Armina Mevlani: "Jam mësuar
të luftoj për gjërat që dua"

Armina Mevlani: të luftoj për gjërat që dua"">
Ka qenë padyshim viti i Armina Mevlanit dhe vazhdon të jetë. Sivjet më shumë se kurrë jeta e saj ka qenë në fokus të mediave rozë e jo vetëm. Një histori dashurie në jetën e bukuroshes, e cila ende kuriozon njerëzit dhe një opinion publik më të gjerë e përtej mediave rozë. Një nga ato histori që do të ishin “big” në çdo vend e në çdo kohë. Po, sot nuk do të flasim për dashurinë e Arminës, e cila tashmë është pak si “mollë e ndaluar” për mediat. Ky nuk është momenti i rrëfimit të kësaj historie që ngjan pak me ato të përrallave. Këtë e ka thënë vetë Armina, e cila ka pohuar se e ka gjetur princin e saj dhe në kohën e përshtatshme do na i prezantoj të gjithëve, publikisht. Sot Armina vjen në këtë intervistë për të folur për projektin e saj më të ri që është prezantimi i “Dancing with the stars”.



Armina nis në DWS, si ndodhi që u bëre pjesë e këtij produksioni?

Ndodhi shumë spontanisht. Mu bë propozimi nga producentja Holta Dulaku, mora pak kohë ta mendoja dhe natyrisht pranova.

Do të jesh njëra nga prezantueset e këtij spektakli, beson se të është dhënë një përgjegjësi e madhe?

Normalisht që është një përgjegjësi e madhe dhe duhet punuar shumë, por gjithashtu është edhe një kënaqësi po aq e madhe.

Do prezantosh së bashku me Miriam. A njiheni më parë? Si mendon se do shkojë kjo “sfidë” mes femrash?

Me Miriamin jam prezantuar vjet tek “Kënga Magjike” dhe më ka lënë përshtypje nga më të mirat. Nuk mendoj se mund të quhet sfidë pasi ne do jemi bashkëpunëtore.

Të pëlqen më shumë të jesh prezantuese apo do doje të ishe vetë një nga personazhet që kërcejnë?

Më pëlqen roli që kam dhe jam mjaft e kënaqur.



Do e provojë vetë të kërceje nëse do të të ofrohej?

E kush tha se nuk do të kërcej (qesh).

Dimë që tashmë nuk je më drejtoreshë e revistës, veç Dës ka ndonjë projekt tjetër mediatik?

Kam mjaft projekte dhe oferta, por kur të mbaroj këtë shoë do t’i shoh me vëmendje dhe do mundohem të bëj zgjedhjen më të mirë.

Ishte DWS një arsye pse u shkëpute nga revista?

Kisha kohë që e kisha menduar largimin nga revista ku punova për dy vjet dhe Dës ishte një shtysë e fortë.



Armina je ende shumë e re dhe vëmendja e publikut këto kohë ka qenë mbi ty, të shqetëson kjo gjë?

Aspak, sepse kot nuk thonë pema me kokrra gjuhet hahaha. Ndoshta për këtë arsye jam në vëmendjene publikut, por nuk më ka shqetësuar sepse kam vazhduar jetën time e qetë. Gjithmonë kur je person publik duhet marrë parasysh dhe kjo pjesë e duhet pare me sportivitet.

Momenti më i vështirë që ke kaluar deri më sot?

Momente të vështira ka plot, por për mua më të vështira janë momentet kur lufton për atë që do të arrish, pasi gjithmonë ka ulje ngritje dhe duhet të jemi ne ata që nuk duhet të heqim dorë. Unë di të luftoj për atë që dua.

Thashethemi më i keq që ke dëgjuar për veten?

Çfarë s’kam dëgjuar; të mira e të këqija dhe disa herë më vjen të qesh nga pavërtetësia e disave.

Destinacioni yt i radhës,cili është?

Gjithmonë do të jetë në media dhe në television.

Të pëlqen politika?

Më intereson do thoja deri diku.

Do zgjidhje të bëheshe pjesë e saj në një të ardhme?

Nuk e mendoj këtë gjë,të paktën tani për tani pasi jam e dashuruar me artin.

Cili është personi që dëgjon më shumë sa i përket këshillave sentimentale?

Mamaja ime, pasi asaj edhe i besoj më shumë.

Në fushën e dashurisë, kemi ndonjë ndryshim?

Ndryshime për mirë patjetër që po.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit "THASH&THEM" të gazetës "Shqiptarja.com"

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)

1/3
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump