Arrestimi i 3 trafikantëve në Milano, mediat italiane: Sekuestrohen mbi 3 milionë euro pasuri në Shqipëri! Bllokohet fabrika që përpunonte heroinë 90% të pastër në Cremona

Arrestimi i 3 trafikantëve në Milano, mediat italiane: Sekuestrohen mbi 3 milionë euro pasuri në Shqipëri! Bllokohet fabrika që përpunonte heroinë 90% të pastër në Cremona

Foto ilustruese

Policia italiane ka dhënë detaje mbi operacionin që çoi në arrestimin e 3 trafikantëve shqiptarë Emirjan Beu, Syrjan Tola dhe Dorian Beu të cilët ishin pjesë e një bande të trafikut të drogës në Milano e goditur nga autoritetet italiane në 2017.

Një ditë më parë autoritetet shqiptare bënë me dije se 3 trafikantëve u janë sekuestruar 1 mln euro pasuri në Durrës, të përfituara nga paratë e ardhura nga krimi. Policia e Durrësit njoftoi se sekuestruar 1 anije peshkimi, 1 apartament, 1 garazh, një bar kafe, 3 dyqane, 2 shoqëri peshkimi së bashku me asetet e tyre. Kurse mediet italiane raportojnë se pasuria e sekuestruar kap vlerën 3 milionë euro.

“Njësia e Policisë Ekonomiko-Financiare e Guardia di Finanza të Brescias dhe Shërbimi Qendror i Hetimit për Krimin e Organizuar (S.C.I.C.O.), së bashku me autoritetet shqiptare, kryen sekuestrimin parandalues ​​të 5 pronave, 5 kompanive/firmave individuale dhe aksioneve në korporata shqiptare. interesat e një kompanie që operon në sektorin e karburanteve, 3 automjete dhe një mjet peshkimi, të gjitha me vlerë mbi 3 milionë euro kundër individëve të dyshuar se i përkasin një grupi kriminal me bazë në Shqipëri dhe degë operative të degëzuara në të gjithë Italinë e Veriut, të dedikuara për import dhe trafikimi i lëndëve narkotike brenda territorit kombëtar. Urdhri i lartpërmendur i sekuestrimit është dhënë më 6 tetor 2023 nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, në pranimin e kërkesës së Prokurorisë Publike pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë, SPAK”, shkruajnë mediet italiane.

Gjithashtu në mediet italiane është raportuar se është sekuestruar një fabrikë në Cremona ku përpunohej heroninë 90% e pastër e cila përpunohej që menaxhohej nga klanet shqiptare dhe më pas shpërndahej te klientët.

Nga hetimi i nisur që në vitin 2017 mes autoriteteve italiane dhe shqiptare për çmontimin e bandës italo-shqiptare, më 26 janar 2023 u sekuestruan 5 milionë euro dhe sasi të mëdha droge dhe 43 urdhër-arreste në të dyja vendet. Gjithasthu janë sekuestruar mbi 120 kg. kokainë, 15 kg heroinë e pastër, 129 kg marijuanë dhe 92 kg hashash. Report Tv dhe Shqiptarja.com solli më herët detaje nga dosja me përgjimet që fundosën grupin italo-shqiptar që merrej me trafik droge.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Durrsaku: 21/10/2023 11:59

    Malia ose kryetari shoqates se peshkatarve Durres eshte ideatori dhe koka grupit. Nuk e di si mund te rrij ky njeri kryetari shoqates qe meret me lloj pislliqesh. Ky do menxhoj dhe portin ???

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 20/10/2023 17:15

    Dy me mbiemrin Beu,Jane te nje familje me ate zonjen qe pretendoi se i dhuroi zv.ministres se Brendeshme telefonino dhe arken e peshkut.Ja pse e donte vendin e punes ,te cilen nuk ia dhane.Infiltrim ne zyrtar e MB,asgje me teper.Duhet te shtrohet hetimin per kete Bejlereshe peshku.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate