VIDEO/ Ariu i murrmë bie në çarkun e gjuetarëve të paligjshëm në pyjet e Mokrës, shpëtohet pas disa orësh

Një ari i murrmë që jeton në pyjet e Mokrës në Korçë ka rënë në një çark të ngritur nga persona që i gjuajnë këto kafshë të mbrojtura nga shteti.

Ariu është parë nga banorë të zonës, të cilët e kanë dërguar videon pranë ADZM  duke bërë të mundur lirimin e kafshës.

Pas disa orësh administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura në Korçë ka bërë të mundur lirimin e ariut të murrmë që kishte rënë në kurthin e ngritur nga disa gjahtarë të paligjshëm në pyllin e Mokrrës. Në këtë rast mori pjesë edhe një organizatë mjedisore greke dhe ariut i është dhënë ndihma mjekësore. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:36
Prej orësh i bllokuar në kurthin e ngritur nga gjahtarë të paligjshëm, lirohet arriu i murrmë në pyllin e Mokrrës

 

Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura në Korçë ka bërë të mundur lirimin e ariut të murrmë që kishte rënë në kurthin e ngritur nga disa gjahtarë të paligjshëm në pyllin e Mokrrës.

Ariu i murrmë (Ursus arctos) kishte ngecur në kurth prej disa orësh. Për rastin ka bashkëpunuar edhe një organizatë medisore greke dhe më pas ariut i është vendosur një GPS për të monitoruar lëvizjet e tij në ditët në vijim.

SI.E./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 28/12/2023 08:54

    Thoni me mire qe e paskan shpetuar greket!Shqiptaret do mbeten primitive si ne mosberjen e shtetit ashtu edhe ne jeten e perditshme!

    Përgjigju
  • Iris: 28/12/2023 01:58

    Gjahtare maskarenj,shpirtezinj! Duhet pare ne se ka dhe carqe te tjera,se nuk besoj se eshte as i vetmi dhe as hera e pare.Kush e ka ngritur, duhet te jete banor i zones, qe i njeh mire gjurmet e kafsheve dhe shtigjet ku kalojne kafshet rregullisht.Nuk e kuptoj perse paguhen rojet e pyejve kur nuk e bejne detyren?! Ketu u kapen ne cark ariun,diku tjeter peshkohet me dinamit,me tutje u presin drute qe kapen vetem kur jane ngarkuar ne kamion e ne rruge per ne destinacion,diku tjeter bie zjarr ne pyje,apo mbillet canabis dhe keta marrin rroge duke dredhur zinxhiret?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Lamtumirë titull! Liverpool dështon sërish, vetëm barazim në Londër! Broja në stol, në fushë Man. United dhe Cheslea

GOLAT/ Lamtumirë titull! Liverpool dështon sërish, vetëm barazim në Londër! Broja në stol, në fushë Man. United dhe Cheslea