Arjen Robben merr vendimin e papritur, mbyll karrierën pas 19 vitesh si profesionist

Arjen Robben merr vendimin e papritur, mbyll karrierën pas 19 vitesh si profesionist

Arjen Robben i ka dhënë fund me futbollin e luajtur. Sulmuesi holandez ka njoftuar ditën e sotme se do të varë këpucët në gozhdë në moshën 35-vjeçare. Më herët gjatë sezonit që u mbyll Robben dhe Bayern Mynchen kishin lajmëruar për ndërprerjen e bashkpunimit pas 10 sezonesh, por pritej që futbollisti të niste një tjetër aventurë.

Edhe pse në drejtim të holandezit ka patur një lumë ofertash, ndër të cilat edhe nga klube të rëndësishme, Robben ka vendosu të tërhiqet. Për këtë vendim ai është shprehur: “Kam marrë kohë për të menduar lidhur me të ardhmen time. Duke parë rrethanat kam vendosur të mbylll karrierën si futbollist profesionist.”

Robben e nisi karrierën si profesionist në vitin 2000 me skuadrën e Groningen, ndërsa më pas ka luajtur me ekipe si PSV, Chelsea, Real Madrid dhe në fund Bayern Mynchen.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

 Fundjavë me shi e borë, vijon dhe i ftohti! Parashikimi i motit

Fundjavë me shi e borë, vijon dhe i ftohti! Parashikimi i motit