Pendohet i arrestuari për grabitjen! Bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë dhe rrëfehet: Unë modifikova furgonin, ata morën paratë

Policia e Shtetit dhe prokuroria ka arritur të zbulojë autorët e dyshuar të grabitjes së 9 Prillit në Rinas falë dëshmisë së Alkond Bengasit, shokut dhe kushëririt të Klement Çalës, një nga të shpallurit në kërkim për grabitjen e fundit në aeroport dhe të tjera vite më parë.

Bengasi ka rrëfyer për hetuesit emrat e të përfshirëve në grabitjen e afro 5.7 milion eurove dhe mënyrën se si furgoni u modifikua në Elbasan 2 muaj para goditjes në pistën e aeroportit të Rinasit.

Me këtë rrëfim të marrë nga Bengasi ditën e premte kur ai është ndaluar në qytetin e Elbasanit, hetuesit kanë shkuar më pas tek të arrestuarit e tjerë Oltjon Veseli, Renaldo Sula dhe Saimri Çela.

Ndërsa ende nuk është gjetur asnjë cent nga shuma e vjedhur nën kërcënimin e armëve automatik, Bengasi rezulton se është zbuluar falë gjurmëve të gishtërinjve gjetur në furgonin me të cilin u krye grabitja me mbishkrimin "Hetimi Tatimor". Gjurmët e tij kanë mbetur gjatë periudhës që ai ka bërë modifikime në këtë automjet duke e përshtatur për grabitjen që do të kryhej më pas nga Admir Murataj dhe 4 të tjerët.

ReportTv ka siguruar pamjet kur Bengasi shoqërohet nga ambientet e Policisë së Tiranë për tek Krimet e Rënda, nën masa të larta sigurie.

1556024472_AlkonBengasi002.jpg

Para gjykatës këtë të martë Bengasi ka heshtur ndërsa fillimisht ka refuzuar edhe mbrojtjen nga ish prokurori Adriatik Cami i zgjedhur si avokat për të nga familjarët.

Seanca për Bengasin ka vazhduar nën praninë e një avokati caktuar kryesisht ndërsa është vendosur arrest me burg deri në përfundim të hetimeve.

Pritet që të mërkurën në Gjykatë të dalin dhe 3 të arrestuarit pas dëshmisë së Bengasit. Ata janë ish komando dhe imami vetëshpallur Oltjon Veseli, Renaldo Sula dhe Saimir Çela.

Ndër tetë të kërkuarit e tjerë janë identifikuar  3 prej tyre ku rezulton se janë Klement Çala, vëllai i tij Eldi Çala dhe një ish efektiv policie, Mariglen Hoxha, nga po nga Elbasani.

Përsa u përket hetimeve, Krimet e Rënda kanë sekuestruar në qelitë e disa paraburgimeve dhe burgjeve në vend librat e takimeve me persona që ndodhen pas hekurave për të kuptuar nëse plani për këtë grabitje është ndërtuar edhe me ndihmën e të arrestuarve të tjerë po për grabitjet e Rinasit, ngjarje të ndodhura prej 2015.

Ky është rasti i dytë ku hetuesit mundin të zbardhin me bashkëpunëtor të drejtësisë grupin dhe grabitjet e realizuara me praninë e Admir Murataj, pasi edhe më herët ka qenë 3 bashkëpunëtor ata që rrëfyen se si kryheshin këto vjedhje dhe ku fshiheshin paratë.

Por ndryshe nga herët e tjera policia deri në këto momente nuk ka mundur të gjejë asnjë nga paratë e grabitura më 9 Prill në pistën e aeroportit të Rinasit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:07
Arrest me burg për Alkond Bengasin: Nuk kam lidhje me grabitjen

Alkond Bengasi

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Alkond Bengasin, një nga të arrestuarit për grabitjen e ndodhur në Rinas në datën 9 Prill.

Avokati kërkoi lirimin e klientit të tij duke thënë se Bengasi nuk ka asnjë lidhje me grabitjen dhe se ka qenë njohja me Kelmentin ajo që e ka dërguar pas hekurave.

Vendimet për tre të arrestuarit e tjerë do të jepen ditën e nesërme.

Ndërkohë burime bëjnë me dije se nga përgjimet dhe provat e deritanishme dyshohet se ai është bashkëpunëtor i grupit të grabitësve.

Ora 14:02
Grabitja në Rinas/ Shpallet në kërkim ish-punonjësi i policisë

1555325622_rinas.jpg

Lidhur me grabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinasit, policia ka shpallur në kërkim ish-punonjësin e policisë Mareglen Hoxha.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Moni: 23/04/2019 19:06

    Me mbiemer Bengasi, me prejardhje nga Libia. Na qelben Shqiperine keta jevgjiter qe na i la turku ne dere.

    Përgjigju
  • Fredi: 23/04/2019 16:23

    Të kapen të gjithë dhe të dërrmohen!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet