Ministrja e Jashtme Olta Xhacka, do të takohet me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Vassilis Kaskarelis, në lidhje me rastin e Fredi Belerit. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm grek Vassilis Kaskarelis, në një postim në rrjetet sociale, duke theksuar se takimi do të zhvillohet në Oslo, për të ngritur çështjen e lirimit të kryetarit të zgjedhur të Himarës.
“Në orët në vijim do të takohem me Ministren e Jashtme të Shqipërisë Olta Xhaçka në Oslo, për të ngritur çështjen e lirimit të kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri dhe partnerit të tij Pandeli Kokaveshit”, thotë Kaskarelis në postimin e tij.
Mediat greke thonë se ambasadorja greke në Shqipëri, Konstantina Kamitsi, së fundmi është takuar me Belerin dhe Kokaveshin dhe ka pasur komunikim të vazhdueshëm me familjet dhe avokatët e tyre.
Fredi Beleri, i cili fitoi bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 14 majit, ndodhet në burg që prej datës 12 maj pasi akuzohet se ishte duke blerë vota. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës Fredi Beleri u arrestua maj në lokalin e tij, teksa ofronte para për të vlerë 8 vota në shifrën e 40 mijë lekëve. Arrestimi erdhi pas denoncimit në prokurori nga një person, i cili kishte treguar se i ishin ofruar para në këmbim të votave.
Po ashtu, Beleri sipas organit të akuzës, u premtonte se do t’i përfshinte në skema për përfitimin e shtetësisë greke dhe të pensionit nga shteti grek. Ndërsa përmes bashkëpunëtorëve të tij dyshohet se paguante shuma nga 50 deri në 200 euro për një votë në favor të tij. Pavarësisht hetimeve të nisur ndaj tij, Fredi Beleri mori Bashkinë e Himarës me 19 vota më tepër, përballë kandidatit socialist Jorgo Goro.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68%
-
Jo
27.9%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 1298
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Përpjekje për ta kthyer në normalitet 'krizën' me Greqinë
22 Prill, 21:07
-
Sarandë/ Vuante nga probleme të shëndetit mendor, turistja gjermane rrëzon amerikanen nga shkallët në Lukovë
22 Prill, 15:19
-
Fredi Beleri kandidat për eurodeputet, Vangjel Tavo: Çështje që i takon Greqisë! Mitsotakis në vështirësi, do votat e ekstremistëve të djathtë
22 Prill, 12:15
-
Kandidatura e Belerit, si mund të zgjidhet eurodeputet i Greqisë nga burgu në Shqipëri! I duhen 200 mijë vota! Mediat greke: ‘Karrem’ për nacionalistët
18 Prill, 12:31
-
VIDEOLAJM/ Deputeti i PD-së shkon në Kuvend me çadër plazhi, ironizon Olta Xhaçkën: I ndau shqiptarët në të malit dhe të fushës
18 Prill, 10:28
-
Mandati Xhaçkës, Bardhi pas mbledhjes së grupit: Nesër ridepozitojmë kërkesën në Gjykatën Kushtetuese! Kam indinjatë ndaj 4 deputetëve të Bashës
17 Prill, 15:27
-
Associated Press: Një i dënuar në burgjet shqiptare kandidat për eurodeputet në Greqi
17 Prill, 10:15
-
Sekretari i Omonias: Ligji shqiptar s'e pengon Belerin të jetë eurodeputet dhe kryetar i bashkisë! Fitoi pikë me qëndrimet kundër qeverisë shqiptare
16 Prill, 21:08
-
Beleri simboli i ri i Greqisë për në PE, Strasburgu ‘fiton’ një hidraulik
16 Prill, 20:40
-
Kandidat për eurodeputet, studiuesi Bido: Nga dje, Fredi Beleri politikan i shtetit grek! Duhet t’i hiqet shtetësia shqiptare
16 Prill, 18:48
-
Fredi Beleri kandidat për eurodeputet me partinë e Mitsotakis, gazetari Guri: Vendimi politik, figura e tij do përdoret sikur u godit nga Shqipëria
16 Prill, 14:21
-
Nacionalizmi si epsh parazgjedhor
16 Prill, 11:57
Greket , keta ballkanas " te europianizuar " , pse ia kerkojne Xhaçkes lirimin!?
PërgjigjuOse të burgosjes së tij.
PërgjigjuKaskarelis 2 dite ka qe ka mare detyren dhe filloj punen me Bejlerin,dmth Greqia spaska probleme te tjera fare!! Po keta vete arrestuan persona qe vodhen vota ne 21 Maj grek ishin dhe vijn te ne e na kerkojn llogari per nje matrapaz!
PërgjigjuN.q.f.se del nga burgu ky mostra jemi me te dy kembet lidhur 500 vjet turku dhe greket ku i kemi derisa te jemi jemi komb koti me keta lloje politikanesh qe kemi fare zero me bisht
PërgjigjuNëse pushteti ekzekutiv është mbi ate legjislativ; Këtu merr fund sistemi demokratik!!!!
Përgjigju