Një operacion policor i Vlorës i koduar “Stroke”, ka çuar në pranga një person për armëmbajtje pa leje, i cili lëvizte me një automjet luksoz tip "Jaguar"-i. Në prangat e policisë ka rënë 38 vjeçari Elton Gërdhuqi lindur në Vlorë dhe banues në Sarandë. Gjatë ndalimit nga policia, në automjetin "Jaguar" atij i është gjetur një armë zjarri.
I arrestuari ka qenë i dyshuar në vitin 2000 për një ngjarje kriminale të ndodhur në aksin nacional Fier-Vlorë, ku gjatë një grabitje mbeti i vdekur punonjësi i një pike karburanti. Në atë ngjarje mbeti viktimëXhezo Braka, punonjës në atë pikën e karburantit. Elton Gërdhuqi ka qenë dënuar me 16 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe e Apelit të Vlorës për vrasje, por ky dënim është rrëzuar nga Gjykata e Lartë, ndërsa autorësia e krimit i ka mbetur bashkëpunëtorit të Gërdhuqit, Dorian Vero i cili është dënuar me 20 vite burg.
Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar një automjet tip “Jaguar” dhe armën e zjarrit pistoletë.
Në pranga edhe një i dënuar për kultivim kanabisi
Gjithashtu, gjatë një njëjtit operacion, është arrestuar edhe Rigert Memaj, 29 vjeç, banues në Vlorë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendim nr.546 datë 25.09.2017, e ka dënuar këtë shtetas me 3 vite e 4 muaj burg për veprën penale ''Kultivimi bimëve narkotike''.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale ''Kultivimi bimëve narkotike'' dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 284 dhe 278 të Kodit Penal.
Policia është e angazhuar maksimalisht për të përmbushur të gjitha detyrimet ligjore për të siguruar ambjente sa më të sigurta, veçanërisht përgjatë sezonit turistik, si dhe fton e nxit të gjithë shtetasit të cilët konstatojnë veprimtari antiligjore të telefonojnë në numrin pa pagesë 129 duke siguruar një reagim të shpejtë dhe të paanshëm.
Vlora me te forte se BABALJA nuk ka nxjerre nonjeh.
PërgjigjuKoha e të “fortëve” ka marë fund! Policia të bëhet akoma më e fuqishme!
PërgjigjuTe fortet me te forte sot jane ata qe kane pushtetin politik dhe ate empresarial, qe me nje firme i fikin deren qindra personave
Po gon XHAFAJ e harruat ?
PërgjigjuJo se po kujtojme babalen tuaj o soj i shkerdhyer
Hahahahahaha
PërgjigjuPSE nuk eshte TAHIRI ME I FORTI I VLORES ?? SA TE FORTE KA VLORA ?? JANE KOZANOSTRA SHQIPETARE , TE MBESHTETUR NGA MAFIA E POLITIKES ( TAHIRAMETA).KA a edhe te TJERE PO NUK PO I PERMEND SE E MERR VESH PROKURORIA ARTA MARKU DHE I PRISH INVESTIGIMET .
Përgjigju