Armina Mevlani e dashura
e Shkëlzen Berishës?

Armina Mevlani e dashura<br />e Shkëlzen Berishës?
Vetëm pak ditë më parë bëri bujë lajmi mbi ndarjen e djalit të Kryeministrit Shkëlzen Berisha me Sadijen.

Por duket se Shkëlzeni shumë shpejt e ka zëvendësuar mungesën e nënës së dy fëmijëve me një vajzë tjetër.

Identiteti i vajzës që është pranë Shkëlzenit ende nuk është bërë i ditur, por duket se shumë persona e kanë të qartë se kush është.





Sipas gazetës “Shekulli” bëhet fjalë për vajzën e njohur të ekranit, Armina Mevlani.



E kontaktuar nga gazeta Armina ka thënë se nuk do të komentojë në lidhje me këtë gjë, por nga ana tjetër nuk e ka mohuar se ka diçka me Shkëlzenin.

Si duket Armina ka vendosur të qëndrojë indiferente ndaj komenteve të shumta që qarkullojnë për lidhjen e tyre.

Duket se pëlqimi mes të dyve ka nisur më herët pasi çifti është parë së bashku në ambjente të ndryshme.

Armina edhe pse 22 vjeçe është bërë një pesronazh i njohur i ekranit.

Ajo është kurorëzuar “Mis Shqipëria” në vitin 2009, ndërsa aktualisht është drejtoreshë e një reviste të përmuajshme.

Armina njihet jo vetëm si një vajzë e bukur por edhe si një femër me ambicie dhe e përkushtuar ndaj punës.

(b.t/shqiptarja.com)

1/3
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen