Arkivat, si manipuloi diktatori
shifrat e dëshmorëve të luftës

Arkivat, si manipuloi diktatori<br />shifrat e dëshmorëve të luftës
TIRANE - Debati i një dite më parë në “Shqiptarja.com” me historianët, veteranët dhe gazetarët se “Cila është shifra e saktë e dëshmorëve të rënë për atdhe?!” na çoi në kërkimin dhe gjetjen e burimeve në vitet e para të çlirimit të vendit nga nazifashistët.

A është e vërtetë që numri i dëshmorëve, 28 mijë, ishte në korrespodencë me çdo metër katror të Shqipërisë, siç deklarohej nga Enver Hoxha. Në ato vite kanë zënë rrënjë të gjitha përpjekjet djallëzore dhe kriminale të Enver Hoxhës për fabrikimin e Historinë së Shqipërisë. Pse nuk shkruhet numri i saktë i të rënëve për atdhe dhe kujt i intereson të injorojë arkivat. Duket se edhe pas rënies së komunizmit ka përpjekje për rishkrimin e një tjetër historie të falsifikuar edhe nga kryeministri më jetëgjatë që erdhi në pushtet pas rënies së komunizmit, zoti Sali Berisha. Opinionet dhe debatet e kohëve të fundit rreken të ndalojnë një falsifikim të dytë të historisë së Shqipërisë, kur preket aq shumë thelbi i saj, lufta për liri. Madje edhe anëtarët e shoqatës së veteranëve të Luftës Nacionalçlirimtare sot e dinë shumë mirë pse i ka shtuar shifrat fiktive Enver Hoxha.

Në biseda dhe takime me studiues dhe historianë të njohur, duke kërkuar gjurmët e “28 mijë dëshmorëve” zbuluam nëpërmjet fakteve dhe arkivave sesi Enver Hoxha I ndryshonte çdo dy vjet ligjet për shpalljen e dëshmorëve. Këto dokumente zbulojnë sesi ai mohoi sakrificat e popullit shqiptar në luftë, që nis me heqjen e pensioneve dedikuar familjeve së dëshmorëve, të cilat në vitin 1946 arrinin deri në 700 franga shqiptare. Si i kaloi gradualisht meritat e çlirimit të Shqipërisë mbi veten e tij e shokët e Byrosë Politike, po ashtu kaloi dhe privilegjet.

Abuzimet e Enver Hoxhës me ata që vërtetë derdhën gjakun, janë mbuluar me një vel misteri, jo pa qëllim. Ka pyetur kush vallë, si u zhdukën gjurmët e ditarëve historikë të 25 brigadave dy vjet pas Çlirimit. Çfarë duhet të kishin ato ditare dhe pse nuk janë të gjitha në Arkivën e Shtetit. Çfarë zbulojnë këto arkivat nëse kërkon sot për dëshmorët, ku ranë, si u vranë dhe kush i vrau.

Po të mendosh se mes këtyre dëshmorëve të shpallur, ka edhe nga ata që i vrau vetë Enver Hoxha si Qemal Stafën dhe Vojo Kushin, do të ketë gjithmonë një keqkuptim të madh se cilët janë dëshmorët e atdheut dhe cilët kriminelët e tij. Sot të gjithë janë të interesuar të dinë: “Sa dëshmorë ka në të vërtetë Shqipëria?!” ja se ç’thonë dokumentet, arkivat dhe enciklopeditë nga viti 1944 e më pas. Sa dëshmorë duhet të jenë?! Ne shqiptarët në çdo pesë maj dhe në çdo përvjetor të Pavarësisë a jemi duke nderuar dëshmorët e vërtetë...!

ARKIVAT
Numri i dëshmorëve i dhënë me vendimin e Komisionit Ndërqeveritar në vitin 1946 është 1141 dëshmorë. Duke parë fjalorët enciklopedikët të viteve 1985 dhe 2009,ata saktësojnë respektivisht 2191 dhe 2397 dëshmorë. Në çdo pesë maj dhe në 28-29 nëntor edhe sot nderohen dëshmorët e Luftës Nacionalçlirimtare, ku një pjesë u është mohuar sakrifica dhe nuk janë në vendin e merituar dhe rituali vijon si në vitet komunizmit duke imagjinuar se janë 28 mijë të rënë dhe këta të gjithë të supozuar nga radhët e ushtrisë partizane.

SI U ZHDUKËN DITARËT
Ligji për dëshmorët 1945: Në muajin tetor-nëntor 1944, nga Shtabi Qendror jepeshin porosi të shkruheshin ditarët historike të brigadave partizane, duke theksuar edhe listimin e dëshmorëve të luftës për 25 brigadat partizane. Nga tabela e përgatitur prej fakteve që gjenden në Arkivën Qendrore të Shtetit, del se nga 25 brigada partizane vetëm dy prej tyre bëjnë listime të sakta për dëshmorët. Janë dy të tjera me dëshmorë të paidentifikuar me emra, ndërsa nga historikët e 20 brigadave arkivat s’kanë vjelë asnjë informacion me dëshmorët përkatës, dhe për to ka një justifikim se me mbarimin e luftës nuk diheshin dëshmorët e rënë. Puna e parë dhe e vetme serioze për dëshmorët e luftës bëhej në zbatim të ligjit nr 109, date 28 .8. 1945. Neni 2. a-Konsiderohen dëshmorë të luftës Nacionalçlirimtare të gjithë elementet e lëvizjes NCL deri në 9 maj 1945 që dhanë jetën brenda ose jashtë Shqipërisë, në luftë kundër okupatorit në radhët e ushtrisë NaCl. b-Për sëmundjet e ndryshme të marra gjatë kohës që kanë qenë në radhët e ushtrisë Nacl. Gjatë veprimtarisë të tyre çlirimtare në prapavijat e armikut direkt në luftë me atë ose gjatë torturave dhe internimeve brenda ose jashtë vendit.” Pra neni 2 u jepet statusin e dëshmorëve edhe të vdekurve nga plagët ose sëmundjeve të ndryshme të marra gjatë kohës që ishin në radhët e ushtrisë partizane, por që korrigjohet me një ligj të veçantë në 1948.

Sanxhaku: Fshatit tim
i shtohen 20 dëshmorë

Hekuran Sanxhaku është i biri i partizanit Mino Sanxhaku nga fshati Vlush i Skraparit. Duke ndjekur debatin sesa dëshmorë ka Shqipëria, ai përpiqet të na tregojë disa fakte sesi janë regjistruar dëshmorët në vite dhe pse nuk dihet ende numri i tyre i saktë i tyre. Batuta mw e bukur e tij në këtë intervistë është kur ai thotë se “Me Muzeun Kombëtar është bërë si me pikturat e Mios”...

Zoti Hekuran, e di ti sa dëshmorë ka Shqipëria?
Inventarin e saktë, këtë punë e bëri ajo qeveri që shkoi. Ajo kishte inventar për çdo rreth të Republikës dhe listën për dëshmorët më të mirë që ishin më të dalluar të cilët u quajtën heronj dhe të tjerë dëshmorë që i sollën në varrezat e kombit në Tiranë. Tani që ta marrësh vesh hollë ti hollë, pse thamë 28 mijë dëshmorë. Enver Hoxha në konferencën e Paqes në Paris deklaroi dhe tha: “Shqipëria është 28 mijë kilometra katrore, edhe në çdo kilometër nw Shqipëri tha ka rënë një dëshmor”. Mbase ka pasur parasysh Enver Hoxha, jo vetëm armiqtë që u vranë direkt me ballistët e me italianët dhe gjermanët, por ndoshta pati parasysh të gjithë të tjerët, edhe ata ballistë që janw vrarë, shqiptarë ishin. Kështu që ky llafi i Enver Hoxhës u vu si në themel. Tani a janë 28 mijë, a janë 24, a janë 36 mbeti në inventarët që kanë udhëheqësit. Pot të kërkohet në komitetet e veteranëve në të gjithë rrethet e Shqipërisë, kanë inventarë të sakta për dëshmorët. Unë nuk e di saktë sa janë, mund të jenë më pak, por sidoqoftë janë ata që kanë rënë për çlirimin e Shqipërisë.

Po tani që numri do të shtohet, jeni të hapur që të përfshihen nacionalistë e vrarë gjatë luftës e pilotë britanikë e të tjerë?
Po, po, nëse kanë rënë për Çlirimin e Shqipërisë nga Fashizmi e meritojnë të jenë dëshmorë. Edhe pilotët britanikë le të jenë. P.sh. një batalion me ushtarë italianë ka luftuar me partizanët, batalioni Antonio Gramshi. Është inkuadruar në brigadën e parë të Mehmet Shehut. Ata që janë vrarë janë shënuar. Mbaj mend që në fshatin tim është krijuar Brigada VII. Aty wshtw ngritur lapidari me pllakën e mermerit. Atje janë shkruar të gjithë emrat e dëshmorëve, por janë shkruar edhe emrat e italianëve.

Sa dëshmorë janë shkruar në atë pllakat?
Katër e pesë, nuk e mbaj mend. Mbase edhe shtatë. Kamë qenë fëmijë në atë kohë.

E di ti pse në arkiva gjejmë disa brigada me mbi 50% të rënë për atdhe?
Nëse kërkohet t’i futesh kësaj pune dihet se në Shqipëri u krijuan 25-26 brigada partizane. Një pjesë e këtyre brigadave ka bërë historikët dhe kanë vënë dhe listat e dëshmorëve që janë vrarë. Por pastaj edhe më vonë janë bërë dëshmorë ata që kanë qenë si pilotë në krye të detyrës, policë, oficerë,ata që janë ndeshur me diversantët. Po shtohen dhe këta që bënë tani qeveria dëshmorë. Po ki një gjë parasysh regjistrimi i popullatës në 1938 ka qenë 850 mijë banorë, jo një milionë. Nga viti ‘38 në kohën e zogut aq ishin.

Mbase kaq kanë qenë të regjistruar?
-Jo moj, aq ishte Shqipëria. Aq banorë kishte. Pastaj u shtua. Mbaroi lufta, u rregullua mirëqenia, lindjet e shumta. U shumëfishua arriti katër milionë e gjysmë në kohën e EnveritPas viteve ‘50 Shqipëria arriti në 1 milionë e 200 mijë se edhe u shuan ca në luftë.

Mendoni se duhet bërë një lloj filtrimi në statusin e dëshmorit, kush ra për atdheun dhe kujt i erdhi vdekja në oborrin e shtëpisë?
Dëgjo tani. Dëshmorë janë bërë të gjithë ata që janë vrarë nga armiqtë, përfshihet edhe popullsia. Në fshatin tim brenda një dite janë vrarë 23 veta. I ka vrarë gjermani. Por që të bëheshe dëshmor në kohën e Enverit duhet të shkoje në vrimën e gjilpërës, jo siç bëhet tani. Vritet polici, dakord ai është në krye të detyrës, por a u vra se bëri detyrën, apo se s’dinte sesi të bënte detyrën, hajde gjeje tani. Duhet kujdes në vlerësimin e tyre.

Po ata 23 vetat që vrau gjermani në fshatin tënd, sikur nuk qenë tek pllakati ku më thatë se qenë a s’qenë 7 dëshmorë?
Atëherë më vështirësi bëhej shpallja dëshmor. Kështu ndodhi edhe tek ne. Por ata 23 vetë gjermani i mblodhi në fshatin tonë, i futi në një dhomë dhe të nesërmen i pushkatoi një nga një. Bam e bam, e bam... Me vështirësi, më mbrapa u bënë dëshmorë. Tani fshati ynë ka edhe 20 dëshmorë të tjerë. Tre veta nuk u bënë, se nuk u bë edhe kërkesa nga familjet, sepse ishin jabanxhinj në atë fshat. Dëshmorë do të bëheshe patjetër me vendim të Komiteti Ekzekutiv të rrethit.

Paguheshin familjet e dëshmorëve me ndonjë pension?
Jo nuk paguheshin. Në sistemin e demokracisë vunë një shpërblim. Vazhdoi nja dy a tre vjet kjo punë dhe i hoqi Sali Berisha fare.


Murat Basha: Vendi
i Ahmet Zogut në histori

Kohët e fundit, si vazhdimësi e atavizmave të trashëguara nga paraardhësit e tyre biologjik dhe ideologjik, disa “historianë” që janë pjesë e së majtës ideologjike dhe politike, kanë rinisur një fushatë të shfrenuar shpifjesh dhe denigrimi kundër figurave madhore të së djathtës historike shqiptare dhe veçanërisht ndaj Mbretit Zog I. Kështu deklaroi për mediat zëvendëskryetari I PLL-së Murat Basha. Ai ka replikuar me disa prej tyre, duke argumentuar se “Mbreti Zog I nuk e pranoi ultimatumin e Italisë, ndonëse ai ultimatum i garantonte atij gjithçka, përfshi edhe Fronin. Përkundrazi, ai, me refuzimin e atij ultimatumi, de facto i shpalli luftë Italisë. Largimi i tij dhe i qeverisë në emigracion, u bë me vendim të Parlamentit Shqiptar dhe kishte për qëllim ruajtjen e vazhdimësinë juridike të shtetit shqiptar, por edhe përpjekjet diplomatike në interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve pranë kancelarive të fuqive të mëdha. Nëse Mbreti Zog I do të kishte qëndruar në Shqipëri, ushtria serbe do të futej 25 km në brendësi të territorit shqiptar, gjoja në mbrojtje te interesave të veta. Rezistenca ushtarake e 7 Prillit është vepër e ushtarakëve dhe qytetarëve shqiptarë nën drejtim e major Abaz Kupit. Dëshmori Mujo Ulqinaku ka qenë pjesëtar i forcave ushtarake me gradën kapter dhe luftoi nën komandën e Abaz Kupit.
Avni Rustemi është vrarë nga Isuf Reçi, mullixhiu i sarajeve të Esat Pashë Toptanit. Vrasja e tij është një gjakmarrje e pastër, shtyrë dhe paguar nga byrazeri i Esat Pashës, Osman Bali, antizogist i njohur... Luigj Gurakuqi mbas grushtit të shtetit të vitit 1924 u strehua në Itali tek kushëriri i tij Baltion Stamolla, i cili është dhe autori i vrasjes së tij për çështje nderi... Bajram Curri, pas grushtit të shtetit të vitit 1924 nuk u largua nga Shqipëria dhe përmes Abaz Kupit, mori garanci nga Ahmet Zogu, se nuk do të kishte asnjë pasojë për shkak të veprimtarisë së tij”- tha Basha

(r.d./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Kronika e përgjakur e 7 Prillit!' Sonte ora 22:00 në 'Crime Story' në Report Tv

'Kronika e përgjakur e 7 Prillit!' Sonte ora 22:00 në 'Crime Story' në Report Tv