Arben Grori drejt lirisë?! Togat e zeza s’gjejnë qetësi... ikën nga çështja gjyqtari i dytë

Nuk gjejnë qetësi gjyqtarët për të vendosur lidhur me fatin e çështjes kundër Arben Grorit. Pesë muaj pas përjashtimit nga kjo çështje e Bedri Qorit, tashmë një tjetër gjyqtar nuk ka marrë përsipër të gjykojë Arben Grorin. Ardian Kalia ka vendosur të japë dorëheqjen nga shqyrtimi i çështjes së papajtueshmërisë, ndërsa pritet që kërkesa e tij të miratohet nga kryetari i gjykatës.

Nëse kjo dorëheqje do të pranohet, atëherë çështja për lirimin ose jo të Arben Grorit, do ketë një gjyqtar të ri, duke filluar gjykimi nga fillimi.

Dënimi italian për Arben Grorin ishte njohur nga gjykata e Tiranës disa vite më parë, por Grori arriti rihapjen e procesit gjyqësor, duke shfrytëzuar hapësirat e Kodit të Procedurës Penale të ndryshuar në 2017 dhe një vendim të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Gjyqtarët e Apelit Tiranë Alaudin Malaj dhe Fatmira Hajdari në vendimin e tyre të datës 20 maj 2019 kanë shfrytëzuar pikërisht nenin 450, pika d) të Kodit të Procedurës Penale dhe vendimin e Strasburgut, duke i pranuar kërkesën Arben Grorit, për rishqyrtimin e dosjes gjyqësore që bën fjalë për vrasjen e Naim Zyberit në Itali. Ky vendim i marrë nga Hajdari dhe Malaj, ka ngjallur shpresat e Grorit për lirim nga qelia, pasi prej më shumë se 18 vite ai qëndron pas hekurave të burgjeve të sigurisë së lartë.

Vendimi i Apelit Tiranë erdhi katër muaj pasi shoku i Grorit, Gert Gjinarari, në 14 shkurt 2019, është liruar me kusht nga gjykata e Korçës. Ndërkohë pas një vendimit të Gjykatës së Apelit Korçë, sërish Gjinarari u shpall në kërkim.

 Vendimi i Apelit Tiranë për Grorin, praktikisht do të thotë lirimin e tij nga qelia, pasi në rast se gjykata e Tiranës pranon të dënojë Grorin me 25 vite burgim dhe jo me burgim të përjetshëm si ka vendosur drejtësia Italiane, atëherë ai lirohet menjëherë, pasi këtë dënim tashmë e ka kryer.

Grori është vëllai i të ndjerit Artur Grori, pronarit të kompleksit “Artur” në Mullet të Tiranës, i vrarë disa vite më parë nga Naim Zyberi.

Arben Grori

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 03/06/2020 03:52

    Urime lale edhe sa me shpejt jasht edhe per piacere te fillosh jeten e humbur. Urime urime!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Morën ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan

Morën ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan