Arrestimi i Çilit, Noka: Ra në grep, po nuk është 'peshku' i madh! Nëse ka bërë pazar me gjakun e policisë ta paguajë

TIRANE-Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka i ftuar në emisionin 'Pa Protokoll' në Report Tv u shpreh se ka dyshime se arrestimi i botuesit Henri Çili ka prapavijë politike. Për ish-deputetin demokrat, Çili ra në grep, por nuk është 'peshku' i madh. Megjithatë, ai tha se nëse akuzat janë të vërteta duhet të paguajë pasojat.  

"Unë do të doja që të mos ketë këto akuza një analist si Henri Çili, uroj të mos ketë një prapavijë politike, sepse Henri ka luajtur kështu, 90% ishte me pushtetin dhe kur e shikonte se po rrëzohej kalonte në anë tjetër të opozitës  duke u përgatitur për pushtetin e radhës. Këtë bëri edhe në 2013. Uroj të mos ketë qenë kjo, pse i doli kundër qeverisë. Nga ana tjetër, nëse është e vërtetë akuza pastaj këtu është histori tjetër. Unë kam qenë ministër i Brendshëm dhe jam kategorik kundër cdo kujt që ngre dorën kundër policisë. Uroj dhe dëshiroj që të mos ketë prapavijë. Dëgjova se akuzohet për ndikim të paligjshëm, do të thotë se ka tentuar të korruptojë dikë, Dvoranin. Por si mund të arrestosh korruptuesin, por jo të korruptuarin. Kur arreston këtë, po gjyqtarin? U përfol gjithë paraditen kjo cështje dhe pasdite thuhet se u ra. Dvorani nuk e mohoi njohjen dhe kontaktin.

Kush mund të lehtësonte vendimin? Vetëm gjykata e Lartë, por kush është atje, zotëri (Ardian Dvorani). U trumbetua me të madhe se ky njeri do të lironte këta të dy. Kjo nuk është punë 'peshku', sepse ai është atje dhe nuk dua të përflas shumë, por nuk konsiderohet ndonjë 'peshk' Henri në këtë aspekt. Ky ka rënë grep aty, uroj të mos jetë shoë. Ai i famshmi operacioni i OFL-së, po katandiset kokoshi në një thelë. Tani sajuan Çilin dhe javën tjetër ndonjë Çil tjetër, të gjitha janë hipoteza. Në rast se janë të vërteta këto që thuhen, unë jam me ligjin dhe Henri Çili të paguajë pasojat e asaj që ka bërë, sepse të bësh pazar me gjakun e një oficeri policie mëshirë nuk ka. Edhe në rast aksioni do të jetë i vërtetë do të jetë e vështira ta besojmë se kemi parë vetëm show dhe mashtrime" tha Flamur Noka.

Ish-ministri i Brendshëm Neritan Ceka thotë se me arrestimin e Çilit humbëm një personalitet dhe intelektual, por mes keqardhjes dhe drejtësisë, zgjedh këtë të fundit. "Nuk është koha kur isha unë ministër i Brendshëm, por një ngjarje na lidh në këtë rast, Lazarati. Kur iha unë ministër për herë të parë policia hyri në Lazarat dhe familja Aliko ishte ndër aktorët e kësaj situate problematike. Kjo më habit si mund të bëhet një lidhje e trishtuar mes një personaliteti të kulturës, një ndër intelektualët e shquar të vendit. Janë vrima që nuk mbyllen më, ky vend nuk ka më intelektualë, po ikin njerëz, janë vende bosh. Unë e trajtoj nga njohja personale.

Henri Çili ishte intelektual. Unë e ndjej si lajm të trishtuar. Nëse ndërhyn atje ku policia ka lënë gjak, kjo është një gjë e rëndë. Kur e vendos pjesë e një liste të një grupi, kjo do të më habiste shumë. Kjo histori më duket si teatër absurd. Uroj të mos ketë prapavijë dhe mes keqardhjes dhe drejtësisë, zgjedh drejtësinë. Ka 6 vite që nëpunës të ministrisë dhe OSBE-së përgatisin vjedhjen e 6 mln eurove duke ndryshuar ligjin për monumentet e kulturës. Ky lajmi im që e kam dhënë nuk ka pasur fare jehonë. Nuk i dua të vijnë të na vjedhin Bylisin. Në Apoloni kanë harxhuar 800 mijë euro dhe e kanë shkatërruar. Tani e ngritën pazarin në 6 mln euro. Ju jap dosjet dhe hajde të përballemi të shikoni si e kanë përgatitur marrjen e këtyre parave".

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta i ftuar në panel u shpreh se Çili nuk ka marrë para cash, por toka dhe apartamente duke mashtruar familjen Aliko se do i lironte djemtë. Sipas Rustës, Çili do të bënte 'PR' mediatik për të treguar faktet e pretenduara nga familja Aliko dhe këto do të përdoreshin në gjykatë.

"Policia nuk ka përmendur korrupsionin pasiv dhe aktiv nuk e ka përmendur, ndikimi i paligjshëm tek zyrtarët, tek drejtoresha e hipotekës së Shkodrës që ka një telefonatë. Sot ka një kolltuk mediatik që bëhet 'pr' për të bardhë e të zi, Çili por edhe Dvorani edhe po të duan nuk i lirojnë, por Kolegji Penal (që do tre gjyqtarë) mund ta çojë për rishikim në shkallën e parë. Por gjykata e Lartë nuk i liron. Çili ka mashtruar familjen se do i lironte dhe pranga është vetëm për mashtrimin dhe jo se do i lironte. Ndikimi i paligjshëm është për veprime administrative për llogari të vetat. Çili paratë i ka kërkuar, por nuk ka marrë cash i ka marrë hyrje, apartamente, tokë në formë garancie dhe më pas do të vijonte procedurat, 'PR' mediatik për të treguar faktet e pretenduara nga familja Aliko dhe këto do të përdoreshin për të krijuar një version të censuruar sipas Çilit dhe të tjerë që do të paraqiteshin në gjykata.

Këtu është edhe kunati i tij, lidhje të tjera. Shpresa Gjocaj është një tjetër emër i njohur, por edhe ndërtuesi Sait Fishta. Grup kriminal dhe korrupsion nuk kemi pasi do të ishim te SPAK-u. Unë besoj se në hallin e vet të pa shpresë ata janë mashtruar. Ai ka përfituar nga kjo situatë. Te procesi Aliko nuk ka ndodhur asgjë, rekursi 'fle' në gjykatën e Lartë. Deri të hënën arrestimet do të vlerësohen në gjykatë dhe unë mendoj se për Çilin mund të jemi deri tek arresti i shtëpisë, pasi pasdite Çili ka shfaqur një situatë jo të mirë, por nuk i cenon jetën. Edhe bashkëjetuesja e Çili ka përvetësuar asete. Ligjërisht Çili nuk ka marrë dicka, por ka lënë prokurë që asetet ti kalojnë bashkëjetueses".

Gazetari Roland Qafoku tha se nëse akuzat janë të vërteta janë shumë të rënda. "Unë jam i shokur, pasi kam punuar me Henri Çilin shumë vite më parë te 'Koha Jonë'. Çili kur dëgjonte një lajm të kronikës së zezë dilte përjashta, jo më të përfshihej. Por nëse janë të vërteta akuzat është shumë e rëndë. Uroj që të mos jetë, por nëse është kështu, kjo është një gjë shumë e rëndë. Ne duhet të kishim në qeli ata politikanë që janë pjesë e krimit dhe korrupsionit në shifra që na kanë lënë pa goja. Nuk dua të vendos dorën në zjarr për Çilin, por sot jemi të interesuar që në qeli të jenë politikanët e korruptuar. Nëse luftën e fillojmë me jo politikanët ka dicka që nuk shkon" tha Roland Qafoku.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • al ta: 29/02/2020 12:01

    o cop injoranti mos u bej nene tereza tani qe shprehesh se je nga ana e policise se kur bete rremujrat kapsollat kunder kujt i hidhte grupi jot o te qr e po thua qe cilin e arrestuan dhe dvoranin jo.ku e di ti qe nuk e ka denoncuar ai vet cilin per nderhyrje?dhe dvorani nuk e ka mohuar takimin me te por denimi di gje ti qe sht ndryshuar? mos ha m.t duke lehur se je nje cop injoranti se ishe ti kur kishe imunitetin qe shkoje dhe i vije duart ne fyt policeve tani nuk del me as ne rruge ne kembe se ke frike nga ver llapa te

    Përgjigju
  • Gomari i babatasit: 29/02/2020 09:34

    Na mbyti katundaria,kane shitur gomeret e kane blere dipllomat,nder ta dhe ky henri cili.

    Përgjigju
  • Raul: 29/02/2020 06:23

    Po pse me Geringun e pd leshelise do te mbroni drogmenin Cili. Ky Muli Geringu eshte ish presidenti i Republikes se Lazaratit qe lejoi tregtine e droges dhe grupet kriminale ne ate zone.

    Përgjigju
  • Sami: 28/02/2020 23:13

    Prape policia me taktiken brutale: arresto te premten, mbaj tre nete brenda, dhe te henen para Gjykates per vleresim mase. Komplet procedure ekstraligjore. Arrestojni njerzit me vendim gjykate para dhe jo pas pilafit. Zot i madh ne ke dore ka rene policia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri