'Arena Kombëtare' hap dyert më 11 qershor, ndeshja e inaugurimit Shqipëri-Moldavi

Stadiumi “Arena Kombëtare” që po ndërtohet në qendër të kryeqytet do të jetë gati për inagurim me datë 11 qershor të 2019. Burime në Federatën Shqiptare të Futbollit I thanë “Report TV” se ndeshja e parë që do të zhvillohet në stadiumin e ri po me datë 11 qershor është Shqipëri-Moldavi, e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2020.

Në qershor të 2016 nisi prishja e “Qemal Stafës”, i cili i la vendin ndërtimit nga e para të stadiumit të ri “Arena Kombëtare”, që sipas përllogaritjeve do të marrë 3 vite kohë për ndërtimin e tij.

Aktualisht, siç është bërë e ditur më herët, Federata Shqiptare e Futbollit është në gjyq me Ministrinë e Financave për çështjen e stadiumit, pasi investimit I mungojnë 2 mln euro. Kjo për shkakun se ministria përkatëse nuk ka rimbursuar pjesën e investimit të FSHF-së.

Ndeshja që Kombëtarja do të luajë më Moldavinë është e katërta për kualifikueset e Europianit. Ndërkohë që më herët, ekzaktësisht me datë 22 mars, kuqezinjtë do të kenë përballjen e parë në shtëpi, që për shkak të punimeve në “Arenën Kombëtare” do ta zhvillojnë në “Loro Boriçi”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tifizat kuq e Zi: 06/02/2019 16:59

    Tifozet moldave jane vetem femra. Mos i ndani ne sektor te vecante

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja