51-vjeçari Renato Hajmeli u arrestua 4 ditë më parë në Rinas pasi është kapur me armë zjarri pistoletë dhe 125 fishekë në valixhen e tij. Burime të Report Tv nga Prokuroria bëjnë me dije se në organin e akuzës po vijojnë hetimet dhe për këtë është kërkuar edhe bashkëpunimin i autoriteteve te huaja.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë po kryen hetime, të nisura pas arrestimit në flagrance të shtetasit Renato Hajmeli, i cili ka udhëtuar nga Hjuston me tranzit në Luton Angli dhe destinacion final Tiranën.

Pikëpyetja e madhe e autoriteteve por që pritet që të sqarohet edhe pas bashkëpunimit me FBI-në amerikane dhe NCA angleze është se si ka mundësi që një armë e tillë nuk është pikasur nga autoritetet në Aeroportin e Hjuston në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe atë të Lutonit në Mbretërinë e Bashkuar.
Renato Hajmeli
Komente


E kanë lënë vetë të kalojë! Arma ka qenë e sigurt se ka qenë në bagazhet poshtë në barkun e avionit dhe jo në pjesën e pasagjerëve! Kështu ky miku ha akuzë trafikimi të armëve dhe jo armëmbajtje pa leje...
PërgjigjuNuk duhet hetuar vetem kjo,duhet hetuar pse po vinte i armatosur ne Shqiperi dhe mos e besoni kur te thote /per vetembrojtje/.Sa per faktin qe eshte nisur nga Hjuston,duhet thene qe Texas eshte nje nga shtetet me armedashese,por edhe pse mund t'a kete me leje,prape eshte krim federal.
Përgjigju