Arkivi i Filmit shpluhuros tre dokumentarë të regjisores Adriana Elinit (VIDEO)

Shqipëria, që sot nuk ekziston më si dikur, vjen nëpërmjet jetës së punëtorëve dhe fëmijëve të viteve ’80 në tre filma dokumentarë të regjisores Adriana Elini  (1937-1994) që u prezantuan në sallën e Arkivit Qendror të Filmit. Drejtoresha e këtij institucioni, Iris Elezi, e cilëson këtë iniciativë një mënyrë për të nderuar regjisoren, që prej 25 vitesh nuk është më midis nesh, por  edhe për të parë kontributin e saj të gjatë viteve të realizmit socialist në kinematografi. Ndërsa, kineastë, familjar edhe  miq, janë bërë bashkë për të kujtuar Elinin.

 “Shtëpitë malore të pushimit” (1976) është një vështrim i gjallë i pushimeve të kaluara mes bukurisë natyrore të fshatit.

 “Çdo vijë, një vizatim” sjellë fëmijët duke pikturuar (1934)  edhe Fanfara e të vegjëlve (1985) e udhëhequr nga mësuesi i tyre, dëshmojnë sesi fëmijët mësojnë të luajnë në veglën e tunxhit.

Regjisorja Adriana Elini përpos ndikimit të propagandës së kohës, që ndihet edhe në krijimtarinë e saj artistike, ka realizuar rreth 40 filma dokumentarë në ish- “Kinostudion “Shqipëria e re”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nga mbërritja e Metës me dy gishta, te ‘selfie’ e përzemërta mes Elona Gurit dhe Kryemadhit

Nga mbërritja e Metës me dy gishta, te ‘selfie’ e përzemërta mes Elona Gurit dhe Kryemadhit