Armët hileqare të betejës për Kushtetutën

Armët hileqare të betejës për Kushtetutën

Ajo që mund të thuhet tre ditë pas m itingut presidencial të të hënës, është se më normale do të ishte që populli i çdo krahu politik të mos tra zohej e nxirrej në prot sta nën moton “Të mbrojmë Kushtetutën”. Sepse kushdo nga ata që sot konsiderohen si politikanë me një farë peshe në këtë vend, e ka nga një m ëkat të fshehur nën mëngë, pikërisht në raport me Kushtetutën e Shqipërisë. E kanë shkelur, shp ërfilluar, an ashkaluar e t rukuar diku gjatë karrierave të tyre. Merrni për shembull iniciatorin aktual të protestave “kushtetuese” – Presidentin Ilir Meta. Jo pa të drejtë ai sul mon ash për disa akte të shumicës që lidhen me Gjykatën Kushtetuese, ku dallohet që ka tendenca për shk elje dhe mosrespektim të frymës së ligjit. Me të drejtë po ai, Ilir Meta, prej vitesh anatemon PS e PD, për pazaret e vitit 2008, të cilat prodhuan një situatë ngërçi politik, që sot e ka çuar drejt askundit standartin demokratik, duke nxit ur skajshëm partitokracinë, kulisat dhe dall averet pas perdeve.

Me këto ar më në duar, Ilir Meta i lejon vetes të bëjë çfarë t’i vijë në mendje dhe çfarë t’i sugjerojë emocioni i momentit: të ekz altohet sepse sheh disa mijëra njerëz me celularë të ndezur para vetes, të ulet në gjunjë para tyre në një gjest të shë mtuar dhe bana l, i cili ka habitur shumëkënd, apo të manip ulojë me flamurin amerikan, aq sa të provokojë edhe reagime djegëse të amerikanëve në kohë reale! Jo vetëm kaq. Kjo është ana folklorike e kësaj beteje që kreu i shtetit kë nisur në emër të Kushtetutës. Pasi edhe vetë Ilir Meta nuk është aspak i imunizuar nga shkelja e ligjit themelor të shtetit. Dhe këtu nis ana hile qare e betejës së tij në emër të mbrojtjes së Kushtetutës. Në dhjetor të vitit 2018 Presidenti bllo koi dekretet e shkar kimit dhe emërimit të ministrave të jashtëm dhe të brendshëm. Shkeli të gjitha afatet kohore të formosjes së tyre dhe la të kuptohet publikisht se kërkon të ketë akses në përzgjedhjen kandidaturave konkrete.

Ngado që ta kapësh, kjo është një shk elje flagrante e Kushtetutës, pasi ndarja e pushteteve në Shqipëri, nuk ja lejon presidentit të fusë duart në formatimin e ekzekutivit. Asokohe presidenca e shfrytë zoi hapur dhe pa asnjë takt mungesën e Gjykatës Kushtetuese, duke u futur në një përpl asje krejtësisht an tiligjore me qeverinë. Madje Meta shkoi më larg, kur deklaroi në 11 janar se “Nuk ka fuqi në botë t’i bëjë presion e sha ntazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që ndalon e interpreton kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Presidentit”. Pra, as Gjykata Kushtetuese nuk do ta detyronte dot të vendoste firmën mbi një dekret, të cilin kreu i shtetit është i detyruar ta ek zekutojë. Të paktën nëse lexojme Kushtetutën që sot ai mbron nëpër sheshe! E njëjta situatë u prodhua pak muaj më pas, kur Presidenti do të shtynte zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Komisioni i Venecias e ka fotografuar qartë këtë akt a ntiligjor e antikushtetues, kur konstatonte në konkluzionet e tij për këtë çeshtje, se “Anulimi i zgjedhjeve është i mundur vetëm në situata që plotësojnë kërkesën për sh palljen nga autoritetet shtetërore të masave të jashtëzakonshme. Në rastin konkret, rregullat kushtetuese për marrjen e masave të jashtëzakonshme nuk janë ndjekur në këtë rast dhe as nuk kishte një konsensus politik, i cili do të lejonte këtë krijimin e një baze ligjore ad hoc për shtyrjen e zgjedhjeve”. Justifikimi i kreu të shtetit se “po të mos shtyja zgjedhjet, do digjej parlamenti”, është një frazë e palumtur, për të cilën duhet të ndjehet keq çdo president që kërkon të jetë minimalisht i balancuar dhe mbi palët. Bet eja aktuale për Kushtetutën ka dhe një shk elje tjetër të rëndë në “menunë” e saj, e cila deri tani ka mbetur pezull, në formën e një premtimi. Pasi mbajti fjalimin ndoshta më të ndezur të karrierës së tij politike para një turme njerëzish, Presidenti kër cënoi se nëse shumica hidhte poshtë dekretin që ai firmosi në bulevard, ai do të shkonte në 15 mars dhe do ta shpërndate Kuvendin brenda selisë së tij. Është krejt e panevojshme të evo kosh nenet e Kushtetutës shqiptare, që parashikojnë se kur mundet një kryetar shteti ta shpërndajë parlamentin. Është e panevojshme, sepse janë rrethana krejt specifike dhe të largëta me rrë mujën qesharake që kemi tani nëpër këmbë, e që s’i lejon Ilir Metës asnjë grimë kompetencë për të hedhur këtë hap. Më së shumti, ky kër cënim që nga aspekti kushtetues tingëllon haluçinant, tregon sesa e pasinqertë është beteja që bëhet sot në emër të mbrojtjes së Kushtetutës. Ligji dhe Kushtetuta nuk mbrohen, duke premtuar t’i shk elësh nga e para edhe ti vetë. Përndryshe merr fund objektiviteti, logjika ligjore dhe paanësia që im ponon posti i lartë. Mesa duket të gjitha këto janë lukse që Meta i ka hedhur pas shpine, teksa po vesh parzmoren e kryetarit të ri të opozitës.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lame: 06/03/2020 15:07

    Kjo puna e Metes eshte si ajo e trafikanteve te droges:kur su ecen pazari fillojne e marrin no nje peng. Ky ka presidencen. Meqe i eshte prishur pazari me Ramen. Kuptohet ky i fundit si "trafikanti me i madh e i forte i do te tera dhe eleminon rivalet. Shyqyr qe se kane me te vrare si ne kohen e Zogut apo te Enverit. Por kufizohen ne kush te heqi tjetrin nga posti apo tia nxije me kercenimin e prangave, pasurive e pushtetit. Bir selmani nenes ke te qaje me pare i thone ksaj.

    Përgjigju
  • Haha: 05/03/2020 23:11

    Meta hengri nje m... te madh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Fier, 36-vjeçar fut në makinë të renë me probleme të shëndetit mendor dhe e ngacmon seksualisht

Fier, 36-vjeçar fut në makinë të renë me probleme të shëndetit mendor dhe e ngacmon seksualisht