'Arrest shtëpie' për Fjolla Morinën, avokati Vishaj: Vendimi i gjyqtares ishte i drejtë! Për shtatëzaninë i takon hetimit të prokurorisë

Gjykata e Kukësit caktoi këtë të martë (22 shtator) masën e sigurisë arrest me burg për këngëtaren Fjolla Morina e cila u arrestua pak ditë më parë për kalimin e armëve të zjarrit në kufi.

Për këtë çështje, avokati Saimir Vishaj thotë në një intervistë për Report Tv se vendimi i gjyqtares është i drejtë dhe në zbatim të plotë me ligjin. Ai thotë se hetimi do të vijojë dhe më pas do të jepet vendimi përfundimtar për këngëtaren pasi do të analizohet dhe lidhja me 2 të arrestuarit e tjerë nëse ka qenë në bashkëpunim.

"Vepër penale që pas ndryshimeve të reja nuk e ka gjykata e krimeve të rënda. Është një vendim i ligjshëm, është një kompetencë e gjykatës. Është e drejtë dhe nuk ka dhënë pafajësi. Do të thotë që ajo do të hetohet. Ne nuk duhet të paragjykojmë. Edhe pak ditë më parë SPAK-u vendosi për arrest me shtëpi për një gjykatëse për korrupsion. Mendoj se gjykata i ka analizuar të gjitha aspektet e këtij arrestimi pavarësisht se për veprën penale dënohesh deri në 20 vite. Gjyqtarja ka vepruar sipas ligjit. Me vendosjen e masës së sigurisë, arrestin në shtëpi ajo ka zbatuar ligjin. Duhet të lëmë të qetë gjyqtarët dhe prokurorët që të bëjnë punën e tyre. Kukësi është qytet i vogël. Imagjinoni se sa i madh është presioni mbi këta. Nëse këngëtarja largohet nga banesa atëherë do i rëndojë një tjetër akuzë. Nuk ka lidhje nëse e ka pohuar vetë këngëtarja. Është hetimi që do të vendosë përfundimisht nëse ka një bashkëpunim me personat e tjerë të arrestuar" - tha Vishaj.

Ndërsa për raportin fals se ishte shtatëzënë, Vishaj tha se është në dorë të prokurorisë për të bërë hetimet. Ai tha se nëse vërtetohet se këngëtarja ka korruptuar mjekun për të bërë një raport fals, atëerë mbi të do të rëndojë një tjetër akuzë.

"I takon SPAK-ut për rënien e pretendimit se është shtatëzënë. Edhe mjekët duhet të japin një dokument për shtatëzaninë. Është çështje hetimi, i takon prokurorisë së Kukësit që të japë prova të tjera" - thotë Vishaj.

Për avokatin Vishaj, masa e sigurisë arrest me burg nuk është e lehtë. Ai thotë se jo çdo person që arrestohet për një vepër penale duhet çuar patjetër në burg apo në paraburgim.

"Nuk është e lehtë të qëndrosh në shtëpi, është një masë e rëndë arresti në shtëpi. Masa e sigurimit është e rëndë. Me ndryshimet e reja, garancia pasurore ka dhe një pikë tjetër që të mos dalësh jashtë shtetit. Gjendja në paraburgim nuk është e lehtë. Koronavirusi e ka rënduar më shumë situatën. Njerëzit e provuan disa kohë vetëizolimin. Masa e sigurimit është e përkohshme. Nëse është kryer vetëm, dënimi është 7 vite. Nëse do të vërtetohet që është në bashkëpunim dhe të vërtetohet se pati korrupsion për shtatëzaninë atëherë është më e rëndë dhe do jetë çështje për SPAK-un. Duhet t'i lini të qetë në vendimarrje gjyqtarët. Është një masë e rëndë për këngëtaren. Kostoja e një të paraburgosuri në muaj është 350 euro ndërsa paga e një polici është 300 mijë lekë" - tha Vishaj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jani avokati: 23/09/2020 08:55

    dakort qe masa e marre me arrest shtepie nga gjykata eshte e ligjshme por skemi pasur ndonjehere precedent te tille si ky per trafik nderkombetar armesh qe eshte rast i agravuar

    Përgjigju
  • kolegu: 23/09/2020 08:51

    po per te tjeret qe jane kapur ne flagrance me arme mbajtje pa leje pse eshte vepruar duke i cuar ne arrest me burg????? skemi degjuar ndonjehere qe kur kapesh me arme pa leje te jepet masa e sigurimit arrest shtepie,per me teper ne kete rast kemi te bejme me trafik nderkombetar i armeve te zjarrit !!!!!

