Arratisja e Moisi Habilajt në Itali, dështojnë 33 seanca gjyqësore në Tiranë! Po kërkohet edhe në Shqipëri por asnjë rezultat (DOKUMENTI)

Pas 33 seancave të dështuara Gjykata e Posaçme Kundër Krimit e Korrupsionit nuk ka mundur të hapë gjyqin ndaj Moisi Habilaj, të dënuar në Itali si kreu i grupit kriminal që trafikonte drogë. Sipas të dhënave të gjykatës shkaqet e shtyrjes së 33 seancave janë nga pandemia COVID-19, mungesa e avokatëve, mungesa e gjyqtarëve, prokurorëve e deri tek ekzekutimi i letër-porosisë në Itali.

Sipas ligjit, gjykata ka detyrim të njoftojë të pandehurin në adresën se ku ai ndodhet për nisjen e gjykimit dhe ecurinë e tij, por prej pak ditësh Moisi Habilaj është arratisur në Itali ku qëndronte në arrest shtëpiak dhe nuk ka më një adresë.

Të bashkëpandehur me Moisiun janë edhe Florian Habilaj, Nezar Seiti, Armando Sulaj, Maridian Sulaj, Sabaudin Celaj, Tigrens Mezuraj, Fatmir Minaj, të gjithë nën akuzë për grup kriminal dhe trafik narkotikësh.

Gjykimi ndaj tyre ka nisur më 1 tetor 2019 dhe pas 14 muajsh ende nuk ka asnjë vendim apo seancë ku të jetë pranuar kërkesa e disa prej të pandehurve për gjykim të shkurtuar.

Moisi Habilaj u dënua në Itali me 15 vite e 5 muaj burg lënë në fuqi edhe nga Apeli atje, por ky vendim nuk u ekzekutua pasi një javë më parë ai u arratis nga banesa ku qëndronte me masën sigurie.

Prej ditësh janë kryer kontrolle edhe në Shqipëri për gjetjen e tij por pa rezultat. Pala italiane ka kërkuar nga autoritet shqiptare të vazhdojë kontrollet pasi ka dyshime të arsyeshme se Moisi Habilaj është larguar nga Italia për t’u fshehur në Shqipëri.

Aktualisht në Itali ndodhet Nezar Seitaj me masën e sigurisë arrest në shtëpi dhe për hetuesit në Katania ai konsiderohet si financieri i grupit kriminal.

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen