Armand Dervishi prezanton kandidaturën për primaret Durrës: Premtoj se do punoj me ekspertë për t'i kthyer qytetit shkëlqimin që meriton

Armand Dervishi ka prezantuar kandidaturën për të garuar në Primare për Bashkinë e Durrësit. Në fjalën e tij shprehet se mori këtë vendim për shkak të gjendjes në të cilën ndodhet qyteti bregdetar që e cilëson të mjerueshme. Për portin e Durrësit që e konsideron si të vetmen mënyrë për të siguruar ekonominë dhe punësimin, thotë se po u zhvatet qytetarëve nga duart në mënyrë spektakolare, pa garë dhe me zero transparencë.

Dervishi përmend si më problematiket papunësinë, përmbytjen, zhvatjet e hapësirave publike, infrastrukturën e degraduar, parkingjet e munguara, një turizëm në nivelet më të ulta në historinë e qytetit, gjendje ekonomike e mjeruar.

“Studentë që detyrohen të lënë studimet nga gjendja ekonomike e mjerueshme pa asnjë mbështetje nga Bashkia. Studentë që kanë mbaruar studimet, por nuk u ofrohet punë dhe asnjë llojë shprese për të ardhmen. Çfarë mund të bëjnë tjetër këta durrsakë dhe shqiptarë veçse të detyrohen te marrin rrugët e emigrimit, deri aty sa rrezikojnë edhe jetën për t’u larguar nga atdheu i tyre.

Shpesh pyes veten: pse duhet këta të rinj të ndjehen kaq të dëshpëruar dhe ta braktisin vendin e tyre duke shpopulluar këtë qytet 3 mijë vjeçar. Durrësi, ky qytet historik dhe me potencial ekonomik të lartë, i një rëndësie strategjke ekonomike të veçantë, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë rajonin, duhet të jetë motorri ekonomik dhe i zhvillimit i të gjithë vendit. Unë si i ri dhe djalë i këtij qyteti, ju premtoj sot që do të punoj me ekspertët e fushave të ndryshme, vendas dhe të huaj, dhe do të bej çdo gjë që qytetit të Durresit t’i kthehet shkëlqimi dhe zhvillimi që meriton.”, tha Dervishi.

Dervishi shton se do të jetë administrator i përgjegjshëm dhe i bën thirrje durrsakëve që të votojnë për kandidatin që reflekton shpresë dhe tek i cili ata besojnë. Armand Dervishi, i cili ka studiuar në Londër për Financë-Bankë dhe Kontabilitet do të garojë përballë Igli Carës në Primaret Durrës.

A.M./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Aksident te rethrrotullimi i Kolonjës, makina çan barrierat e rrugës dhe fluturon në kanal

Aksident te rethrrotullimi i Kolonjës, makina çan barrierat e rrugës dhe fluturon në kanal