Arbëreshët-Një simpozium i çmuar në New York

Arbëreshët-Një simpozium i çmuar në New York

Akademia e Shkencave e Shqipërisë përmes anëtarëve të saj Francesko Altimari, Mateo Mandala dhe kryetarit të Komisionit Kombëtar të shoqatës botërore të baladave, Nicola Scaldaferri organizojnë simpoziumin on line- ARBËRESHËT.

"Albanian Institute NewYork ", Fondacioni Universitar "Francesko Solani», Universita degli Studi di Palermo (Catedra di Albanologia), Universita degli studi di Milano (Catedra di etnomusicologia) organizojnë më 12 qershor 2020 një videokonferencë në orën 11 (A.M) (USA) ose në orën 17 (Albania)

Ky simpozium i kushtohet traditës së kulturës arbëreshe dhe përmbledh disa argumente. Ai do të paraprihet nga fjala e drejtorit të Albanian Institute of New York, Dino KORÇA i cili do të bëjë një paraqitje të kësaj veprimtarie dhe të traditës së kulturës arbëreshe për ta bërë të njohur atë edhe në mjediset e metropolit amerikan. Pastaj reporteri i CNN-it, amerikano-arbëreshi Andrew Kaszynski në kumtesën e tij do të rrëfejë për « Një histori familjare arbëresho-amerikane. »

Studiuesi i njohur arbëresh, anëtari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, prof. Francesko Altimari do të mbajë në këtë simpozium ligjëratën : « Trashëgimia gjuhësore dhe letrare arbëreshe ».

Albanologu tjetër arbëresh dhe akademiku Matteo Mandala (anëtar i ASH-së) do të flasë në këtë simpozium për « Mërgimi arbëresh në Itali (shek. XIV-XVIII). »

Dhe Nicola Scaldaferri, etnomuzikolog do të mbajë kumtesën « Mbi muzikën e arbëreshëve ».

Në këtë video-konferencë do të luhet edhe një muzikë speciale arbëreshe.

Kjo është hera e dytë në pak kohë që akademikët tanë arbëreshë anëtarë aktivë të Akademisë së Shkencave ndërmarrin nisma shkencore dhe politike për të promovuar Shqipërinë dhe kulturën e arbëreshe në botë.

Para disa kohësh, me nismën e këtyre akademikëve, 500 profesorë studiues e intelektualë italianë i dërguan një letër Kryetares së KE-së, zonjës Von Der Layen në të cilën i kërkonin që KE-ja të pranojë Shqipërinë si kandidate për në BE sepse ky vend, thoshin këta akademikë dhe ata që i mbështetën, veçanërisht kohët e fundit, ka treguar vlera europiane. Ndërsa tani, me nismën e tyre hapësira e përhapjes së kulturës arbëreshe, kjo anë vitale dhe rrënjë e kulturës shqiptare, zgjerohet dhe përmes kësaj video-konference promovohet edhe në New York.

Aktiviteti i Arbëreshve

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit