Zbulohet ‘shtëpi bari' në Krujë’, në pranga 5 persona, mes tyre 2 elektricistë të OSHEE! 70 punonjësit e tjerë bojkotojnë punën: S’është faji ynë

KRUJË- Një tunel i përshtatur në ‘shtëpi bari’ është zbuluar nga policia ditën e djeshme në Krujë. Në pranga kanë rënë Haki, Rexhep dhe Arlind Selimi. Gjatë kontrolleve policia arriti të zbulojë ‘shtëpinë e barit’ ku ka sekuestruar 390 rrënjë kanabisi, llamba, aspiratorë dhe pajisje të tjera që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

Në pranga kanë rënë gjithashtu edhe 2 punonjës të OSHEE-së Ervis Halili elektricist, Oltjon Farruku elektricist. Por këto arrestime kanë nxitur bojkotimin e punës nga 70 punonjës të tjerë të OSHEE-së.

Ata kanë vendosur të pezullojnë punën për një periudhë kohe pa afat në shenjë proteste. 70 punonjësit kanë vendosur mëngjesin e sotëm të mos rifillojnë punën me pretendimin se kanë rënë pre e arrestimeve të policisë për të disatën herë pa të drejtë. 

Sipas tyre ditën e djeshme në fshatin Halil nga një aksion antidroge të ndërmarrë nga policia, është konstatuar një tunel i braktisur i ushtrisë kanë konstatuar fidanë kanabisi. Për pasojë janë arrestuar, Ervis Halili elektricist, Oltjon Farruku elektricist, Sokol Kullai shef ekipi dhe i shpallur në kërkim Ilir Karai.

Punonjësit e OSHEE të zonës thonë se u thirrën fillimisht nga ana e policisë për të gjetur lidhjen e energjisë elektrike të këtij tuneli. Nga OSHEE është konstatuar me vështirësi të madhe pasi kishte mbi një kilometër kabull të shtrirë nën tokë pranë një shtylle e cila ishte shpuar ne bazamentin e saj e cila vizualisht ishte e pamundur te identifikohej. Punonjësit e OSHEE kanë bërë kontroll të shtyllave në zonë dhe është konstatuar lidhja e jashtëligjshme e cila furnizonteë tunelin që shërbente si serë kanabisi. Por ata thonë se nuk kanë lidhje me këtë ngjarje.

Si rrjedhojë, 8 punonjësit e OSHEE janë shoqëruar në polici ku janë marrë në pyetje për mënyrën sesi është bërë lidhja e tunelit.

Punonjësit e OSHEE thonë se kjo situatë është e përsëritur, madje ka ndodhur rreth 4 herë. Sipas tyre, kjo bëhet në mënyrë që policia të heqë përgjegjësinë dhe t’i ngarkojë barrën palës tjetër. Ata thonë se janë shoqëruar dhe arrestuar pa të drejtë ndërsa thonë se kanë qenë në përputhje të plotë me ligjin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:02
Kthyen tunelin e ushtrisë në ‘shtëpi bari’ në Krujë, 2 punonjës të OSHEE në pranga, 2 të tjerë në kërkim! Kapen 390 rrënjë kanabis

 

Policia ka dhënë ditën e sotme njoftimin e policisë për tunelin e përshtatur në ‘shtëpi bari’ ku kanë rënë në pranga 3 persona. Policia njofton se janë arrestuar për kultivim kanabisi Haki, Rexhep dhe Arlind Selimi.

Njoftimi i policisë: 

Krujë/Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Tuneli”.

Operacioni nga Policia e Krujës dhe strukturat operacionale të DVP Durës, mbështetur dhe në inteligjencën informative.

Kontrollet e shtuara, në zbatim të porosive të dërguara nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për kontrollin e ambienteve të mbyllura që shfrytëzohen për kultivim të kanabisit me anë të llambave.

Evidentohet një tunel i përshtatur me llamba, për kultivim të bimëve narkotike. 

Sekuestrohen 390 bimë kanabis, llamba, aspiratorë dhe pajisje të tjera që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike. 

Identifikohen dhe vihen në pranga 3 shtetas, autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

Në pranga dhe 2 punonjës të OSHEE-së, si dhe 2 të tjerë në kërkim, pasi kishin lejuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike me të cilën furnizohej tuneli i përshtatur për kultivim të bimëve narkotike. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe ato operacionale të DVP Durrës, në zbatim të porosive të dërguara nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për intensifikimin e kontrolleve në ambiente të mbyllura, ish-magazina dhe tunele, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, me anë të llambave, bazuar dhe në inteligjencën informative policore, organizuan dhe finalizuan operacionin polior të koduar “Tuneli”.

Si rezultat, në zonën e mbrojtur mjedisore Krastë, u evidentua një tunel (ish-tunel i ushtrisë), në një zonë të vështirë kalimi, i përshtatur për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave.

Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 390 bimë të  dyshuara narkotike cannabis sativa, sistem ndriçimi me 30 llamba, 1 aspirator, 2 ventilatorë, 30 rritës të energjisë elektrike, si dhe pajisje të tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Në vijim të operacionit, falë punës hetimore, mbështetur dhe në inteligjencën policore, u identifkuan dhe u arrestuan në flagrancë autorët e dyshuar, shtetasit:

H. S., 61 vjeç dhe R. H., 58 vjeç, të dy banues në banues Halil, Krujë, si dhe A. S., 21 vjeç, banues Fushë Krujë. Nga hetimet rezultoi se shtetasi A. S. ushtronte edhe veprimtrainë e paligjshme të lojërave të fatit.

Në vijim të veprimeve hetimore u konstatua se tuneli furnizohej me energji elektrike të pandërprerë, nëpërmjet një lidhjeje të paligjshme të energjisë elektrike, në shtyllën e tensionit në fshatin Halil, Fushë Krujë, lidhje për të cilën ka qenë e nevojshme patjetër ndërhyrja e specializuar e punonjësve të OSHEE-së së zonës.

Për këtë arsye u bë arrestimi i punonjëve së OSHEE-së, shtetasve O. F. dhe E. H., me detyrë punonjes të OSHEE-së Fushë Krujë, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".

Gjithashtu, u shpallën në kërkim 2 punonjës të tjerë të OSHEE-së, shtetasi S. K., me detyrë përgjegjës i grupit të OSHEE-së (i arrestuar dhe më parë për këtë paligjshmëri)  dhe  shtetasi E. K., me detyrë elektricist i zonës.

Vijon puna hetimore për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat  penale "Kultivimi i bimëve narkotike", "Vjedhja e energjisë elektike", "Organizimi i lojërave të fatit” dhe "Shpërdorimi i detyrës".

Ora 09:01
Arrestimet e eletricistëve të OSSHE në Krujë, punonjësit në protestë, shefi i ekipit: S’kapin dot bandat, ndihemi të kërcënuar! Penalizohemi pa arsye

 

Shefi i ekipit të OSHEE, Bardhyl Sula dhe Migen Masha shef sektorit teknik janë prononcuar sot për media për të denoncuar një ngjarje që e konsiderojnë të padrejtë nga ana e policisë së shtetit. Ata thonë se në Krujë, sa herë që zbulohen shtëpi bari apo sera kanabisi, vihen para përgjegjësisë punonjësit e OSHEE-së, të cilët arrijnë t’i “gjurmojnë” përmes lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike. Ditën e djeshme, pasi kanë zbuluar një serë me fidanë kanabisi (Ende e pa raportuar nga ana e policisë për mediat) dhe janë arrestuar dy elektriciste. Për këtë ngjarje, Shefi i ekipit thotë se kjo ndodh për arsyen se policia nuk vë dot para drejtësisë autorët e vërtetë të krimit por arreston punonjësit e OSHEE-së.

“Dje kanë arrestuar grupin e punonjës, 2 punonjës të OSHEE. Ne jemi 70 punonjës dhe ne po penalizohemi dita ditës. Arsyet janë shtëpitë e barit që i organizojnë njerëzit e krimit dhe arrestohen punonjësit e OSHEE. Ndihemi të kërcënuar. Kjo nuk është hera e parë, ne penalizohemi me argumentin që bashkëpunojmë me ta, por kjo nuk është e vërtetë. Ne vijmë në punë për të mbajtur familjen me bukë, për t’u ushqyer, ne çdo ditë jemi të kërcënuar kur vijmë në punë. Ne kërcënohemi kot, familjarët janë të indinjuar.”- tha ai.

Edhe Migen Masha thotë se OSHEE ka qenë gjithnjë në bashkëpunim me policinë e shtetit.

“OSHEE ka qenë gjithnjë me policinë e shtetit. Nuk sulmon dhe nuk zbulon autorët e vërtetë të shtëpive të barit. Përveç abonentëve që kanë nevojë, të sëmurë, që kanë fatkeqësi ne nuk do bashkëpunojmë më me policinë dhe nuk do ofrojmë më ndihmë.”- tha Masha.

G.MO/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 17/03/2023 23:29

    Kush ju kercenon juve te OSHEE,perse nuk e thoni?

    Përgjigju
  • VANI: 17/03/2023 11:30

    po kur merrni leke ju zoterote nuk ndiheni te kercenuar....apo ju pelqejne kafet neper xhepa ju....burg mytini se vetem burgu ju vjen hajrit ju

    Përgjigju
  • Ylber: 17/03/2023 10:16

    Nuk shanc me ba lifhjen pa mar vesh ju oshes.e dim mire se jeni tan me porsh e me 30mij euro makina.ku i gjeni lekt ju

    Përgjigju
  • SONA: 17/03/2023 10:04

    KAN MARR LEK PRA SE KANE LIDHUR KORENT......TE BEJN BURG PRA SE MIRE I BEN...KAPINI HIQINI DHE KETO NGA PUNA QER BEWJN PROTEST EDHE T RRINE TE PINE KAFE NE LOKALE

    Përgjigju
  • Boti: 17/03/2023 09:48

    Po normale o zoterinj, ke do arestojne ata te plotfuqishmin qe ka pjesen e vet aty apo shefin e komisariatit qe mer perqindje per cdo shpi e fush bari.Ju do e hani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës