Arrestimi i ish-zyrtarit lartë të FBI-së, Kryemadhi në ‘5 Pyetjet’: McGonigal është përdorur për të shantazhuar edhe Metën kur ishte president, por s’ia arriti

Arrestimi i Charles Mc Gonigal, ish-zyrtar i lartë i FBI-së, ka nxitur përplasje në politikën aktive në vendin tonë, ku opozita akuzon kryeministrin Edi Rama se ka influencuar nëpërmjet ish-punonjësit të Sigurimit të Shtetit për të hetuar lobimin rus në PD.

Por deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, shkon më tej, duke thënë se tha se agjenti i FBI-së është përdorur edhe për të shantazhuar Ilir Metën. Megjithatë thotë Kryemadhi, mazhoranca nuk arriti që ta bllokojë Metën, pasi dështuan.

‘Janë përdorur edhe instrumente të tjerë. Rasti në dijeninë time Charles Mc Gonigal është takuar edhe për të shantazhuar edhe presidentin Meta. Janë disa gjëra që e çojnë tek presidenti Meta. Ne kemi shumë ndërhyrje të tjera. Ka biznesmenë që janë shantazhuar me idenë e non gratës. Ka disa gjyqtarë që janë shantazhuar me vetttingun. Është përdorur McGonigal. Për të kaluar vettingun mjafton që Edi Rama të nisë një SMS dhe mbaron punë. Është shantazhuar ish-presidenti. Është përdorur për të krijuar hapësira apo mundësia për të shantazhuar apo bllokuar presidentin e asaj kohe. Filluan me Ilir Metën dhe dështuan me individin Ilir Meta.’- u shpreh Kryemadhi.

Sipas Kryemadhit 225 mijë dollarët e dhënë për Charles McGonigal nuk janë dhënë për Lulzim Bashën, pasi këtë të fundit Edi Rama e kishte në xhep që nga marrëveshja e majit 2017.

‘225 mijë dollarësh që është dhënë tek bodrumi, nuk janë dhënë për Lul Bashën se më 17 maj e kishte në xhep Lulzim Bashës. Çështja e Bashës vjen në rastin për t’u shantazhuar për ta larguar opozitën nga parlamenti. Edhe rasti i Tom Doshit është përdorur në formë gjobe, që t’i heqin non gratën. Në momentin që dështuan me Ilir Metën duhet të ishte vendosur në cep opozita. Duhej dobësuar opozita. Largimin e opozitës nga institucionet për atë kohë për mënyrën sesi u servir. Nga buxheti i shtetit janë paguar pas shkurtit 2019 vijon lobimi i qindra milionave euro në kuadrin e formave të lobimit. Në këtë rast edhe përdorimi opozitës i dha të gjitha instrumentet në dorë Edi Ramës. Për herë të parë në historinë e FBI-së ke një drejtor që përballet me një akuza të tilla. Basha ka qenë peng, nuk është viktimë. Po të donin më shantazhonin dhe mua. Basha është shantazhuar për çështjen Muzin pasi artë e Bashës nuk janë të dala nga llogaria e PD-së.’- u shpreh Kryemadhi.

Për deputetin Dashamir Shehin, arrestimi i ish-zyrtarit të lartë të SHBA-së uron që të jetë hapi i parë që të reformojë ambientin politik shqiptar.

‘Uroj që ky të jetë hapi i parë i një procesi që të reformojë ambientin politik shqiptar. Kështu nuk vazhdohet më. Ai thotë 225 mijë dollarë, pro 400 mijë kishte një pastrues në Tiranë, uroj që të involvojë të gjithë ata politikanë që janë të përfshirë. Basha ka detyrimin të vij në Kuvend dhe të sqarojë disa nga misteret e këtij diskutimi.’- u shpreh Shehi.

Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal  po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës, dhe mosdeklarim të tij, për të cilin ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:35
Shehi: Opozita i dha ‘Karta Bianca-n’ Ramës në raport me SHBA-të në momentin kur disa deputetë refuzuan reformën në drejtësi

 

Deputeti, Dashamir Shehi tha në emisionin ‘5 pyetjet’ në Report TV se opozita me veprimet dhe qëndrimet e mbajtura në njëfarë mënyre ka krijuar konflikt me SHBA-të. Duke nisur nga refuzimi i platformës për reformën në drejtësi e deri tek bojkotimi i regjistrimit të zgjedhjeve, Shehi tha se në këtë mënyrë opozita i kishte dorëzuar Ramës çdo pushtet.

“Karta ‘Biancan’ me SHBA -të ia dhamë ne Ramës duke krijuar një lloj konflikti me SHBA—të në mënyrë të panevojshme. Është turp i madh, ata erdhën me platformë për reformën në drejtësi. Një pjesë e opozitës e refuzoi. Saqë ua dorëzuam atyre dhe e bëri Rama siç deshi vetë e mbushi me njerëz të tij. Ky është një territor i humbur. Duhet të futemi në territor të ri, të reformojmë vetveten. Amerikanët filluan të dyshonin se kjo palë donte të mbulonte diçka. Kjo krijoi plasaritjen e parë, pastaj vazhdoi me mosfutjen në zgjedhje, me negociata të panevojshme”- tha Shehi.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • minushe: 31/01/2023 14:21

    po nga e di Monika...se jane dhene para edhe per IM apo e merr me mend pasi doli akt padia ne Amerike...alla alla sa e zgjut eshte :(

    Përgjigju
  • Tata: 31/01/2023 10:04

    HHahaha,po djali halles nuk e mbronte dot? Pffff injorante

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO i caktoi masë sigurie arrest në burg, reagon ish drejtori i IMT Qato: Kam zbatuar ligjin, SPAK ka rënë pre e presionit politik

GJKKO i caktoi masë sigurie arrest në burg, reagon ish drejtori i IMT Qato: Kam zbatuar ligjin, SPAK ka rënë pre e presionit politik