Arkeologu: Që nga viti 1981 në muze, s’ka lëviz asgjë. Ndërsa te Mozaiku i Tiranës gërmimi duhet bërë i plotë

Një ditë pas Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve, 18 prillit, Muzeu Historik Kombëtar realizoi një diskutim mbi diversitetin kulturor. Drejtori i këtij institucioni Dorian Koçi nisi fjalën e tij me lajmin e mirë për vizitorët, se pesë muaj pas dëmtimit të xhamave të këtij institucioni për shkak të protestave të dhunshme për vrasjen e Klodian Rashës, puna ka marrë udhë për vendosjen e tyre
“Jemi në një ditë të monumenteve, meqenëse edhe mediet janë këtu, doja që të jepja lajmin se tashmë ka nis puna për vendosjen e xhamave në Muzeun Historik Kombëtar, që janë dëmtuar që në 10 dhjetor 2020-s për shkak të protestave, që ne i kemi dënuar si akte që nuk reflektonin kulturën”, shprehet drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Kocci, rrëfen më tej edhe rëndësinë e datës 18 Prill në mbarë botën, sa u përket monumenteve të kulturës.

Ndonëse i ftuar për të diskutuar mbi rëndësinë e diversitetit kulturor në vendin tonë, arkeologu Neritan Ceka ngre shqetësimet e mbartura për këtë institucion që nga viti 1981, duke bërë apel shtetit që t’u lihet hapësira e duhur specialistëve dhe jo patronazhistëve

“Muzeologjia është shkencë, që te ne mungon ende. MHK duhet të jetë qendra e muzeologjisë, MK duhet të marrë këtë vendim. Muzeu është një koleksion i jashtëzakonshëm, nga koka e Deas së Butrinit edhe eksponante të tjerë muzeal janë unik për në çdo muze të botës, por në këtë muze është që nga viti 1981 s’ka lëviz asgjë, dhe pse janë dhënë para. Shiu i artë s’bie kurrë në muze. Propozimi është i thjeshtë këtu duhet të vijnë specialistë shqiptarë, jo patronaxhistë. Shteti paguan dhjetëra specialistë që mund ta bëjnë muzeun dhe një herë, jo me firma edhe me studio private. Në oborrin e muzeut duhet të vendoset një pjesë tjetër e pasurisë arkeologjike, që e kemi në Institutin e Arkeologjisë. Janë mijëra eksponant që presin të vihen në muze. E treta është formimi, shkëputja e brezave. Shqipëria ka krijuar një plejadë të jashtëzakonshme specialistësh, si Emin Riza, Apolon Bacce, Gjerak Karaiskaj etj., Ku janë? Alarmi që duhet të jap unë, është që kemi pasuri që duhet çuar te publiku” thotë arkeologu Neritan Cekaj.

Ndërkohë, nga Ministria e Kulturës pohojnë se “me kërkesën e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Tiranë dhe pas miratimit të projektit të hartuar nga DRTK dhe ASHA nisën sondazhet arkeologjike në dy trase përreth zonës së Mozaikut, në anën perëndimore të tij. E ku si rezultat i gërmimeve kanë dalë në dritë vazhdimi i mureve të ambienteve ndihmëse të vilës romake (fundi i shek. III- fillimi i shek. IV), që përdoreshin për ferementimin e verës, e bashkë me të edhe një kanal i largimit të ujërave. Të tjera sondazhe pritet të kryhen në anën jugore”.

Ceka shprehet se duhet bërë gërmime të plota te Mozaiku, sepse nëntoka e Tiranës ka potencial të madh arkeologjik

“Së pari, për këtë duhet të falënderoj ‘kazanin’, që bëri diçka të dobishme në shpëtimin e kësaj pasurie. Së dyti, në këtë rast s’është MK që duhet pyetur, patronazhistja kryesore ministrja e Kulturës, por Instituti i Arkeologjisë që duhet të thoshte se aty është një vilë romake e shek. të III-IV e erës sonë, e gërmuar nga Aleksandër Meksi dhe Skënder Muçaj. Shatërvan pa mbaruar gërmimi s’mund të ketë. Tani ka nis puna së mbari, sondazhet do të provojnë se puna vazhdon. Duhet bërë gërmimi i plotë i monumentit”, shprehet Ceka.

Sipas Ministrisë së Kulturës, pas hartimit të raportit të rezultateve të dala nga sondazhet, rasti do të shqyrtohet nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale, për të vendosur nëse do të kryhen apo jo gërmime të mëtejshme.

Pjesa ballore e Muzeut Historik 

Pamje nga punimet prane Mozaikut 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman