Armand Duka i tmerruar nga humbja në Tiranë, ul numrin e delegatëve të Kryeqytetit në Asamblenë e FSHF

Ndonëse ka njëzet vite në krye të futbollit shqiptar, pesë mandate të fituara dhe kandidat për të gjashtin, Armand Duka, ndryshon rregullat e lojës për të ruajtur “mbretërimin” e tij në FSHF. Hijet e skandalit me abuzimet e fondeve të dhëna nga UEFA dhe FIFA, e kanë vënë në pozitë mjaft të vështirë, sidomos në Tiranë.

Përballë frikës së humbjes në kryeqytet, Duka ka marrë menjëherë masa duke ulur numrin e delegatëve për Tiranën. Kështu nga 8 delegatë që ka pasur më parë Tirana, Duka ka vendosur që kryeqyteti që ka dhe numrin më të madh të ekipeve sportive të ketë vetëm 6 delegatë.

Për të zbehur edhe më shumë peshën e ekipeve serioze dhe votës së delegatëve të Tiranës ku dhe ndikimi i tij është më i vogël, paralelisht Duka ka rritur peshën e ekipeve më të vogla që blihen mjaft kollaj prej tij.

Më 18 dhjetor të vitit 2020, në Asamblenë e Përgjithshme, të Jashtëzakonshme, të zhvilluar online prej pandemisë, me 56 vota pro dhe një abstenim FSHF ndryshoi statutin. Në mënyrë arbitrare dhe të paqartë skuadrat amatore pranuan dhe miratuan me votë propozimin e Federatës së Futbollit, që ato të mos kishin më të drejtë vote në Asambletë e radhës.

Parimi “Një anëtar, një votë” u hoq.  Si rezultat i këtij ndryshimi shoqatave rajonale, të cilat varen drejtpërdrejt nga Federata, iu deleguan votat e shumë klubeve, një “hile” kjo që po betonizon pozitat dominuese të Armand Dukës në krye të Federatës së Futbollit shqiptar.

Gjithçka ndodhi bazuar në nenin 28, paragrafi 2 (b), një tjetër lëvizje për të “blerë” votën e lirë, duke qenë se shoqatat rajonale janë krijuar dhe mbahen gjallë me pagesat e drejtpërdrejta që jepen nga FSHF.

Në këtë nen saktësohet se “numri i delegatëve, që do të përfaqësojnë futbollin amator në Asamble, do të jetë i barabartë me numrin e delegatëve të futbollit profesionist”.

Duke qenë se Kategoria Superiore, me 10 ekipe dhe Kategoria e Parë, me 16 krijonin një total prej 26 delegatësh, edhe Shoqatat Rajonale kaluan nga 8 në 26 vota.

Ndryshimi i balancave të votave nga Asambleja Zgjedhore e vitit 2018 në Asamblenë e fundit është i dukshëm. Nëpërmjet dokumentacionit zyrtar të regjistrimit të shoqatave në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë, kuptohet që vota e ndikuar nga politika e “klubeve të vogla” është shndërruar në votë të ndikuar nga vetë Federata.

Dokumentet vërtetojnë se, disa trajnerë të Kombëtareve të Moshave apo futbollit të femrave figurojnë të angazhuar direkt dhe paguhen nga FSHF si pjesë e strukturës së tyre. E njëjta gjë ndodh edhe me zyrtarë të tjerë, që janë të punësuar apo kanë lidhje të ngushta në Federatën e Futbollit.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 23/01/2022 14:23

    O shtet. Zhdukeni kete fare te keqe qe nuk shkulet. Eshte hajdut

    Përgjigju
  • Neutral: 22/01/2022 21:12

    Duka ka 20 vjet dhe gjendja e kampionatit eshte njesoj (shitblerje ndeshjesh, fusha patatesh, asnje investim per moshat). Per ju qe e doni, okay, eshte i ndershem, ppr te pakten pranojeni qe eshte i paafte se ka 20 vjet aty

    Përgjigju
  • Durres: 22/01/2022 19:53

    O sufllaqexhinjte e lali erit i honkshit mutin Armand Dukes dhe meqe doni te hiqni kete te vejm Kastro Zizon president se e njef nusja lalit.si mendoni ?

    Përgjigju
  • Tani: 22/01/2022 14:40

    O EDI RAMA PO CENTER MBAN AKOMA KETE SHKERDHATE NE FEDERATED E FUTBOLLIT,,,,HIQET SE NUK KA BERE NJE FUSHE APO AMBIENT SPORTIV...PISA NJERI DUKA.....

    Përgjigju
  • vili: 22/01/2022 13:57

    Nqse nuk hiqet Duka i droges kurr nuk do te kemi futboll, ky ka krijuar nje bande ne fshf...

    Përgjigju
  • Tosi: 22/01/2022 13:56

    A thua do kishte qene problem zgjedhja ne organet e Federates nese Olsi dhe Qerosi i Partizanit nuk do qene nyth e brek me Ramen dhe Veliajn! Jemi bere me keq se Rusia ca kohe me pare. Ku mafiozet dhe kriminelet edhe klube sportive donin por edhe karrige ne parlament. Ne Shqiperi i ofron te trija qe kur erdhen keto syresh hajnia.

    Përgjigju
    • Lala: 23/01/2022 10:54

      Me sa di un rama ska gjo ne dor per partizonin ase me mir ska bo gjo.kurse lali fisreqi u boni stadiumin ene ja fali tir()nes .u prishi kompleksin sportiv dinamos.jep lek per tir()nen .duka u pagu borxhet kur u myllet merkato nga fifa.etj etj po ketu po flasim per duken qe bo zyra fshf 30 milion Euro e ne nje koh qe bohen 3 staduume minimumi me ato lek.nese ed rama esht bo pasha me 3 mandate e imagjinon duka ca esht me 5 mandate

  • Activator: 22/01/2022 12:20

    Eshte e pabesueshme sesi nje person kaq I perfolur per korrupsion nuk eshte bere kurre objet hetimi. Askush nuk e do, dhe ja ku eshte sulltan prej 20 vjetesh.Kur do shporret ky njeri? Uroj qe Rama te bej dicka, do fitonte shume pike.

    Përgjigju
    • Riku: 22/01/2022 14:51

      Hahaha Rama jot ka me shume vite dhe me shume pushtet keshtu qe ti I bie te jesh thjesht nje rrum partie qe jo I sinqerte ne gjoja hallin tend per futbollin l... na shpifet shqiperine 1mil analfabete jo shpullaxhi

  • Ujku: 22/01/2022 12:09

    O ari os u bej merak se tek 313 e ka vendin shkaterrimtari i futbollit shqiptar.

    Përgjigju
  • ariu: 22/01/2022 11:06

    mos u ngopt rrobqiri ka nje jete qe grabit FSHF.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Meta sulmon sërish Altin Dumanin: Nuk i druhem një prokurori që s’di të thotë dy fjalë

Meta sulmon sërish Altin Dumanin: Nuk i druhem një prokurori që s’di të thotë dy fjalë