'Arrestim fasadë', Rama u përgjigjet akuzave: Ja një prurje e jashtënxjerrjes së PD, vajza e kthyer në mish për top

Kryeministri Edi Rama

Pas akuzave të Partisë Demokratike, se policia dhe prokuroria e arrestuan për fasadë, djalin e deputetit, Rexhep Rraja, i akuzuar për përndjekje, ka reaguar kryeministri Edi Rama. Në një reagim në Tëitter, Rama shkruan se PD po prezanton 'jashtënxjerrjen politike' të radhës. Rama shton se se Xhisiela Maloku është kthyer në mish për top për dëshpërimin e opozitës.

Reagimi i Ramës

"Arrestim fasadë"!Ja dhe një prurje e re e jashtënxjerrjes politike mbi vajzën e kthyer në mish për topat e dëshpërimit opozitar! Domethënës sulmi ndaj prokurorisë: Gratë prokurore s'janë as gra, as nëna, as vajza po bashkëpunëtore të krimit. Mjerë kush i beson këta të paudhë."

Deklarata e Ramës vjen një ditë pas akuzave të Partisë Demokratike, për arrestimin e Rexhep Rrajës. PD tha dje se arrestimi ishte fasadë dhe se u krye pas një presioni të madh nga publiku dhe opozita. 

  • Sondazhi i ditës:

    A është e mjaftueshme rritja vjetore e pensioneve prej 5 për qind ashtu siç premtohet në programin e Rama 3?

Komento

Komente

  • Bora: 01/10/2018 16:56

    Perse i vjen kaq keq PD per kete vajze te shkrete. Sa vajze te shkrete?! Vajza si keto ka shume ne ate vend qe I hapi rrugen dhunes e armene qe ne 1997 kur Saliu hapi depot e morren armet me femije e te rritur e filloi dhuna e papare. Vetem per ta bere kete ceshtje politike. Po cnuk ka bere djali i Saliut e PD hesht.

    Përgjigju
  • Fasada: 01/10/2018 15:19

    Vajzen e kthyet ju ne "mish per top" duke e hidhur e pritur neper komisarjate dhe detyruar te nderroje akuzat. Ju ka plasur keq kjo e fundit dhe sdini si te silleni tani! Nese shteti do funksiononte, hapat ligjore duheshin marre qe ne korrik.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Juventusi i treti nga fundi e pa fitore barazon me Milanin, Real Madrid e PSG nuk gabojnë