Armë dhe kultivim kanabis, policia e Durrësit arreston 4 persona, në pranga edhe 2 të tjerë të shpallur në kërkim

Armë dhe kultivim kanabis, policia e Durrësit arreston 4 persona, në pranga edhe 2 të tjerë të shpallur në kërkim

Armë zjarri dhe kanabis

Në kuadër të kapjes dhe “goditjes” së paligjshmërisë në vend, policia e Durrësit ka arrestuar 4 persona për vepra të ndryshme penale.

Policia e Krujës, gjatë një kontrolli në banesën e 47-vjeçarin, Mikel Doda ka gjetur 2 armë zjarri dhe 16 fishekë, ndërsa në oborr iu gjetën fidanë kanabis, si pasojë ai është arrestuar.

Në banesë me Mikel Dodën, ndodhej edhe 48-vjeçari, Mirosh Nikolla, i cili u arrestua për moskallëzim krimi.

Policia ka arrestuar edhe Ali Kurti, pas gjatë një kontrolli në oborrin e banesës iu gjetën bimë të kultivuara kanabis.

Pas një kontrolli në automjet tip "Renault", policia e Krujës ka vënë në pranga 30-vjeçarin Suljeman Hidri, pasi iu gjetën 1.3 kg lëndë narkotike kanabis.

Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar 2 armë zjarri (pushkë), municion luftarak, 1.3 kg lëndë narkotike kanabis.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, u arrestuan 2 persona.

Mynyr Koçiu, 63 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 5 muaj burgim për veprën penale "Vjedhja";

I. T., 60 vjeç, banues në Larushkë, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike" kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri