Arkiva e AIDSSH në 105 vjetorin e lindjes: Dënimi dhe survejimi i gjeneralit Rrahman Parllaku

Arkiva e AIDSSH në 105 vjetorin e lindjes: Dënimi dhe survejimi i gjeneralit Rrahman Parllaku

Sot në 105 vjetorin e lindjes të Rrahman Përllaku, ish- gjeneral, partizan në luftën antifashiste, hero dhe komandant, por edhe i dënuar në komunizëm, arkivi AIDSSH kujton përmes 9277 faqe dokumenteve disa fakte mbi dënimin dhe survejimin e tij,

Sipas biografisë së përgatitur nga Ish-Sigurimi i Shtetit shtetasi Rahman Parllaku, i datëlindjes 1918, lindur në fshatin Novosej të Kukësit, familja e tij ka qenë e internuar në rrethin e Durrësit, rrjedh nga një shtresë e varfër fshatare, i përjashtuar nga partia dhe i dënuar me 25 vjet heqje lirie “...për organizim k/revolucionar dhe veprimtari komplotuese antiparti”, me arsim të lartë ushtarak.

Me datë 14.12.1974 si ushtarak i lartë është marrë në përpunim aktiv 2A “për veprimtari komplotuese” nga Dega e Sigurimit të Ushtrisë. Nga përpunimi i tij del se : “ ..objekti gjatë kohës, nën drejtimin e armikut Beqir Balluku dhe në bashkëpunim me persona të tjerë, ka zhvilluar veprimtari armiqësore kundër vijës politike të partisë në ushtri. Ka marrë pjesë aktive në përpunimin e materialit armiqësor me tezat e Këshillit të Mbrojtjes. Me funksionimin që kishte në ushtri është përpjekur të shpërndajë këtë material dhe ta aprovonin.” Gjatë kohës që vuan dënimin në repartin 321 Burrel, “qëndrimi i tij nuk ka qenë i mirë, ka zhvilluar aktivitet armiqësor më formën e agjitacionit e propagandës, duke ju kundërvënë vijës politike të partisë”.

Në dosjen formulare nr. 3210, e përbërë me 372 faqe, dokumentet janë ndërtuar mbi bazën e përgjimit të shtetasit të survejuar Rrahman Parllaku, në ambientet e burgut të Burrelit, të kryera me e T.O.. Pra është vepruar ndryshe me shtetas të tjerë të cilët në të shumtën e rasteve ndiqen para arrestimit të tyre. Gjithashtu është evidentuar se shtetasi Rahman Parllaku është përgjuar si i dënuar së bashku me shtetas të tjerë të burgosur si “Kiço Ngjela, Lipe Nashi etj”, në burgun e Burrelit.

Përgjimin me T.O. vijon mes “të dënuarve antiparti si Gjergj Titani, Bardhyl Belishova, Maqo Çomo, Fadil Paçrami, Rahman Parllaku, Kiço Ngjela etj.”. më së shumti janë përgjuar bisedat e zhvilluara nga “të dënuarit antiparti Kiço Ngjela, Rahman Parllaku, Spartak Ngjela”.

Arkivi mes dokumente ka evidentuar dhe Dosja Hetimore – Gjyqësore Nr. 12739, e cila është e përbërë gjithsej me 9277 faqe të skanuara dhe në trajtë digjitale. Kjo dosje përmban dokumente rreth zhvillimit të gjyqit ndaj shtetasit Rahman Parllaku etj. ku ai u dënua me 16 vjet e tri muaj i vuajti në burg (nga dhjetori i vitit 1974 deri më 17 mars të vitit 1991.

Rrahman Përllaku nga viti 1943 e deri në vitin 1973 ai mbajti detyra të larta në forcat ushtarake gjatë luftës Nacional-Çlirimtare dhe më pas luftës detyrën e zëvendësministrit për Përgatitjen Luftarake të Ushtrisë. Gëzonte titullin “Hero i Popullit” , dekoruar me 9 urdhra e tri medalje të luftës dhe 3 urdhra të shërbimit ushtarak. Parllaku ishte edhe deputet i Kukësit në Kuvendin Popullor për 7 legjislatura rresht, që nga viti 1945 deri në vitin 1973.

Gjykata e Kasacionit vendosi, më 20 korrik të vitit 1994, prishjen e vendimit të 5 nëntorit të vitit 1975 të Gjykatës Ushtarake, që i cilësoi fajtorë ushtarakët e lartë, dhe pushimin e akuzave./Marrë nga AIDSSH 

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Kolegët e SPAK', gazetari Bregu: Veliaj nuk sulmoi drejtësinë, ka ndikim të madh te ambasadorët

'Kolegët e SPAK', gazetari Bregu: Veliaj nuk sulmoi drejtësinë, ka ndikim të madh te ambasadorët