i bëjë shqiptarët, apo edhe organet e drejtësisë në vendet partnere, qorra. Nuk ka provë thotë gjyqtari se pagesat janë bërë nga Lulzim Basha. Por Lulzim Basha ka firmosur kontratat.

Dokumenti zyrtar i vendosur në dizpozicion nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë tregon të zezë mbi të bardhë Emër, Mbiemër, firmë, numër pashaporte diplomatike të Lulzim Bashës. Madje Nikolas Muzin kërkon garanci të vijë dhe të dëshmojë para gjykatësit.

Lexojeni vetë. Aq e fortë qenka lidhja e anëtarit të KÇK në gjykatë me Lulzim Bashën, sa sot Luli nuk u ndje fare edhe për atë gënjeshtrën me toyota e ku gjyqtari i Lulit i fali të arrestuarit njëlloj siç fali edhe Lulin.

E çuditshme Lulzim, që të gjitha dosjet e tua, edhe dosjen “CEZ” të babait tënd politik Sali Berishës me Nuel Kalajn, i paska një gjyqtar i vetëm?! p.s. Mos harrro nxirre tani nënkryetarin tënd të të mbrojë", shkruan Balla.

Dokumenti i publikuar nga Taulant Balla

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • meri: 18/01/2020 14:36

    Mos na tregoni perralla....,Ju te fortet,vet shkruani e vet firmosni,neqoftese mendon qe nuk eshte ber Drejtesi...,bej Denuncim......

    Përgjigju
  • Konjak: 18/01/2020 10:41

    Nuk mund te vazhdosh me propaganda te dal boje .Me akuzat bajate qe keni bere dhe vazhdoni te beni ,vetem prishni imazhin tuaj ,dhe njollosni politikat e partise socialiste . C'do kush ,kur ka edhe nje detyre te lart politike ,mundohet te jete sa me rracional .Juve zoteri jeni nje vesaxhi dhe nje tellall i pa ndreqshem .Eshte e pranushme edhe ndonje akuze politike (duke u mbeshtetur tek thenia -mendoj se -),por kjo duhet te mbetet ne kuadrin e dishimit ,ne te kundert -sic beni ju - me reklamimin e dokumenteve pa firmat e domosdoshme -fallco-atehere jeni nje shpifes i urryer .Qofshi ne lekuren tuaj te mashtrimit .Faleminderit .

    Përgjigju
  • Bradasheshsi: 18/01/2020 01:27

    Me kete koke qymez pulash PS eshte zor te fitoje ZGJEDHJET eshte shume I NEVERITSHEM kur flet

    Përgjigju
    • al ta: 18/01/2020 11:55

      e sipas teje qe nuk do fitojne kush do fitoje lulka ne boten e cudirave? do fitoje se nuk ka kundershtare o bradasheshiiii.mes dy te keqijave do zgjedhin te keqen me te vogel lulja nuk e di kush esht e cfar do behet ..e jo me te llogarisi qe do fitoje ne 2050 votimet apo jo.esht karte e djegur

  • redi: 17/01/2020 21:37

    Dhe megjithate vazhdon ne detyre .Dhe Gaz Bardhi akuzon Ramen per vendimet e gjygjtarit .Eshte produkt i juaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet