Armando Broja lë pas dëmtimin, trajneri i Chelsea e grumbullon për fazën përgatitore

Armando Broja lë pas dëmtimin, trajneri i Chelsea e grumbullon për fazën përgatitore

Armando Broja

Chelsea ka nisur nga puna për vijimin e sezonit dhe mes emrave në listën e përgatitjeve është edhe ai i Armando Brojës. Me ndërprejen e kampionateve për shkak të Botërorit, edhe lojtarët janë jo në formën e duhur për shkak të pushimeve dhe stërvitjes jo me grup të plotë. Chelsea në Angli ka nisur nga puna, teksa trajneri Graham Potter ka publikuar listën e lojtarëve që do jenë në Abu Dabi.

Londinezët kanë zgjedhur të stërvite në klimë të ngrohtë, me Armando Brojën që ka lënë pas dëmtimin. Sulmuesi i Bluve u dëmtua në miqësoren që Shqipëria luajti me Italinë, me 21 vjeçarin që luajti vetëm pjesën e parë. Afro tre javë nga ndeshja e tij e fundit, Broja është rikuperuar duke u bashkuar me Chelsea në fazën përgatitore. Premier League do rikthehet në garë në 26 dhjetor.

Armando Broja i dëmtuar në Shqipëri - Itali

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Ish-punonjësit e Kombinatit të Poliçanit do marrin pagat e prapambetura brenda vitit, 83 mln lekë efekti financiar! Pr/ligji në Kuvend

Ish-punonjësit e Kombinatit të Poliçanit do marrin pagat e prapambetura brenda vitit, 83 mln lekë efekti financiar! Pr/ligji në Kuvend