Arratisja e presidentit pas protestave, Sri Lanka zgjedh kryeministrin si kreun e ri të shtetit

Arratisja e presidentit pas protestave, Sri Lanka zgjedh kryeministrin si kreun e ri të shtetit

Kryeministri Ranil Wickremesinghe

Deputetët e Sri Lankës kanë zgjedhur kryeministrin Ranil Wickremesinghe si presidentin e ri të vendit, pavarësisht se populli e kundërshtoi.

Ëickremesinghe përballet me detyrën për të nxjerrë vendin nga kolapsi i tij ekonomik dhe për të rivendosur rendin publik pas muajsh protestash masive.

Ai mundi rivalin e tij kryesor për këtë detyrë, Dullus Alahapperuma, me 134 vota kundër 82 në votimin parlamentar.

Ish-presidenti i Sri Lankës Gotabaya Rajapaksa u largua nga vendi javën e kaluar.

Ai shkoi në Maldive dhe më pas në Singapor pasi mijëra protestues sulmuan rezidencat e tij presidenciale dhe ndërtesat e tjera qeveritare, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Ata kishin kërkuar gjithashtu dorëheqjen e zotit Wickremesinghe, i cili u emërua kryeministër në maj. Protestuesit dogjën shtëpinë e tij private dhe gjithashtu sulmuan zyrën e tij kryeministrore në Colombo në demonstrata kundër udhëheqjes së tij.

Sri Lanka, e cila tashmë ka falimentuar po përballet me mungesa akute të ushqimit, karburantit dhe furnizimeve të tjera bazë.

Pas zgjedhjes së tij, Wickremesinghe i tha parlamentit se kombi ishte "në një situatë shumë të vështirë" duke shtuar se kishte "sfida të mëdha përpara".

Ai po synon të rivendosë stabilitetin politik në mënyrë që vendi të mund të rifillojë negociatat me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) për një paketë shpëtimi. Ai ka qenë i përfshirë në bisedime deri më tani.

73-vjeçari u bëri thirrje edhe kundërshtarëve të tij politikë që të punojnë me qeverinë e tij për të mirën e vendit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Në punë s’do keni lajme të mira...çfarë thonë yjet për ju sot

Në punë s’do keni lajme të mira...çfarë thonë yjet për ju sot