Armando Broja kërkohet në Bundesligë, bashkohet me trajnerin që i besoi tre vite më parë

Armando Broja kërkohet në Bundesligë, bashkohet me trajnerin që i besoi tre vite më parë

Armando Broja dhe Ralph Hasenhuttl

Armando Broja është dëshirë e Wolfsburgut në Bundesligën gjermane të futbollit. "Kicker" bën me dije se sulmuesi shqiptar mund të bashkohet me "Ujqërit", pasi trajner i Wolfsburg është një emër i njohur për të, Ralph Hasenhuttl.

Ish-trajneri i Southampton është i njohur me Brojën, pasi të dy kanë qenë pjesë e "Shenjtorëve". Tre sezone më parë Broja luante në huazim nga Chelsea, teksa asokohe shënonte nëntë gola në 38 ndeshje gjatë Premier League.

Tanimë rrugët mund të bashkohen dhe në Gjermani janë të bindur se Hasenhuttl e ka kontaktuar sërish Brojën për ta pasur në ekip, këtë herë në Bundesligë me Wolfsburg.

Milan, Dortmund, Monaco dhe shumë emra big në Evropë janë pas Brojës, me Chelsea që nuk e lëshon pa 20 milionë euro sulmuesin shqiptar.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Sistemimi i plazhit publik të Vlorës, Rama publikon pamjet: Hapësirë e lirë dhe çadrat falas për ata që duan të shijojnë bregdetin

Sistemimi i plazhit publik të Vlorës, Rama publikon pamjet: Hapësirë e lirë dhe çadrat falas për ata që duan të shijojnë bregdetin