Ardian Hoxha: Jemi mashtruar disa herë për gjetjen e babait! Në këmbim të 30 mijë eurove na sollën eshtrat e një qeni

Djali i Remzi Hoxhës tregoi në Repolitix tentativat që familja e tij ka bërë për të gjetur eshtrat e biznesmenit. Madje ai tregon se janë mashtruar nga shumë persona teksa tregoi se njëherë i kishin premtuar eshtrat e Remziut në këmbim me 30 mijë euro.

Sipas Ardian Hoxhës, ata morën 15 mijë euro në fillim, dhe më pas sollën eshtrat e qenve dhe jo të biznesmenit.

"Ne me vite jemi frikësuar ta mendojmë se babai ynë do të kishte një varr. Duke qenë se kemi humbur të gjitha shpresat, ne me shumë dhimbje duam që të bëjmë një varr dhe nëse vijnë eshtrat ta kenë një vend. Ne si familje, duke qenë se fokusi ishte tek gjetja e eshtrave, nuk na interesonte politika e Shqipërisë. Për ne, gjithë shqiptarët janë vëllezër dhe motra. Ne kemi kërkuar të gjitha mënyrat. Xhaxhai im, i mashtruar nga shumë persona, i kishte thënë që të blinte një furgon. Punësoi dy persona që punonin në ShIK dhe të shkonin tek spitali i të sëmurëve mendorë. Shkoi xhaxhai im, se i thanë që ishte aty. Shkoi tek të gjitha dhomat. Kjo ndodhi në vitet 96'-97'. Një grup tjetër i thotë të blesh makina për detektimin e eshtrave në tokë. Një grup tjetër i thoshte na jep 30 mijë dollarë që të sjellim eshtrat. I marrim eshtrat dhe rezultuan se ato janë të qenëve. U ulën njëherë tjetër në kafe pasi një person i tha se po vjen Remziu. Ka pasur mashtrime nga më të ndryshmet" - tha Hoxha.


Lajmi kryesor:

'Zhdukja e Shekullit'/ Djali i Remzi Hoxhës në 'Repolitix': Berisha urdhëroi rrëmbimin e babait tim! Kishte frikë mos i zbulonte takimin me Millosheviç dhe Arkanin! Edhe sot ka lidhje me serbët


E.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Serbia ndaloi policët e Kosovës, gazetari Isufi: Janë marrë në pyetje nga agjentët serbë! Stërvitja kërcënim

Serbia ndaloi policët e Kosovës, gazetari Isufi: Janë marrë në pyetje nga agjentët serbë! Stërvitja kërcënim