Arkë me peshk për të bërë një punësim në ministri, Apeli konfirmon dënimin me 1 vit e 3 muaj për ish zv. ministren Rovena Voda

Gjykata e Posaçme e Apelit ka konfirmuar sot dënimin me 10 muaj burg për ish-zv. ministren e Brendshme, Rovena Vodën, e cila u vu në pranga pasi mori ryshfet për të punësuar një person në ministri. Voda u dënua me 1 vit e 3 muaj burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ish-zv.ministrja vuajti dënimin me 10 muaj në qeli, i cili u shua që në korrik dhe Voda është e lirë dhe vijonte betejën për drejtësi. Po ashtu edhe dy të pandehurat e tjera, Florida Beu dhe Majlinda Hasanin janë dënuar me nga 10 muaj burg.

Kujtojmë se SPAK kërkoi dënimin me 1 vit e 6muaj burg për ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda dhe  nga 15 muaj për Florida Beun dhe Majlinda Hasanin.

Sipas SPAK, Voda ka kryer veprën penale të ushtrimit të ndikimit për të favorizuar e punësuar në shtet Florida Beun nëpërmjet lidhjeve që kishte me avokaten Majlinda Hasani. Rovena Voda ra në 'rrjetën' e SPAK nga përgjimet që kishin për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi, i cili u arrestua në Kavajë nën akuzën e korrupsionit. Nga hetimet e kryera nga SPAK, nga përgjimet rezultoi se Rovena Voda ka pranuar nga avokatja Florida Beu 2 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme, por që në fund procedura mbeti në mes.

Sipas dosjes hetimore Majlinda Hasani ka luajtur rolin e sekseres për të lidhur Florida Beun me ish-zv.ministren. Marrja e eurove dhe të mira materiale u filmuan, përgjuan dhe fotografuan nga SPAK, duke çuar në pranga Vodën.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit