Arabi Saudite/ ‘Parku ekstrem i naftës’ destinacioni më i ri turistik

Arabi Saudite/ ‘Parku ekstrem i naftës’ destinacioni më i ri turistik

Projekti turistik 'The Rig'

Një platformë nafte në Gjirin Arabik po restaurohet per tu kthyer në një ‘park eskstrem’
Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF) po transformon një platformë nafte në një atraksion turistik .

I përshkruar si "destinacioni i parë turistik në botë i frymëzuar nga platformat e naftës në det të hapur", ‘The Rig’ është njëpërpjekjeve e Arabisë Saudite për t’u kthyer në një nga pikat më të turistike të vendit.
Projekti është pjesë e një plani afatgjatë i cili përfshin përfaqësimin e turizmit në mënyrë që Arabia Saudite ta zhvendosë ekonominë e saj larg naftës edhe në zona të tjera..

Mediat  raportojnë se parku do të ketë tre hotele, 11 restorante dhe do të ketë një mori atraksionesh të tilla si ‘gokart’ dhe hedhje me parashutë, të ndërtuara në një numër platformash të lidhura në Gjirin Arabik.

Ende nuk është shpallur një datë zyrtare e çeljes e projektit turistik ‘The Rig’.

 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë (FOTO)

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë (FOTO)