FNSH 'blindon' Vlorë/ 7 të arrestuar për drogë, sekuestrohen lekë, makina, celularë (VIDEO)

VLORË- Të paktën 7 persona kanë rënë në pranga dhe tre janë shpallur në kërkim për kultivim të kanabisit, e ndërsa burime për Report Tv bëjnë me dije se priten arrestime të tjera.

Gazetari Armand Xhelili ka zbardhur listën e plotë të emrave të të arrestuarve, nga çka mësohet se janë anëtarë të tre familjeve, më specifikisht: Çerçiz Velaj, Enton Likaj, Daniel Nikaj, Altiv Veizaj, Antonio Veizaj, Marjo Veizaj dhe Romeo Likaj. Hetimet kanë zgjatur për rreth 6 muaj, nga ku u zbuluan 24 raste të kultivimit të kanabis në Armen, Sevaster, Brataj, Kotë dhe Vllahinë. Më herët në kuadër të këtij operacioni të koduar "Vjeshta" janë arrestuar 8 persona, 4 janë në kërkim e ndëra 4 të tjerë nën hetim. Uniformat blu bëjnë me dije se u sekuestruan 3 armë zjarri (2 kallashnikov dhe 1 pistoletë), 1 226 000 lekë dhe 4 850 €uro, 3 automjete dhe 19 aparate celulare.

Mbi të arrestuarit rëndon akuza për veprat penale ”Kultivimit të bimëve narkotike”, por edhe veprave të tjera penale si ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, ”Shpërdorimi i detyrës”, ”Armëmbajtja pa leje” dhe ”Moskallëzimi i krimit”. 

Ky operacion vjen një ditë pas arrestimit të dy vëllezërve, Tesilvan dhe Satilno Tasho. Policia ka dalë në një konferencë për mediat për më shumë detaje. 

Të arrestuar
Çerçiz Velaj, 33 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Bashkia Selenicë.
Enton Likaj, 28 vjeç, banues në fshatin Kotë, Bashkia Selenicë.
Daniel Nikaj, 22 vjeç, banues në fshatin Mazhar, Bashkia Selenicë.
Altiv Veizaj, 37 vjeç, banues në Vlorë.
Antonio Veizaj, 27 vjeç, banues në Vlorë.
Marjo Veizaj, 22 vjeç, banues në Vlorë.
Romeo Likaj, 29 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Bashkia Selenicë."

Njoftimi i plotë i policisë
Ndalohen 7 persona e shpallen në kërkim 3 të tjerë.

Në përmbushje të një prej prioriteteve kryesore të punës, atë të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së kultivimit e trafikimit të lëndëve narkotike, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me FNSH Fier kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Vjeshta". Ky operacion është realizuar në kuadër të hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, të cilat kanë zgjatur për një periudhë 6-mujore. Operacioni është përqëndruar në dokumentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal kryesisht kundër ”Kultivimit të bimëve narkotike”, por edhe veprave të tjera penale si ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, ”Shpërdorimi i detyrës”, ”Armëmbajtja pa leje” dhe ”Moskallëzimi i krimit”. 
 
Gjatë këtij hetimi është dokumentuar në mënyre të plotë e të gjithanshme ky aktivitet kriminal për një nga zonat me risk të lartë për kultivimin e bimëve narkotike, siç janë Njësitë Administrative të Bashkisë Selenicë. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë kanë ekzekutuar urdhrat e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për arrestimin e shtetasve:
 
Ç. V, 33 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Bashkia Selenicë.
E. L, 28 vjeç, banues në fshatin Kotë, Bashkia Selenicë.
D. N, 22 vjeç, banues në fshatin Mazhar, Bashkia Selenicë.
A. (Sh) V., 37 vjeç, banues në Vlorë.
A. V., 27 vjeç, banues në Vlorë.
M. V., 22 vjeç, banues në Vlorë.
R. L., 29 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Bashkia Selenicë.

 Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e 3 shtetasve të tjerë dhe vijon puna për kapjen e tyre.  Në vazhdimësi të këtij hetimi, janë evidentuar 24 raste të kultivimit të bimëve narkotike në 5 Njësitë Administrative (Armen, Sevaster, Brataj, Kotë dhe Vllahinë), ku më parë janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 16 persona (8 të arrestuar, 4 në kërkim, 4 në gjendje të lirë).

• Janë sekuestruar 3 armë zjarri (2 kallashnikov dhe 1 pistoletë), 1 226 000 lekë dhe 4 850 €uro, 3 automjete dhe 19 aparate celulare, si dhe janë asgjësuar bimë dhe fidanë kanabis sativa.  Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor për persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, si dhe po punohet për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Selenice: 17/10/2019 15:00

    Ore çar bejne keta vlonjate keshtu së na merruan. Kafshe

    Përgjigju
  • Fredi: 17/10/2019 13:15

    Jo mor jo ndonji gabim do jet bo. Vlonjatët rrin gjith diten biblotekave e librarive, mos I akuzoni kot!

    Përgjigju
  • Loti: 17/10/2019 13:07

    Urime policise, duke prit denime serjoze nga gjukata Vlora shpresat per nje jete normale (pa kriminela rrugeve)i mban nga ju.

    Përgjigju
  • Dhjarët e mutit: 17/10/2019 11:58

    Gjithë dhjarët e fshatarët e mutit me mutra merren.

    Përgjigju
  • Erik: 17/10/2019 10:55

    Kot i arrestoni dhe vini jeten ne rrezik, drejtesia e kalbur i nxjerr pas 2 muajsh dhe ata vazhdojne te perserisin krimet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’