Ardian Dvorani sërish anëtar dhe kryetar i KED deri në dhjetor 2020, Meta vetëm 5 ditë kohë për ta zgjedhur

TIRANE- Anëtari i Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani, i cili është kthyer ditët e fundit në shënjestër të një sulmi të Presidentit Ilir Meta, do të jetë sërish anëtar dhe kryetar i Këshillit të ri për Emërimet në Drejtësi, deri në fund të vitit 2020. Dvorani, i vetmi anëtar i Gjykatës së Lartë që i ‘mbijetoi’ Vetingut, do të zgjidhet automatikisht anëtar dhe me pas kryetar i KED, për shkak se është i vetmi përfaqësues i Gjykatës së Lartë. Dvorani do të konfirmohet si pjesë e KED-së re, me mandat deri në fund të vitit 2020, brenda datës 10 dhjetor të këtij viti. Pika 3 e nenit 149/d të Kushtetutës së ndryshuar në vitin 2016, parashikon që Presidenti i përzgjedh me short anëtarët e Këshilli të Emërimeve në Drejtësi, midis datave1 dhe 5 dhjetor të çdo viti kalendarik, dy gjyqtarë nga Gjykata Kushtetuese, një gjyqtar nga Gjykata e Lartë, një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, dy gjyqtarë dhe dy prokurorë nga gjykatat e apelit, si dhe një gjyqtar nga gjykatat administrative.

Në rastin konkret, Ardian Dvorani është anëtari i vetëm i Gjykatës së Lartë, ku për rrjedhojë do zgjidhet automatikisht anëtar i KED. Por, pika 4 e këtij neni parashikon gjithashtu se “kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është anëtari i Gjykatës së Lartë”. Ndërkaq, po sipas Kushtetutës, nëse Presidenti i Republikës nuk arrin të zgjedhë anëtarët deri në datën 5 dhjetor, Kryetari i Kuvendit i zgjedh ata me short brenda datës 10 dhjetor të atij viti kalendarik. Pra, nëse Meta refuzon ta ushtrojë këtë funksion, procesi do të kalojë në duart e Kuvendit. Sa i takon kompetencave, kryetari i KED përgatit, thërret dhe drejton mbledhjet e Këshillit, përfaqëson Këshillin në marrëdhëniet me të tretët, harton dhe bën publik raportin vjetor mbi veprimtarinë e Këshillit, siguron dokumentimin e mbledhjes se këshillit dhe mbajtjen e dokumentacionit si dhe nënshkruan aktet e verifikimit të kandidatëve, vlerësimit dhe të renditjes dhe ia përcjell ato organit të emërtesës.

Ndërkaq, më e komplikuar është zgjedhja e dy anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi në radhët e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, për shkak se për një vend vakant në këtë gjykatë, janë emëruar dy anëtare, Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllari. Arta Vorpsi, e renditur e para me pikë nga KED, është zgjedhur automatikisht anëtare e Gjykatës Kushtetuese, pasi Presidenti Meta nuk e ushtroi të drejtën për të emëruar një nga tre kandidatët e renditur në krye të listës. Por, disa ditë pas mbarimit të afatit ligjor, Meta dekretoi si anëtare të Kushtetueses Marsida Xhaferllarin, e renditur e katërta në listën që KED i dërgoi Presidentit. Mazhoranca dhe Kuvendi njohin zonjën Arta Vorpsi si anëtare të ligjshme, ndërsa Presidenti Meta, opozita dhe anëtarja Vitore Tusha njohin Marsida Xhaferllarin si anëtare të ligjshme. Mbetet për t’u parë se cila nga anëtaret do të përfshihet në shortin për t’u bërë anëtare e KED.

Lista me gjyqtarët kandidatë për KED

Kandidatet qe plotesojne kriteret ligjore

 I) Prokuroria e Përgjithshme

1. Arta Marku
2. Adnan Xholi,
3. Adnand Kosova,
4. Alfred Progonati,
5. Alma Muça,
6. Anila Leka,
7. Arben Kraja,
8. Bilbil Mete,
9. Kujtim Luli,
10. Sokol Stojani,
11. Thoma Jano

II) Prokuroritë e Apeleve

1. Dritan Peka,
2. Altin Dumani,
3. Arben Qosja,
4. Edmond Hyka,
5. Fatjona Memcaj,
6. Genti Xholi,
7. Nezir Gjoka,
8. Moisi Duda,
9. Ludovik Dodaj,
10. Altin Binaj,
11. Henrik Haxhiraj,
12. Pelivan Malaj,
13. Kleanthi Zeka,
14. Brahim Dragjoshi,
15. Rozeta Qirjaqi.
16. Gjon Fusha

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gishti: 18/11/2019 21:09

    Dvorani i ka shoket e rralle nje gisht e mban ne ajer kujt tja fusi, tjetrin ke b..a e vet, mos ja fusin te tjeret....

    Përgjigju
  • Koli: 18/11/2019 19:20

    Bravo Rilindja. Ua futi te tereve me ligj. Hahaha me mire ata se ti.

    Përgjigju
  • kujtimi: 18/11/2019 18:40

    LERENI kete dvoranin deri sa te behet 70 vjec ne krye te KED,,,duket qe eshte nje jurist me integritet….

    Përgjigju
  • Arbri: 18/11/2019 17:09

    Magjistrat Dvorani e ka gdhendur me shkronja te arta emrin o Ilir qe kur doli ne pakice me vendimin kunder hajduterise tende

    Përgjigju
  • Ilir Bajga Metao: 18/11/2019 15:37

    O ilir bajga po të shtrëngohet litafi o ilir kok thar ske shanc. By*a jote e gjelbur o hajdut do haesh ti me USA dhe BE o tarallak fshatar ordinef erdhe në politik pa brek në by*th e tani je bër Fareon o iliri zagar.

    Përgjigju
  • Hahaha: 18/11/2019 15:31

    Shah mat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, Zhupa: Milva Ekonomi ka munguar në 2 mbledhje pas akuzave tona për konflikt interesi, e pres si dëshmitare

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, Zhupa: Milva Ekonomi ka munguar në 2 mbledhje pas akuzave tona për konflikt interesi, e pres si dëshmitare