    Përgjigju
  • avokati: 23/09/2020 08:44

    o avokat mos i hiq pike vetes duke mbrojtur vendimin e gjykateses,ti je zotni avokat por diellin nuk e mbulon dot me shosh

    Përgjigju
  • Toni: 23/09/2020 07:37

    Deri sa te kete gomere si puna jote ne gjygjesor, kurre nuk do kete drejtesi ne Shqiperi... Shkurt muhabeti, burgu eshte vetem per fukarenjte... Hapi syte dhe lexo ligjin o avokat injorant... Neni 278/a Trafikimi i armëve dhe i municionit (Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; shtuar fjalët me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013) Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi, në kundërshtim me ligjin, i armëve dhe municionit luftarak, ose i pjesëve përbërëse të tyre me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë ose sjell pasoja të rënda, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

    Përgjigju
  • meri: 23/09/2020 00:19

    Turp......Z.avokat,zonjusha eshte kapur me dy arme,qe po i trafikonte nga Kosova ne Shqiperi.Armet nuk jan buqet lulesh,armet perdoren per te mar jete njerzesh,dhe perdoren nga kriminelet....te cilet po ndihmoheshin nga zonjusha Morini.Z.avokat,edhe ju me veprimet tuaja,po ndihmoni krimineket:

    Përgjigju
  • Pjeter: 22/09/2020 21:02

    Avokati i njohur? Per c'fare eshte i njohur? Ky na krahason izolimin e koronavirusit me izolimin ne burg.Qe policet oaguhet 300 euro nuk edhte justifikim,dhe pune e gjyqtares te beje administratoren e regjimit te vuajtjes se denimit.Ajo pranoi qe ishin te sajat arnet,dhe eshte akuzuar per trafik armesh zoti avokat,dhe arresti ne banese,nuk eshte e njejta gje,te mos tregojme perralla tani,nuk e interoretojne keshtu ligjin ata gjyqtare qe kane lene ne paraburgim shtetas te tjere te akuzuar per te njejtin krim,pse Fjolla morina jo?perse ne arrest shtepie dhe jo ne oaraburgim deri ne gjykim te ceshtjes? kete na shpjegoni ju profesoret e magjistratures,dhe avokatet e njohur.Pastaj avokati flet per presion te madh per gjyqtaret e kuksit,pse ore avokat i njohur ça kujtoje ti? Gjithe ajo pritshneri mbi reformen ne drejtesi,nje qe emerohet pas kesa reforme,nuk duhet ta priste kete presion kur vendisi nje gjykim te tille? Un besoj se po,dhe zgjodhi keshtu gjyqtarja.Kjo te jete mesim per te tjeret,presioni mediatik dhe publik do jete sa here edhe me i forte.Duhet ta kuptoni nje here e mire ju qe operoni ne ate fushe,qe shqiptaret nuk mbajne me,kane arritua aty sa mund te shperthejne nga zemerimi.

    Përgjigju
  • Titi: 22/09/2020 20:50

    Po "Spak",me teste shtatzanie do merret!!! Pupu o Spaz zeza thuaj.. ne prisnim diçka te re,tani do merret kush eshte me barre,e kush eshte me perioda..

    Përgjigju
  • Pali: 22/09/2020 20:38

    Zoti Vishaj sot jane bo dy teste kesaj zonje dhe kane konstatuar qe nuk eshte shtatezene,qe ti nuk qenke informuar,dhe i bon mbrojtje kesaj gjygjtareje,ndersa ai mjeku mashtrues ne bashkpunim dhe me Fiodhen per içik euro u arratis ne Kosove, qe ti zotni nuk qenke i informuar,dhe del e bon komente pa pik lidhje.

    Përgjigju
  • Vito i Orneles se Varuzhanit: 22/09/2020 19:13

    Visha nuk di te beje llogari. Nuk eshte nje polic, por jane tre police ne 24 ore. Arrsti ne shtepi nuk eshte 8 ore por 24 ore. Ardian, Dhe mos bej si i zgjuar se nje cope trung je.

    Përgjigju
  • Fkfkfkvkgk: 22/09/2020 19:10

    Ky sondazhi eshte perle. Tregon nje gazetari me profesionalizem te larte. Jeni te medhenj! Keshtu vazhdoni.

    Përgjigju
    • Njeri: 22/09/2020 21:46

      Flm qe e vure ne dukje,po c e do,ktej eshte bere injoranca institucion

  • sheqere: 22/09/2020 19:01

    ligji eshte i barabarte per te gjithe...cfare shembulli, nene me dy pistoleta dhe dy shoqerues, vetem mama qe nuk eshte.

    Përgjigju
  • ha haaaaaaaas: 22/09/2020 19:00

    Ky me nje gure do te vrasi dy zogj, sa i zgjuar qe mor avokat , kur thua se me te njejten menyre veproi dhe SPAKU per nje gjyqtare te korruptuar,ti me kete qe thua po i drejtohesh Spakut qe te arrestoje kete Gjyqtare te korruptuar qe te perfitosh Ti duke u bere avokat i kesaj, se mduket paske ngelur pa pune. Qerrata je hahahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Porti i ri Durrësit, Rama: Investimi do të jetë një aset i Shqipërisë dhe shqiptarëve

Porti i ri Durrësit, Rama: Investimi do të jetë një aset i Shqipërisë dhe shqiptarëve